Nga Botimet më të fundit të shtëpisë botuese “ADA”
Titulli: Të fala nga Zadrima
Autore: Gjyste Dajani
Redaktor: Ded N. Luca (Deniluja)

Botimi i parë, 2020

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Mihal Grameno Pall. 32
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Janar 2020

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dajani, Gjyste
Të fala nga Zadrima : poezi / Gjyste Dajani ;
red. Denilu. – Tiranë : Ada, 2020
64 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-88-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Parathënie e librit me poezi

TE FALA NGA ZADRIMA

Poetja zadrimore Gjyste Dajani vjen me librin e dhjete të saj, dhe nga lexuesi do marrë “notën dhjetë “.
Lexuesi do të përpiqet t’a zbulojë çdo poezi si një ngrehinë më vete. Me një arkitekturë të veçantë, e cila të jep një tablo më të plotë dhe më të përgjithshme.
Gjyste Dajani vjen për të treguar të vërtetat e saj nëpërmjet pulsimeve poetike, që bashkojnë dy skaje të jetës: një skaj i kësaj jete është Shqipëria dhe një skaj tjetër është Zadrima.
Në këtë vizion lëvizës, çdo lexues mund të ndjekë me ëndje këtë copëzim poetik ku është ngjizur dhe që po përpiqet të bashkohet në një të tërë…
Kështu, libri i Gjyste Dajanit bëhet libër i identitetit të trazuar, por të vendosur dhe të projektuar brenda një zemre njerëzore që përpiqet dhe pulson deri në vlim.
Ai mund të quhet gjithashtu një libër identiteti, që kapërcen kufijtë, pasi merr përsipër të shpalosë botën shpirterore të zadrimorit.
Mund të themi se në këtë libër vlon dita, çasti, nata, mëngjesi. Vlon koha e jo një njeriu të vetëm, vlon koha e zadrimorëve shpirtmirë.
Mund t’a quash këtë libër vizion për jetën ,rrebesh shpirtëror i grumbulluar, që më në fund ka ku të derdhet. Terreni poetik dhe gjuhësor është i pafundmë. Në shqip, këto të gjitha, i përmbledhim në një fjalë të vetme “shqetësim”.
Dalëngadalë, dhe si pa e kuptuar, poetja krijon stilin e saj poetik, lëvizjen e vetes, jo thjesht gjeografikisht, por edhe shpirtërisht nëpër histori.
Gjyste Dajani zgjedh kështu bisedën e hapur dhe të drejtpërdrejtë, deri në skutat më të thella njerëzore. Poezia i është larguar metaforës së mbyllur.
Kjo lloj gjuhe shprehëse na bën të mendojmë se jemi përpara sinqeritetit të një njeriu që tregon për vete.
Mund të jetë një ndikim i shoqërisë ku jeton, ku i dihet! Në shqip ne i themi kësaj forme “açik”, pasi ka brenda edhe një kurajë, që një poeteje, aq me tepër një gruaje zadrimore.
Rrëfimi poetik është aq i hapur, dhe përfytyrimi po aq i orientuar.
Poezia vjen nga një jetë e prekshme dhe plot detaje marrëdhëniesh reale. Lexuesi është miku i poetes, ai që mban dhe pret dëshpërimin, emocionin, “kupton justifikimin apo zhgënjimin”. Gjyste Dajani ka gjetur gjuhën e një besimi reciprok me lexuesin.
Kontrast, kundërthënie, boshllëk, mungesë, e prej të gjitha këtyre lindin takime apo pajtime të mëdha që më mirë se kudo kryhen te poezia. Dhe nga ana tjetër, poezia kthehet në një shesh përplasjesh. Në këtë mënyrë, poezia fiton nervin vetjak.
Por edhe pasi e përfundon leximin e tij, pasi merr frymë thellë, mund të thuash se më e rëndësishme është që ky libër i shkatërron kufijtë, pasi është shkruar me vrull të brendshëm.
Vlon dhe valon, janë dy fjalë me disa ngjashmëri, të cilat na çojnë deri të valimi i flamurit.
Poezite e saja karakterizohen nga fjalori i bukur i perdorur,figurat letrare,shprehje të bukura letrare,me një muzikalitet e rimë ,ide e mesazhe që shërbejnë për cilindo lexues.
Shprehje dhe figura të tilla hijeshojnë ,zbukurojnë poezitë ,si psh momenti kur Zadrimen , dashurine e pakufishme të saj ,e krahason me parajsën dhe me Kanadanë.
Zadrimen e lartëson me figurat e ndritura të kombit, si At Gjergj Fishta, Daniel Dajani, Gjon Buzuku, Gjon Dajani, Pjeter Gjoni, Ndue Gasperi etj.
Në librin me titull : “Të fala nga Zadrima” njihemi me shpirtin e bukur e fisnik të poetes: po citoj disa vargje!
“Lumturinë e shoh tek vetvetja!
Tek ADN e gjakut tim të kuq si prush,
Nëse si grua nuk jam e lumtur,
Faijn e kam vetë , nuk ma ka kërkush!”

DALINA KREKA, Korçë