Autori: MIRELA SAROLLI ROPI
Titulli: Copëza të pagjumta…

Redaktor: Ilmi Dervishi
Korektore: ELONA MEHMETAJ
Recensa: ELI KANINA
Kopertina: OLIMBI SHORE

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-244-12-3
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati: 13x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ropi, Mirela Copëza të pagjumta :
100 poezi / Mirela Ropi ;
red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2015.
116 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-12-3
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Copëza të pagjumta me gjurmë jete…

Nga ILMI DERVISHI

Pas botimit të librit me poezi TROKAS, vjen vëllimi poetik ERDHI… me një rritje cilësore në nivelin artistik, poetja korçare Mirela Ropi Sarolli, vjen për lexuesit e saj me librin e radhës “COPËZA TË PAGJUMTA” me poezi të shkruara në ditë netët e frymëzimit krijues,me një un poetik unik, me një varg të sinqert dhe shpërthyes. Poetesha shkruan me ndjenjë, e guximshëme me përballjen e fenomeneve në jetën e përditshme.
Në libër ka jet, ka dhimbje ka revolt në trajtën e rebelimit artistik, ka pejsazh.Të jesh…”nën dritat e ndezura të kontrollit”… siç thotë poetja, në një sallë për një operacioni të vështirë, ku herë herë “ndigjohet zëri i vdekjes, hequr… unazën e vetëdijes për jetën“ dhe të shkruajsh
Guxim përballës me zërin e vdekjes,
Ëndërr e tretur deri në harrim,
Copëza të pa gjumta në jestëkun e jetës,
Lotët lagin strehen e smundjes në dyluftim…

do të thotë se këtu ka dhimbje por dhe shpirt të madhë.
Në poezinë e Mirelës ka shpirt të bukur, delikates femërore, sic ka dallgë si deti nga erërat e forta të dimrit,por ka dhe guxim për t u përballur,për ta mundur smundjen.
Poezia është parajsa blu ardhë nëpërmjet vargjesh të shkruara si një pejsazh i pikturuar nga Vangjush Mio
Ra mbërëmja rreth e qark,
Mallin s munda dot ta fsheh,
Zemra e trisht në ëndërr qanë,
Mbi dritare hënën xhvesh.
Poezia e Mirela Ropit ka mesazh të qart të dashurisë për jetën,përpjekjet për të jetuar bukur e me dinjitet,Këtë mesazh e gjejmë në poezitë..Drita hynore, Stuhi shpirti, Krypa e lotit, Shijova prillin, e tjera. Poezin nuk e kërkon,ajo vjen në laboratorin e saj krijues sic shkon shpirti tee bukura,tekënga,piktura,poezia për të mbushur honet boshe.Poezia është hapsirë e ngjeshme me ngjarje,shpresa,dhimbje e mallë, dëshira e lot,realitet e ëndërra,hapsirë në kohë të jetuar e ehedhur në vargje.
Në koridoret e zemrës lënduar,
Ulur një kitar luan në vaj…
Poezia Koridoret e zemrës e con lexuesin në vendlindjen e saj,në Korcën e serenatave të traditës dhe Kulturës Kombëtare, e si mik I familjes,si redaktor I librave të saj do shtoja një detaj.Mirela është autore e tre librave, shkruan e do botoj sërisht se ka genin si mbesë e Kolevices,një familje e njour në Korcë e jashtë saj për letërsi,piktur, muzik,përkthime,artitektur si shumë dimesionali Petraq Kolevica e tjerë, e këtë gen e trashgon e bija, Elona autore e librit me poezi Pranver për ty dhe romanit Kurthet e jetës.
Në tematikën e poezive është tema e ditës por edhe më gjërë . Poetja mediton me vetminë krijuese, dhe mbetet fjala,mbetet vargu në poezi.Fjala lëviz,flet me heshtjen,të shpie diku,të afron duke kryer misionin e saj si poezi.Bot njerzore,zjarr që ndezen në hapsirë e ngrohtë ku sejcili ka dëshirë të ndalonte,akullnaja që trazojnë qetësinë,hendeku,hapsirë ku nuk duhet ndaluar,por e ndjejmë.
Në librin poetik “COPËZA TË PAGJUMTA” të poetës Mirela Ropi ka disa poezi dashurie,të një dashuri sublime për jetën, njerzit, për prindërit, fëmijët, nipa e mbesa një lidhje e bukur shpirtërore frymëzuese, e përjetshme mes brezave që jep e merr dashuri.
E postova mungesën.
Drejtë rrugës të gjatë,
Me urimin e zemrës,
Që udhëton në këtë çast…
shkruan në poezinë “Urimi”, kushtuar vajzës që jeton në tokën Helene.
Në shumë poezi shikojmë një dialog me vetveten ku vet fjala me vargun zhvillon një temë të caktuar duke filozifuar me mendimin estetik te lexuesi. Brenda kësaj prurje origjinale simbolika dhe e bukura,frymëzimi në vizionin kohor hapsirë percepton një moment ndërgjegjësimi ku pa dyshim ndjenja bëhet unike e llogjikëshme me arsyen.
Poezia “Udhëtimi i hënës”, duke …rendur krahëve të kohës… ka po atë ndricim apo zbehje sipas stinës në ..onde flokësh …e ai çast poetik …la drithërim dhe rrahje zemre.. Po kështu të arrira e të bukura janë dhe poezitë, “Tastjerë vajtuese”, “Fisnikri zemre”, “Dimri pranverën shkund”, “Receta e fjalës”, e tjera që janë jo vetëm si gjetje të bukura por dhe të shkruara me art poetik.
…Poetja Mirela Ropi,e di mirë se asgjë nuk është përgjithmonë, shkruan poetja Eli Kanina, ndaj është elastike në mendimet e saj për të jetuar ditët me optimizëm. Ajo shfaqet praktike dhe dhe entuziaste në pritje të ditëve…
Duke menduar se kam lexuar krijmtarinë e Mirela Ropi, të botuar e të pa botuar kam bindje se poezia ishte e mjaftueshme që arriti të “Trokas”, duke i dhënë shpirtit poetik të një frymëzim për të arritur te “ERDHI”, me tingëllima të realitetit artistik, me poezi shkruar me ndjenjë, mesazh e ide. Në poezite librit “COPËZA TË PAGJUMTA” ka një gjuhë të pasur, e herë herë me një theks të një korçarje cilësore të pastër që krijon një lidhje të bukur mes poezisë e lexuesit.
Ky kod, kodi i të shkruarit poezi të bukura, me një shumësi ngjyrash, tingujsh e formash, ku poetja Mirela Ropi krijon profilin e saj artistik e një herësh dhe dhe pasurim të artit poetik.