Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë

ose letërsia mes meje dhe teje

nga Ramiz GJINI

 

Ndryshe nga socrrealizmi, që solli  para lexuesit  letërsinë  e përcudnuar të marrëveshjes solide mes   pushtetit dhe shkrimtarit,  pasnëntëdhjeta, krahasdisa vlerave të lëna në hije, shfaqi  edhe një  dukuri masive negative, kryesishtnë gjininë  e prozës dhe poezisë.

Mendoj, se lipset të merremi më  shumë me  të si dukuri,se sa duke e analizuar si  produkt letrar me  minivlerat  dhe antivlerat  e saj.

Fjala është për një të ashtuquajtur letërsitë tipit hidh e prit  me  njëri-tjetrin, ose e thënë më  troç,një letërsi mes meje dhe teje.

Kjo lloj letërsi e ka gjetur një shtrat vegjetimi sidomos në internet, në faqet e mediave të shkruara  dhe në emisionet  mbi   artin  dhe  kulturën të mediave  vizive në vendin amë, por edhe në diasporë, në vendet e Europës dhe Amerikës.

Këta shkrues,mund te klasifikohen  si  punëtorë të  thjeshtë të  brigadës  së madhe  të

shkrimtarisë.

  1. Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë

 

Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë,  ka egzistuar edhe  gjatë  regjimit të vjetër diktatorial, por ka qenë i seleksionuar dhe i kontrolluar me  brutalitet nga shteti. Strukturat  e shtetit i përpunonin talentet duke u  injektuar  në gjak frymën  revolucionaredhe luftën  antagoniste të klasave dhe jepnin direktiva  se si  duhejshkruar letërsia.

Ajo   brigadë, qe njohur me emrin Lidhja e Shkrimtarëve, e cila,  kishte punëtorët e saj të shkrimtarisë.

E  ashtuquajtura letërsi e realizmit  socialist,  që lakohet  rëndom  edhe sot  me  këtë  term, në fakt, nuk   ishte, dhe nuk  duhet quajtur  e tillë. Ajo  letërsi, vetëm realizëm  nuk  kishte. Ajo qe  një  produkt  propogandistik letrash i brigadës  së thjeshtë të  shkrimtarisë, e cila bëri çfarë deshi kupola e pushtetit. Nëse ka ndonjë meritë, ajo qëndron në faktin, që një pakicë e bëri mirë, kurse  shumica e bëri  keq.

Për  shkak të rrethanave në të cilën u shkruajt kjo letërsi, pjesa më  e  madhe  e saj, sot është harruar  duke  mbetur  ato vepra, heronjtë e të cilave, nuk   mbartinin karakteristikat  e njeriut  të ri socialist,  por mbartin njeriun  e vërtetë me  problemet  dhe hallet  e tij të përditëshme. Ndryshimi mes   dy  kohërave  qëndron, sepse në atë  kohë, autorët  shkruanin pak prej qejfit dhe  shumë prej hallit,  sot këto punëtorë të thjeshtë shkrimtarie,  e bëjnë sepse  thjeshtë, u  pëlqen të jenë shkrimtarë.

  1. 2. “Miqtë” dhe  “Armiqtë”

 

Një tjetër karakteristikë  e brigadës së punëtorëve  të  thjeshtë të  shkrimtarisë,  është edhe këmbëngulja  e autorëve për  të gjetur   me  çdo  kusht  mirëkuptim tek lexuesit.

Ata duan, që produkti i tyre,  i ashtuquajtur letrar,  të pranohet patjetër nga lexuesi. Rëndom, ato  gjenden  dukshëm  përballë dy   kategorish ekstremiste lexuesish,  që janë: lexuesit  “miq” dhe lexuesit  “armiq”.  Brenda  këtyre dy   kategorive futen edhe  lexuesit – shkrimtarë kolegë të autorit.

Për vetë qëllimin,  që ka lufta  mes   “miqve”  dhe  “armiqve”, ajo gjithnjë ka atmosferë donkishoteske.

