Java fillon me një botim të ri te botimet ADA

 

Titulli:   Udhëtim në dallgët e jetës

Poezi

Autori: Petrit Mera

 

 

Botimi i parë, 2024

 

Përgatiti për botim: Roland LUSHI

 

Formati : 14×20.5 cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, janar 2024

Shtypur në shtypshkronjën

e Shtëpisë Botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mera, Petrit

Udhëtim në dallgët e jetës:

poezi / Petrit Mera.

– Tiranë :Ada, 2024.

104 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-398-84-0

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

 

PARATHËNIE

 

 

Jetën të gjithëve na i ka dhënë Zoti, çdo gjë të bukur na e ka falur natyra. Ne njerëzit e Zotit nuk jemi të gjithë njëlloj ashtu si Zoti na solli në jetë dhe sigurisht kjo është e pranueshme sepse Zoti na dha jetë por mendjen çdo njeri duhet ta administrojë vetë me të cilën të dashurojë, të respektojë, të jetojë harmonisht me të gjithë njerëzit që e rrethojnë.

Fatmirësisht dhe fatkeqësisht njerëzit nuk janë të gjithë me të njëjtën mendje sepse edhe jeta as kuptim e as ambicje për të ecur përpara dhe për të pasur zhvillim.

Pra ka njerëz që dhurojnë dashuri por ka dhe nga ata që dhurojnë ambicje, pra i paska jeta të gjitha, edhe të mirë edhe të këqinj, edhe të mira edhe të këqija.

I lumtur është ai që është i mirë e dhuron dashuri.

Unë të gjitha këto po i shpreh në vargjet që ju do të lexoni në këtë libër poetik.

Lexim të këndshëm, vlerësim të jetës dhe të njerëzve, dhe sa më shumë dashuri mes tyre, sepse mbi njeriun do të kalojnë të gjitha, dhe të mirat dhe të këqijat, prandja duhet forcë e kurajo për çdo gjë.