…Çdo aforizëm që e lexojmë para nesh na del një tablo reale e ndodhive, të cilat sheshohen nëpër këto mendime filozofike, të cilat edhe e kanë vlerën e tyre…

 

Titulli : Universi i fjalës

Autore: Fatbardha Bianca Dushaj

Redaktor: Niku Ramollari

Korektore: Denada

Kopertina: Niku Ramollari

 

Sponsor: Zamir Vejuka

 

Botimi i parë: 2024

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-398-93-2

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shkurt 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dushaj, Fatbardha Bianca

Universi i fjalës : aforizma /

Fatbardha Bianca Dushaj ;

red.Niku Ramollari.

– Tiranë : Ada, 2024.

96 f. ; 20 cm.

ISBN 9789928398932

1.Letërsia shqipe 2.Aforizma

821.18 -84

 

 

PARATHËNIE

 

Këtë herë, Fatbardha Dushaj vjen me vëllimin e saj të dytë me aforizma “Universi i fjalës” që ka 1000 të tilla, të cilat janë si qershia mbi tortë e jetës së saj. Aforizmat janë nektari, ajri, uji, toka, miqtë e gjithçka me të cilët Fatbardha jeton. Këto aforizma shprehin mendime që autorja i has në jetën e saj të përditëshme por, janë edhe të ngjashme me fjalë të urta popullore e shprehje filozofike.

Aforizmat e Fatbardhës janë shumë të thjeshta dhe do jenë tërheqëse për lexuesin, ato mund t’i mësosh dhe përmendësh pasi në momente të caktuara të jetës mund të të bëhen dhe një ndihmë e vyer.

Autorja e këtyre aforizmave ka jetuar përkrah tyre. Këto aforizma të këtij libri vijnë njëherësh si “nënprodukt” i fjalëve të urta që janë të krijuara gjatë shekujve nga populli, si shqetësime të jetës së përditëshme social-politike ku ne bëjmë pjesë, si produkt i gëzimeve e hidhërimeve të autores përgjatë viteve.

Në këto aforizma ka sarkazëm, alegori, por ka edhe krahasime e personifikime. Këtu qëndron vlera e tyre estetike e artistike. Ato si të tilla nuk mënjanohen, por përherë e rrisin vlerën e tyre në momente të caktuara.

Universi i fjalës i autores Fatbardha Dushaj ka vlera të pakontestueshme edukative.

Do jenë me fat ata të cilëve do u bjerë në dorë ky libëra me Aforizma, s’ka se si të mos i lënë përshtypje ato mendime të arta, të dalë nga shpirti i kësaj krijueseje, me përvojë edhe në fushën e poezisë. Në mënyrë përgjithësuese tematika e aforizmave është e ndryshme, por mbizotërojnë më shumë hallet dhe problemet e përditëshme, motivi patriotik, edukativ dhe ai social.

Autori, gjatë përpilimit të aforizmave, ka marrë për bazë qëndrueshmërinë e tyre, sepse të krijosh kaq shumë aforizma nuk është edhe aq lehtë, duke e ditur mirë se ato duhet të kenë kuptueshmërinë, mesazhin dhe jetësimin e tyre gjatë jetës së përditshme, sepse ato si të tilla kanë lindur nga rrethana të krijuara, të cilat nuk janë edhe të pakta.

Çdo aforizëm që e lexojmë para nesh na del një tablo reale e ndodhive, të cilat sheshohen nëpër këto mendime filozofike, të cilat edhe e kanë vlerën e tyre. Ato nuk mund asnjëherë ta kenë vlerën e njëjtë. Gjuha e përdorur gjatë ndërtimit të fjalëve togfjalëshave, ka edhe disonancat, gjë që më tepër përdoret një fjalor i shprehjeve folklorike.

Vlerat ideotematike të librit konsistojnë me horizontin dhe informacionet e autorit për këtë  fushë të artit krijues, por gjithsesi autori duhet të gjurmojë në këtë Univers fjalësh dhe të jetë vizionare e së nesërmes.