Ajo   është shfaqur  dhe vazhdon të shfaqet, sidomos,  në listat e internetit. Ne  njohim raste kur në Tiranë, janë botuar libra  nga personalitete  të medjave dhe të politikës. Duke  qenë se kanë  patur në dorë mjetet e propogandës,  ata  i kanë  ngritur në qiell  me  bujë krijimet  e tyre si vepra  me shumë vlera. Mirëpo kjo  bujë, ka zgjatur,  aq sa është  dashur të binte libri  në duartë e lexuesit, i cili,  i ka ndëshkuar me pluhurin e harresës.

Dashakëqinjtë më  të mëdhenj të punëtorëve të  thjeshtë të  brigades  së shkrimtarisë,  gjenden brenda llojit. Ata janë gjithnjë cinik, përpiqen  të  të  dekurajojnë, sepse  nuk duan të  bësh karrjerë. Karrjerën  e duan  me  çdo  kusht për  veten e tyre.

Eshtë një traditë, që shkrimtarët, u a japin të  tjerëve t’i lexojnë krijime te tyre.  Ata kanë maninë  për  t’u  bërë të njohur  dhe kjo  mani, në  shumicën prej tyre, ngrihet mbi arsyen.

Taktikisht, në fillim,  kjo kategori shkruesish,  punon shumë me “miqtë”, që në shumicën e rasteve, janë sivëllezër  të tij. Motoja: më  lavdëro ti, të të lavderoj edhe unë,  mbetet hymni  më  skandaloz i kauzës së punëtorëve të thjeshtë të  brigades  së shkrimtarisë.

E  ashtuquajtura kritikë letrare,  që i bëhet  një libri  me  shumë superlativa  nga “miqtë’, ka po aq efekt negativ, sa ç’ka një kritikë,  që vjen  me dashakeqësi  nga “armiqtë”.

Eshtë naivitet i madh, që një shkrimtar, të mendojë se po  arrin  sukses, kur shikon, që I thurin  laved persona, që nuk kanë eksperienca  leximi dhe nuk e njohinfare  letërsinë. Në rastin më  të mirë, autori është  skeptik ndaj lavdeve, që i bën kjo kategori lexuesish.I dëgjon ato me  respekt, por ia rezervon vetes një farë dyshimi,  që e çon në vetkontroll  dhe e bën të njohë  mirë veten.

Në  rastin më  të keq, ai  beson se shkruan  vërtet mirë dhe  këto lavde, i përdor si armë për të dërrmuar  ata që nuk e duan.

Këto lavde, i shikojmë në gazetasi artikuj  kritikësh të ngazëllyer,  por dhe  në emisione televizive,  kur i prezantojnë  apo prezantohen vetë këta autorë.

Të gjitha konsideratat personale të mbushura me  superlativa,  që miqtë  shkëmbejnë privatisht me  njëri-tjetrin, postohen në të  gjitha adresat e listavetë internetit, për të marrë vesh armiku   brenda  klasës  së  punëtorëve të  thjeshtë të  brigatës së shkrimtarisë,   sesa i madh   është filani apo filanka.

Kësisoj, është gënjeshtra, që ata sajojnë vetë,  ajo që punon më  fort për të dalë në dritë e vërteta.

  1. Të shkruarit si  një zeje që mund ta bëjë gjithësecili.

 

Sado të përpiqemi të jemi rracional  në gjykimin  e këtij produkti punëtorësh të  brigadës  së madhe  të  shkrimtarisë,  serioziteti bie që në hapin e parë.

Arti  i të shkruarit,  që normalisht  duhet  të jetë privilegj  i atyre,  që talentin e kanë dhuratë prej  Zotit  dhe suksesin e arrijnë me  punë të madhe e  të palodhëshme, duket se është  shndërruar në një zeje e lehtë, që pretendon ta bëjë gjithsecili.

Nëse një person kërkontë arrijë  lartësi profesionale  duke e studjuar zanatin e të shkruarit  e duke  u  praktikuar  gjatë gjithë  kohës,e pastaj  publikon pareshtur dyzinat e shkrimeve të tij,atëherë  kësisoj, të gjithë mund  të bëheshin shkrimtarë.  Kjo formë arritje e punëtorit të  thjeshtë në shkrimtari,  fatkeqësishtë, sot është bërë e  modës në atdhe,  por jo  pak edhe në diasporë.

