Autor–Hamdi Skeja
Titulli–FLAKËRIMA SHPIRTI
Redaktore&Korrektore –Vjollca Shurdha
N.B./Redaktimi e korrektimi i poezive të librit, si dhe përpunimi i tyre; është bërë në bazë të liçencës poetike.
Kopertina: Mariza Gjici, Dritan Thomaraj

Përgatiti për botim : Roland Lushi

Formati: 14 X 21
Copyright: Autori

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Skeja, Hamdi
Flakërima shpirti : poezi / Hamdi Skeja ;
red. Vjollca Shurdha. – Tiranë : Ada, 2016.
136 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-23-4
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Parathënie

Duke ndjekur një linjë filozofike aktuale, Autori Hamdi Skeja vjen në këtë libër të rradhës të titulluar”FLAKËRIMA SHPIRTI “me një trinom plot kuptim, bukuri e realizëm( Komb –Dashuri –Shoqëri )që të rrëmben me ngjyrat e domethënien. Do ta përcaktoja poetin Hamdi Skeja –Poet Bashkëkohor që nëpërmjet të shkuarës projekton me largpamësi të ardhmen.Krijimete tij qëndrojnë në stadin eklektik të koncepteve,falë kjo;kombinimit të teorive e metodave të ndryshme ku poeti rivelon aftësi tëimagjinatës krijuese.Njëkohësisht falë edhe evolucionit të vetdijshëm që ia imponon vetes. Në poezitë që na propozon e prezanton në libër përshkruan në pjesën dominuese gjithë itinerarine jetës së tij.U dedikohet me shpirt figurave të afërta (familjes ), pa lënë pas personazhet që ikanë lënë shenjë në mëndje e zemër si(Dritëro Agolli ,Faik Konica ku dhe i çiton në krijim)
“ E tha, i madhi Agolli,/”Djathtas dreqër, majtas djaj”!/Politika Atdheun shkatërroi,/sy përlotur, mbytur në vaj!”
E më pas për Konicën
Një fjalë, që dhemb e tha Konica,/”T’keqen Shqipëria nga Shqipëtaret do ta ketë”./Trupi m’dridhet ,m’bëhet mornica-mornica,/kur shoh sot që është e vërtetë !
Vazhdon në “Toka ime “duke shkuar më tutje në histori me; (Migjeni , Pashko Vasa e Gjergj Kastrioti -Skënderbeu ).
“Çohu o Migjen, o poet i mjerimit,/çohu e shiko ç’bëhet sot!/Ka ardhur koha e shkatërrimit,/Nëna-Shqipëri, pa një të ZOT!”
Në poezinë “Vjell Vrerë”
………………
“Dua nga varri ta ngre të madhin Migjen,
t’më mësojë , këngët e mjerimit…!
Sot thënia e Pashko Vasës kurgjë s’vlen!
Ngrihu, o Skënderbe, është koha e shkatërrimit !

Ç’katandisje vendi im i shtrenjtë!
Në kufij,në tokë , në qiell …në nder!
Përbrenda kam një të madhe dhimbje…
Dhimbje që më bën të vjell vrerë…!”
I preokupuar nga problemet reale zhytet në to,identifikohet në to. Përmbledhja poetike është elaboruar duke u lëvizur nga brendia e tij dhe sjellë po ashtu pastër mendimin,pa shumë konxhuntura të kota. Në poezinë “Kandari “ shkruan:
“Kandari i jetës rëndon nga ana ime!/Mbushur me dhimbje e lot!/Zvarrë mundohem ta ndryshoj,/ç’zhgënjim!…Qënka e kot!”
Pra;nuk e ka përkthyer mendimin e tij në imazhe alusive që variojnë thelbin e një bote misterioze, ku me jetën bëhet pakt e pajtohet në sintezë poetike. Madje me buzëqeshje të pjekur e ironi në poezinë “Bisedova” shkruan për veten e tij në panik:
“Bisedova mbrëmë me vetveten gjatë,/e vetmja besnike që më shoqëron kudo.
Ç’do bëhet, e pyeta,/me plakjen time në kët’ botën plakë?
-Heshti pak, e më tha :“Ç’do bëhet s’e di;/
por sot për sot, si i të gjithë vrapo edhe ti ”!
Gjatë leximit ndeshim lirika që fluturojnë imagjinatës së tij si në:
NËPËR ËNDRRA DASHUROJMË!
“Kërkon të të vesh me petale trëndafili./
Zemër,këtë e kam veç si shprehi!
Unë, puthjet derdh mbi trupin e njomë,
ky është i imi “Çelës i mjaltimit”, në dashuri.”.
Përsa i përket personales të kuptohemi: Poeti këtu i përmbahet peripecive të tij në udhëtimin jetësor, çeshtjeve kombetare e kulturore e jo thashethemeve të sjella në letër në formë fletë-rrufeje o mllefeve personale siç ndodh rëndom. Madje për mesazhet e forta të temave tënatyrës së ndryshme që trajton, tregon një pregatitje e pjekuri artistike me nivel të lartë që qëndron pikërisht këtu; komunikim i qartë, paraqitje dinjitoze e aspak bajat a banal.
Autori nëpërmjet koshiencës së tij “ trasferon” fjalën në tonën koshiencë, duke na bërë thirrje të dëgjojmë zërin e NDËRGJEGJES.
Vendin kryesor në këtë libër, ku mund të quhet pjesa autobiografike, e ze biri i tij i adhuruar ALDO, të cilit i jep definicionin “Dashuri mbi dashuritë” “Bota ime “ I drejtohet birit jo vetëm me dashuri prindërore të pakufishme,por edhe me respekt njerëzor ku shkruan për të’ gjithmonë me gërma të mëdha.Nëse në varg të zakonshëm-( ty –bir…etj…)) shkruhen në minuskël ,për bimën e zemrës së tij i thekson me gërma të mëdha,i ka kryefjalënë çfarëdo pozicioni që mund t’i përkasin vargut. “Ty Biri Im,”
Dhimbshëm shkruan në “FORCË MË JEP BUZËQESHJA JOTE!

