Vranishti në shtëpitë tona [album] : histori në
220 fotografi / mblodhi materialet, përzgj. e përg.
Duro Mustafai. – Tiranë : Ada, 2017
200 f. : me foto ; 24 cm.
ISBN 978-9928-244-37-6
I.Mustafai, Duro
1.Studime sociale 2.Albume 3.Vranisht
908(496.556-22) (084.12)

***

KY ALBUM FOTOGRAFIK BOTOHET PËR HERË TË PARË ME QËLLIM PASQYRIMIN E, NJËRIT PREJ FSHATRAVE MË TË NJOHUR TË KRAHINËS FAMËMADHE TË LABËRISË.
INXHINJER BESNIK R. HASANAJ, ËSHTË SPONSORIZUESI I ALBUMIT FOTOGRAFIK “VRANISHTI NË SHTËPITË TONA”( HISTORI NË 220 FOTOGRAFI).
Albumi është një dhuratë e çmuar për vranishtiotët dhe bibliotekat e tyre familjare si dhe për miqtë e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Vranishti” i Vlorës.
Materialet i grumbulloi, përzgjodhi e përgatiti për botim Duro Mustafai.
Ndihmuan: Studjuesi e publicisti Arben Saliu,shkrimtari e publicisti, Albert Habazaj, shkrimtarja e publicistja Silvana Berki (Begotaraj), si dhe Ramadan Ramadani e Sinan Feruni.
U shfytëzuan materiale edhe nga: mësuesi veteran, studjuesi Ferjat Shkurti dhe nga Agron Metaj, studjues…

KUR PËRMËNDET PËR HERË TË PARË EMRI VRANISHT ?

Fshati ynë njihet për lashtësinë e tij në histori. Prejardhja e tij shekullore na bën të krenohemi edhe për emrin e tij Vranisht, me burim të pastër pellazgo-ilire- puro shqiptare. Emri i fshatit tonë në trajtën Vranisht, (uranista) del që nga koha e Karlo D`Anzhuinit.Ky emër për herë të parë përmëndet në vitin 1274. Kjo do të thotë se ai emër është dëgjuar te ne, 218 vite përpara se të zbulohej Amerika e bota të dëgjonte për emrin e saj.

O Vranisht mbi këto male / O i madhi monument
Malet si mure kalaje / Kala me miliona vjet
Për ato nënat spartane / Që lindën e rritën rrufetë
Rritën trimat hàne hàne / Ata gjuhëbilbilenjtë
Rapsodi Feti Brahimi