Punëtori i thjeshtë  i shkrimtarisë, bën, si të thuash, biznes  më  vete:  kultivon bimë shkrimtarie,  frutate të  cilave, ndonëse të papjekura, memzi  pret t’ia  shesë  lexuesit  si fruta  të arrira.

Kësisoj, punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë,  zgjedh  rrugën dhe mjetet e gabuara kur kërkon të fitojë  fame e respekt  me  anë  të artit  si produkt konsumi të  përditshëm,  i sërvirur vetëm  për rrethin  e shokëve  dhe miqve të  tij.

  1. Arti letrar  si perceptim

 

Punëtori i thjeshtë  i shkrimtarisë,  e përdor shkrimtarinë për të qarë hallet e tij, duke  u përpjekur të trajtojë  problematika të rëndomta të jetës së përditëshme.

Kjo ndodh  sepse perceptimet intuitive për  të rrokur  tema dhe ide,  aktualisht paraqiten në nivele  mjaft  të ulëta. Në  gjithë këtë masë  gjigante produkti letrar, perceptimin e gjejmë më  shumë të një karakteri  bajat, të përbashkët e masiv.

Në  shumicën e rasteve,  për lexuesine zgjuar, historia  tashmë  është  e njohur: tregimin, ta zëmë,  e ka lexuar si artikullnë gazetë, është treguar si barcalet, është rrëfyer në ndonjë kafene,  ose  i ka ndodhur  dhe vazhdon ti ndodhë vetë autorit çdo  ditë  në jetën e përditëshme.

Menyja e këtij produkti letrar, që ka pushtuar tregun, mbetete varfër. Ajo  ngjanme  ato ushqimet e përditëshme,  që në kohën e diktaturës, gatuheshin  për darkë në mensat e Stacioneve të  Makinave dhe  Traktorëve ku   spikaste grosha,  pilafi  dhe kosi.

Këto lloj produktesh  që shiten  si art, një mik   i imi, profesor  në një universitet të NewYorkut,  i quajti  një ditë si me  shaka “vezë pularie”.

  1. Kopjimi me përpikmëri i realitetit   dhe imagjinata

 

Disa shkrues, bëjnë  libra, brenda të cilëve  gjejmë një realitet të kopjuar me  përpikmëri. Realiteti është në pamje të parë i rëndomtë, ndaj është  gabim i madh   ta  kopjosh  atë  me përpikmëri.

Duke   i qëndruar besnik realitetit, një shkrimtar,  nuk   mund  të bëjë kurrë  letërsi  të vërtetë.

Realiteti, është gjëja më  e parrokshme dhe asnjëherë e përcaktuar  drejtë ashtu siç  duhet. Por shkrimtari  mund  të flasë për një vezullim,  që e ka burimin tek  realiteti, për  një  si shfaqje e një  momenti  suksesiv, gjithnjë  e dyshimtë dhe kurrë  e përkufizuar ashtu siç duhet.

Historia  e kopjuar me  përpikmëri, ashtu siç e ke parë, apo e ke dëgjuar,  mund  të mos ketë situatë dhe  karaktere,  mund të mos  ketë aksion, mund  të mos  ketë karaktere  të  planit të dytë, mund  të mos  ketë  informacion  që jepet  përmes  dialogut,  mund  të mos  ketë  mister. Të gjitha  këto, janë detyrë e shkrimtarit i cili, duhet t’i krijojë  vetë me imagjinatë kur ai punon  për  ngrehinën e tij letrare,  përndryshe,  ngrehina do  të  dalë, pa çati, pa dyer e pa dritare.

Po  e ilustroj me një incident  të  vogël, që më  ka ndodhur para  pak kohësh:

Dikush më solli një tregim t’ia lexoja dhe t’i jepja një mendim. Pasi e lexova, për t’u treguar i çiltër  e njëkohësisht për ta ndihmuar, i thashë  të vërtetën. I thashë, që tregimi nuk   bënte,  sepse kishte inkoseguenca dhe mungesë logjike. Për më tepër, qe shkruar shumë keq duke mos respektuar normat gjuhësore.