“Tavanët plasaritën prej lotit të kripur./Gjithësia e gjithçkaja ime,/humbet valëve kripore të lotëve të mi!
Ti, hedh vështrimin engjëllor ,/sikur thua:”Jam mirë babi”.

Forcë më jep buzëqeshja jote…/vetes ia them me pëshpërimë./Ndryshe do kisha ndërruar jetë!/Bota ime…mban Emrin tënd Biri im.”
Në : “TË PRES ME MALL”
Të pres…/O dritë e kaluar dritës,/o zjarr, o forca ime e jetës./Malli më zhuriti e pres./Të pres ty o imi diell i
shpresës.
Dhe më pas në :”PËR TY BIR”
Katër gërma Emri Yt,/Si hapësirë e pafund./Në lartësinë qiellore buzëqeshja jote me ngjit,/Bukuria jote s’ekzistonas në tokë as në qiell!/ASKUND.
A-Aroma ime
L-Lartësia ime
D-Dashuria ime
O-Oqean i dashurisë time

Në elegji për Motrën dhimbjen e pashlyeshme mundohet ta derdhë në vargje ,ta ktheje në art (shenjë fisnikërie -një nga virtytet e autorit)

MOTRËS
Një laps e letër në dorë kam sot,/për ty dridhshëm nis e shkruaj./Në sy po më shoqëron një lot./Oh Motër-shpirti, për ty sa shumë po vuaj.
—–
Kam mall O Motër thellë në zemër./Të skalitur e kam plagën në shpirt./Sot s’të thërras dot më në Emër/Askund nuk dëgjohet zëri yt.
—–
Sa herë në Familje jemi bashkuar,/duam për ty të flasim por asnjë nuk flet dot./Ikja jote shpirtin krejt na ka përvëluar,/të gjithë Luleborja jonë, për ty rrimë të mbytur në lot.
—–
Ndoshta je zemëruar me mua/që as në ëndrra nuk më vjen./Unë dhimbjen në vargje kam shkruar
por ti prap s’më shfaqesh në asnjë vend.
Ti ke shkuar në tjetër botë/e di që për ty s’ka më kthim./Do jetojmë jetën të mbytur në lot/por po të premtoj që ti;/do mbetesh “Gjithmonë Engjëlli ynë”!

