Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA

 

Titulli: Të lumturojmë fëmijët

Autore: GJYSTE DAJANI

Botimi i parë: 2021

Tirazhi: 100 kopje

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, shkurt 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dajani, Gjyste

Të lumturojmë fëmijët : poezi / Gjyste Dajani.

– Tiranë : Ada, 2021

60 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-55-3

1.Letërsia shqipe      2.Poezia

821.18 -1​

 

Në librin e saj të pesëmbëdhjetë poetja shtatëdhjetë vjeçare Gjyste Dajani, bëhet “15 vjeçe” …. Sytë e qeshur të poetes të duket sikur thojnë ; — Fëmijët janë të vetmit që e përjetojnë botën në mënyrë reale, dhe mjerisht kur rriten disa prej tyre e përjetojnë në mënyrë artificiale….Në librin e saj ka më shumë poezi për të rritur, por poezitë kushtuar fëmijëve janë më të bukurat, ashtu si vetë jeta e tyre. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, mbetet pregaditja e fëmijëve për këtë zhvillim të domosdoshëm.Lumturia e një prindi thotë autorja, është domosdoshmëria të dëgjojë vazhdimisht të qeshurën e fëmijës. Ata që mërziten nga gjallëria dhe e qeshura e fëmijës duke e cilësuar “zhurmë ” janë njerëz të stresuar dhe ndikojnë keq në edukimin e fëmijëve. Këto ditë Gjyste Dajani më telefonojë dhe më pyeti se ku ndodhesha. Unë duke qeshur i thash se jam duke shëruar shpirtin……Ajo duke e njohur domethënien e çdo shprehje nga unë , nguli këmbë t’a sqaroja. Ja ktheva se po sheroja shpirtin me mjaltin e mjaltit, jam këtu tek shtëpia e vajzës dhe me nipat dhe mbesën e vogël po shëroj shpirtin tim-

Më frymzove të shkruaj një poezi u përgjigj Gjyste Dajani, dhe nuk vonoj shumë , pas dy ditësh, më dergoj poezinë e bukur që mund t’a gjeni në këtë libër.

Kjo poezi lexohet me vëmendje si nga fëmijët ashtu dhe nga të rriturit.

Zakonisht në parathënie nuk citoj poezi ,por këte poezi po e jap të plotë sepse lexuesi, ashtu si dhe unë besoj se nuk merzitet, sepse poezitë e bukura sa më shumë lexohen aq me shumë pëlqehen .

Poezia titullohet “RRACË MUSHKONJASH”

 

Moj mushkonjë që vjen nga lumi,

Dhe përherë na zgjon nga gjumi,

Do të vras, do të marr hak,

Pse gjithmonë tek ne thith gjak!

 

Ku e ke masken moj mushkonjë?

Sot me maskë të gjithë udhëtojmë,

Ik se, s’ta kam terezinë,

Do të vras ty me vaksinë!

 

Jetojmë n’botë t’apsurditetit,

Si jetima shihemi prej shtetit,

Shteti fort “na don të miren”

Vetë merr djathin, për ne hirren!

 

Ik mushkonjë se, i them qeverisë,

Të mbyll deren e shtëpisë,

Se këto janë rregullat e shtetit,

Që gjithmonë ja ka lanë vetit!

 

Qesh mushkonja hi hi hi,

Gjystja don kot me m’largu,

Hy kollaj n’kryeministri,

Se deputet….janë rracë me mu’!

 

Poezitë e autores nuk kanë nevojë për koment, pasi vargu i saj

është i fortë dhe i kuptueshëm.

Dihet se kur prindërit bëjnë shumë për fëmijët, dhe janë fëmijët ata, që nuk bëjnë asgjë për veten e tyre. Gjystja në nje vidio që ja

dërgova pa me vërejtje që mbesa ime një vjeçe, luante me makina të vogla dhe më tha :– Gabim more gjyshi Ded, mësoje mbesën të luajë me kukulla, se vogëlushja pa kukulla është si gruaja pa fëmijë . Qesha dhe të nesërmen i bleva mbesës dy kukulla .Fëmija i parë i çdo gruaje, e vazhdoj mendimin Gjystja, është vazhdimi i kukullës së saj.

Edhe pse poetja dhe gjyshja Gjyste Dajani përpiqet të bëhet si

fëmijë , kjo gjë dihet, nuk mund të bëhemi si fëmijët, ne duhet të kujdesemi që fëmijët të bëhen me vlera si ne. Flas për ata që kanë vlera, dhe atyre që nuk kanë vlera, është krim tu lësh edukimin e

fëmijëve .

Të ngel në mendje çdo poezi e Gjystes për gjetjen e bukur artistike dhe shpirtin që i jep poezisë.

 

BUKURIA

Që të matemi me ty moj bukuri,

Ne, na krijohet një pamundësi,

Sepse nga çdo pozicion, ti je e bukur,

E rëndë si plumbi, e lehtë si flutur.

 

E bukura shpesh shihet me xhelozi,

Kjo mundohet të maskohet, me siguri,

Dihet se “syri i keq” fort e ka lakmi,

Kur shfaqet bukuria e “verbon” çdo sy!

 

Bukuria si një shenjëtore e çuditëshme,

Përballet me xhelozinë e përditshme,

Janë bukuria fizike dhe ajo shpirtërore,

Që, të shëmtuares xhelozi i bëjnë rrjeshtore!

 

Këshilla e Gjystes për mua dhe çdo prind e gjysh e gjyshe është kjo:

Mos i burgosni fëmijët me dijet tuaja, pasi ata kanë lindur në kohë të tjera.

Në parathënien time të librit numër 15, autorja si një adoleshente 15 vjeçare e gëzuar i këndon lidhjes së saj me bashkëshortin Luigj.

 

ZBULIMI I VEHTES

 

Nëse do të dish të më qëndrosh pranë,

Edhe pse mund të jemi të ndryshëm,

Do të jem si lum i qetë dhe i rrëmbyeshem.

 

Nëse dielli do të na ndriçojë të dyve,

Pa vendosur hijet tona mbi njëra-tjetrën,

Unë more Luigj ty do ta lulzoj jeten !

 

Kjo varet prej nesh mor burrë,

Nëse do të mundemi të quhemi “ne”

Do të jemi si qielli me re dhe pa re!

 

Në mes të botës dhe bashkë me botën,

Qëndrojmë të dashuruar dhe nuk ndahemi kurrë,

Të gëzojmë dhe të jetojmë pa asnjë torturë!

 

Nëse çdo ditë do të zbulojmë vehten,

Dhe jo kujtimin e asaj që ishim,

Bashkë do jemi të pandarë si thoj me mishin!

 

Nëse do t’i jepemi njëri-tjetrit pa menduar,

Nëse trupi yt do të kombinoj komplet me timin,”

Të përjetshëm do ta kemi gëzimin!

 

Kjo ishte parathënia ime e librit të saj të radhës pasi poetja vullkan Gjyste Dajani nuk ndalet në rrugën e saj poetike.Jam i bindur se lexuesit e saj të shumtë do e lexojnë dhe do më japin të drejtë.

 

Ded Luca (Deniluja)