Këtë fundjavë një tjetër botim te shtëpia botuese “ADA”

 

Autori:(Hamdi) Erjon Muça

Titulli: VARRET

Redaktor: Fatmir Minguli

Lektor: Vladimir Muça

 

Botimi i parë, 2020

ISBN: 978-9928-326-19-5

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 13.5×20.5cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2020

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Muça, Erjon Varret : roman

(Hamdi) Erjon Muça ; red. Fatmir Minguli.

– Tiranë : Ada, 2020

432 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-19-5

1.Letërsia shqipe         2.Romane

821.18 -31​

 

***

Këtë roman ia bëra dhuratë tim eti në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë. Përveç dhuratës materiale të blerë, i dhurova edhe këtë roman shkruar enkas për të; u mora më tepër se një vit me këtë vepër dhe ai ishte i parë që e lexoi. Tashmë im atë nuk jeton më dhe unë ndjej pendesë që u vonova kaq shumë për ta botuar.

Jam munduar që tim atë ta personifikoj në të tre personazhet kryesor, dikuj një virtyt e një tjetri në defeketet që krijesa njerëzore ka edhe pa dashur.

 

 

 

***

O Zot! Sa e vështirë që qenka. Përpara se të ulesha për të shkruar kisha gjithçka të qartë. Mirëpo tani?! Ç’do gjë më është ndërlikuar dhe se ç’kam një frikë! Një ndjesi, sikur këtij tregimi edhe pa dashur, mund t’i jap ngjyrime apo bindje dhe këndvështrime të paqena. Ndoshta kjo frikë i kap të gjithë tregimtarët, përpara se të vihen dhe të shkruajnë diçka reale, apo të përafërt me realitetin, është ajo ndjenjë frike njerëzore, dhe jo vetëm e tregimtarëve. Nisin dhe të lodrojnë disa mendime idiote në kokë, ke frikë se mos nuk të kuptojnë, ndoshta nuk të besojnë. Mos ndoshta edhe Homeri e ka pasur këtë lloj frike tek këndonte Iliadën!

Këtë histori, e kam lexuar, rilexuar me dhjetra herë dhe çdo herë, kam zbuluar virtyte të thjeshtësisë, të jetuarit pa pasur frikë nga asgjë. Jetë pa kompromise, ndryshim të ndjenjave, të bindjeve në vartësi të situatave apo interesave të ulëta. Për shkak të këtyre koncepteve, i quajta virtute, pasi shumica e njerëzve, kthejnë gunën nga u vjen era, nga që kanë frikë nga përballjet. Është historia, jeta e paraardhësve të mi, nga stërgjyshi dhe deri tek im atë, që për fat të keq nuk kam arritur ta njoh kurrë. Njerëz të vegjël, sa grimcat e rërës në një breg deti, por me ndjenja të mëdha dhe bënë gjithçka për ndjenjën e tyre, edhe kur u thoshnin, se ajo ishte e gabuara, për atë kohë. Nuk u tërhoqën kurrë edhe përse përballë tyre nuk shihnin gjë tjetër, veç vdekjes pa lavdi. Për shkak të këtyre vetive kam ndjesinë e frikës, pasi ata, kurrë, nuk do të kishin dëshiruar një dëshmorizim, apo shënjtërim të jetëve të tyre. Do të shkruaj vetëm atë që im atë më ka lënë të shkruar dhe do të mundohem që të jetë po aq e thjeshtë dhe madhështore, sa ç’më është dukur edhe mua.