Librit që fillimisht tëjep përshtypjen e një përmbledhjeje me lirika të temës –dashuri- (arsye kjo vendosja e tyre në faqet e para) në vazhdimësi nuk ka mungesë të gjykimeve të ashpra ndaj dinakërisë, dhunës, gënjeshtrës,shpifjes,mashtrimit, kriminalitetit. Dëshmon kështu edhe një herë që;edhe pse ende i ri në moshë,vëzhgon me kujdes e indinjimkritikalitetin e Kombit të tij. Me shikimin rreth e rrotull, realitetin e jetuar po vetë për një kohë të gjatë, autori e sollinë krijimete duke e pasqyruar atë në një reliev autentik.Këtë e gjejmë në shumë poezi por sidomos në:
“Ç’ORIENTIM NJERËZOR”
“Kam parë, historianë që përdhosin historinë,/nderin e kombit zhveshën lakuriq…/Kam parë bukëshkelur, që shajnë Shqipërinë,/xhepat mbushin e hyjnë në xhami dalin në kishë!
Kam parë ,eh sa kam parë./Kam parë aq shumë, sa veç shpirti ma di,/Gjithë këtë unë me pak fjalë, do ta quaja:/Të njerëzimit -Ç’orientim!”
Nëse do ta pyesja autorin –çfarë përbën modesti në fenomenologjinë e poezisë? Përgjigjen e gjej-po në poezinë me titull të sipërçituar :
…..
” Kam parë artista që mbahen për të parë,
s’di ku dreqin, talentin blejnë e vjedhin.
Kur podiumeve çmimet nxjerrin krenarë,
harrojnë që artin rëndë po e shkelin.
…..
I brengosur ,gati me frikë shpreh shqetësimin e tij për bashkimin evropian. Fillimi i udhëtimit në të e bën të shtrojë pyetje shumë domethënëse, para se të arrihet në mënyrë fatale në kohën ku gjithçka të jetëmekanike jo më shpirtërore. Para se gjithçka të trasformohet e makinarizuar nga makiavelizmat për spekulacion dhe jo e prirur nga vlerat humane. Këto pyetje të thjeshta në dukje por me vlera të padiskutueshme i shkruan në : ËNDRRA EVROPIANE… E FRIKSHME :
……….
“Po vallë frikën s’e mendojmë,/që do jemi të lidhur me zinxhirë?!“ e më pas vazhdon …
”a do recitohet “Poema e Mjerimit” si përhera?/E arta Penë e Migjenit a do jetë më gjallë?!
Përgjigje verbale poeti nuk gjen askund sepse janë pyetje që i përkasin koshiencës.Për këtë motiv strofën e fundit e mbyll me një përfundim-përgjigje(që sigurisht konfiguron edhe reaksionin real të tij e jo vetëm poetik)
“Nëqoftëse zinxhirë më s’do të kemi ,
e ç’thanë Agolli e Konica do të hidhen përtokë.
Nëse ende do të recitohet Migjeni,
atëhere po ;që lutem të hyjmë në Evropë.”
Pra, të jemi të vetëdijshëm thote poeti.Të jetojnë plotësisht gjendjen në konceptin më universal, mishëruar në një shoqëri, jo vetëm për shkak.
Libri është i përbërë edhe në poezi të ndara në aktesi “Lëmsh “ I- II- III …e deri ne XII, po ashtu “Bota ime “ nga- I- deri nëVIII,” “ Dashuria për femrën” nga I deri ne V. “Pije nje gotë” I,II . Shkruar me pjekuri ,nga një akt në tjetrin, nuk e ka humbur asnjëherë fillin e rrjedhshmërisë ( fillim-fund)
Aporia është gjithmonë e pranishme në “Flakërima Shpirti” si një manifestim i “kulturës së krizës”, ndërsa në autorin Hamdi Skeja si një hulumtim serioz dhe i rëndësishëm në shprehje komunikative -letrare. Duke qënë protagonist i realitetit të tij të dyfishtë,( jetuar në lëkurën e tij), e ka trasferuar atë në fletë të bardha: Herë me ngjyra të ndezura , herë me gjakftohtësi si një lojtar olimpik; herë në kulmin e dëshpërimit, por gjithmonë me një buzëqeshje të lehtë në buzë. Pena e tij jehon ,sa dëgjohet edhe majave më të larta. Po me atë forcë eksploron në thellësitë e qënies NJERI.Duke ndjekur gjurmët e një mendimi pozitiv hyn në skutat më të errta të shpirtrave njerëzorë.Shkruar në parametra të rregullt të stilit klasiko-modern,duke zgjedhur formën e dialogut, opera e tij intimësisht ndjek rrugën e ngushtë që të çon në ” i “dhe na tregon ndjenjat, impulset.Nëpërmjet penës përcjell të dhëna individuale, vlera kulturore, elementepërbërës të realitetit të jashtëm që karakterizojne librin . Pa dallime gjeografike poeti ndihet bir i tokës mëmë dhe i këndon Ploshtanit, ,Peshkopisë,Çamërisë,Kosovës.
Theksoj që ;kalkimi i penës në shumë tema problematike qëndron në arsyen e kontradiktave ndërmjet ndryshimit të universit.Ndërthurja ide- art e bën librin shumë interesant.Në gamën e gjerë të poezive poetin e gjejmë qëqan,qesh, dashuron,vuan, lënon plaget,bie :“S’mundem më,unë jam njeri,jo hekur. /Shpresa për t’jetuar vdiq që n’lindjen time, atëherë./Sepse jeta ,ka të vetin ligj./ Dikë e ngjit lart, dikë e hedh në humnerë!”… Megjithatë ngrihet në këmbë përsëri më i fortë.
I dhemb shpirti për kombin e tij,për çështjen kombëtare dhe si një luftëtar i paepur shprehet kështu në” LEHIN E LEHIN “
O Kombi im,me qenër varrmihësa!/Me të drejtën dhe lirinë e të shkruarit,/do të shkruaj epitafin e dhimbjes,për Kombin tim,/gjersa një ditë trupin të ma kafshojnë,/qentë-njerëz ,me tërbim!
Autori Hamdi Skeja nuk çensuron e nuk sublimon.Nuk zbukuron e nuk trasfiguron.Poezitë e tij kane elegji e përditshmëri ku jeta private me kronikën gërshetohen,duke hapur para lexuesit si në njëhartë gjeografike;arsenalin e tij poetik!

Vjollca Shurdha
Poete-Shkrimtare-Përkthyese
Itali