Një tjetër libër nën logon e shtëpisë botuese ADA

 

Titulli: Vallëzoj me dallgët- Poezi

Autore: Arnela Subashi

Redaktor: Çelik Petriti

Kopertina: Autorja

 

 

 

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati: 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

 

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, korrik 2023

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Subashi, Arnela

Vallëzoj me dallgët : poezi /

Arnela Subashi ; red. Çelik Petriti.

– Tiranë : Ada, 2023

104 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-398-34-5

1.Letërsia shqipe   2.Poezia   821.18 -1

 

 

Në vend të parathënies

 

Ju thur një buqetë         

 

Ju thur një buqetë me vargun tim

E jua dhuroj për ditët grí.

Por edhe për ditë të bardha

Mund t’ju zbusë kjo kryeneçësí.

 

Me vargun tim në kopështin tuaj

Unë mbi të vallëzoj me flutura.

Me rima mbjell  buzëqeshje

Ta ruani për zemra të ngurta.

 

Jua kam stolisur edhe vajzat;

Edhe djemtë jua kam veshur me të bardha.

Me pafajësinë e një fëmije

Kam hedhur çdo ndjesi mbi varg.

 

Në këmbim më jepni qoftë disa lëvdata.

Jo për poezinë, as për të bukurin shkrim.

Por, në e meritofsha, në e meritofsha,

Për gjerësinë e shpirtit tim

 

Pasthënie

 

Sapo i dhashë axhustimin (dorën e fundit të redaktimit) kësaj përmbledhjeje mbresëlënëse poetike, shpejtova ta shoqëroj me këto pak rreshta (merri si t’i marrësh: si mendime, apo si impresione).

Dhe e dini pse?!

Sepse në njërën prej poezive të kësaj përmbledhjeje të këndshme, përshkuar nga metaforat prej fillimi në fund, sikurse edhe vetë titulli metaforik “Vallëzoj me dallgët”, autorja shprehet:

– Mos u çudisni!

Dhe atë unë e përkthej:

– Mos u çudisni që kam shkruar poezi kaq të bukura!

E kuptoj pse ajo shprehet kështu.

E bën këtë, sepse  poezia, duke u “feisbukuar” është bastarduar. Madje, me nder lexuesit lexues të mirëfilltë, është “prostituar”.

Unë po i them kështu këto mendime (ndoshta pak brutalisht) por s’mund të gjej dot ndonjë farë butësie për t’i shprehur ndryshe.

Natyrisht që ka edhe mënyrë të butë të shprehuri për këtë dukuri negative si ajo e poezisë “Kohë e vjetër” të kësaj autoreje, të cilën ia mundëson qënia femër dhe poete, gjë që s’mund ta bëja unë, sepse ndryshe do të bëja plagjiaturë.

Dhe tani, le t’i rikthehemi vargut “Mos u çudisni” për të justifikuar opinionin tim:

Poezia nuk është, as rimim me sforco, as prozaizim deri në shkapërdredhje, as fjalim, as këshillë, apo diçka tjetër e tillë.

Ajo është ndjenjë, shpirt, emocion së brendshmi, përcjellë me ritëm, muzikalitet, me metafora, përqasje e analogjira së jashtmi; për t’u argëtuar e relaksuar në radhë të parë lexuesi, pastaj indirekt për të përfituar mendime, kulturë, moral…

Dhe nga ky këndshikim poezia e kësaj autoreje shpërfaqet sa metaforike, aq edhe meditative.

Dhëntë Zoti që me të tilla impresione ta përcjellë gjithkush që do ta lexojë atë, sepse jam plotësisht i bindur!

 Çelik Petriti