Filloi  të zemrohej. Tha  se çuditej me  reagimin  tim, pasi të gjithë ia kishin  pëlqyer, kurse unë, jo.  Mes  atyre që ia kishin pëlqyer,  gjendeshin  edhe  shkrimtarë të  njohur, disa prej te cileve jetonin neNew York. Nisi të betohej se gjithshka kishte shkruar ishte  e vërtetë.  Nëse nuk  beson, tha,  pyet filanin, sepse ka qenë edhe ai  aty  kur ka ndodhur  kjo ngjarje. A  thua se letërsia e mirëqenë e merrka  viston  me  të  pyetur   lart e poshtë, apo duke u betuar në kokën e ndonjë të dashuri të shtrenjtë.  Pra, personi në fjalë  ngatërronte letërsinë  e vërtetëme  të  vërtetën e rëndomtë.

Duke   shkruar keq  gjithshka ke parë e ke dëgjuar,  nuk  bëhesh kurrë  shkrimtar.  Por nuk bëhesh as kur e shkruan mirë,  sepse nëse  ndodhia nuk  thotë asgjë, edhe ai  që e shkruan, domosdo,  që  nuk  thotë asgjë.

Suksesi i një shkrimtari, nis kur ai vendos në punë imagjinatën  e tij dhe e ka të qartë çfarë don  të tregojë.  Në  procesin letrar, imagjinata  është më e rëndësishme se njohja. Imagination is more important than knowledge, thone amerikanët.

 

  1. Të shkruarit si  akt krejt personal

 

Mendoj, që  nuk  është  mirë, t’u  kërkosh  mendim për shkrimet  e tua njerëzve që shkruajnë, pasi ata, ose  të  thonë  atë gjë, që do  të bënin  vetë, ose  të thonë një gjë të gabuar. Dhe, nëse i ndjek  e bën çfarë  thonë  ata,  kësisoj, ti je automatikisht,  jashtë vetes tënde. Gjëja më  e mirë  është, që të  gjeshnjë  ambjent  ku   shkrimtarët mblidhen  dhe diskutojnë  përletërsinë, sepse ata  kanë eksperiencë në të shkruar dhe njëkohësishtë,  eksperiencë  në  lexime.

Eshtë  shumëmirë  të jeshë i pranishëm në ambjente ku   flitet  për  letërsinë, ose për shkrimtarët e mëdhenj të botës dhe veprat, që ata  kanë shkruar,  pasi vetëm kështu mund  të kuptojmë cila është letërsia e madhe, çfarë  është  vlerë  e pafshirë nga koha. Nëse  këto ambjente nuk  gjenden, – sidomos  këtu në New York  është i pamundur  Në Tiranë ky ambjent mund  të gjendet. Gjej rastin te përmend këtu një nismë të shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Agron Tufa, e thirrur “E premtjaletrare”, e cila është bërë tashmë një praktikë e përjaveshme. Çdo të premte në darkë, krijues të ndryshëm, mblidhen në kafe- librarinë “E pershtateshme” , ku flasin për letërsine si dhe lexojnë krijime dhe përkthime të ndryshme. – Pore dhe  nëse këto ambjente  nuk gjenden, të  paktën  të merremi me  lexime, pasi  informacion ka sa të duash.

Të shkruarit, si çdo art tjetër, është një akt krejt personal.  Dhe budallallëku më  i madh është gjithashtu, kur kërkon dhe pret mirkuptimin e gjithësecilit.

Një tjetër budallallëk, është, të shkruash qëllimisht për shijet e një publiku të zakonshëm. Prandaj le  të përpiqemi të shkruajmë  për të mbajturnën kontroll inteligjencën tonë  dhe jo  duke u  përpjekur  të  çudisim të tjerët. Le të shkruajmë për të ndërtuar jetën tonë rreth këtij  zanati e për ta bërë krijimtarinë  mënyrë jetese.

 

*Kumtesë e mbajtur në simpoziumin shkencore, që Lidhja e Shkrimtarëve

Shqiptaro-Amerikanë, organizoi në New York më 22 Dhjetor 2013.

Botuar te “OBELISK”, Shkurt 2014, me lejen e autorit.