12 vite nuk janë pak për një organ letraro-artistik pa asnjë përkarhje e mbështetje financiare, pa asnjë abonim nga ata që shkruajnë e sjellin material për botim. Megjithatë revista “OBELISK” ka dalur pa ndërprerë asnjë çast në këta 12 vite. Ndihem mirë që kjo krijesë e brishtë tashmë është rritur. Sa herë vinë përvjetorët më kujtohen ato momente, të vështira e të bukura që kam kaluar me këtë krijesë të bukur, që sinqerisht e dua.
Në këtë atdheun tonë të çuditshëm çdo ditë ndodhin gjëra të çuditshme, gjëra që mendjet normale e kanë të vështirë ti rrokin. Ne Shqiptarët heshtim atëhere kur duhet të flasim, pajtohemi me të keqen dhe përpiqemi të zgjedhin të keqen më të vogël, duke dëmtuar rëndë ardhmërinë e tonë, të fëmijëve tanë. Ndërsa do të duhej të protestonim, të bojkotonim, të neveritnim çdo gjë që po ndodh tani në sytë tanë. U prish Teatri, ashtu siç janë prishur edhe shumë gjëra të tjera. Po ne rrimë në gjumë. Të jeni të sigurtë se zullumi i këtyre gjërave do ndihet një ditë, por do të jetë vonë. Një shprit që mendon vetëm të mbushë sot barkun me bukë është e lehtë ta manipulosh.
Po mos harroni, se historia nuk harron! Ajo shkruhet e një ditë pasardhësit do na gjykojnë për atë që kemi bërë.
Sot kemi një mundësi t’i kundërvihemi të keqes dhe duhet ta bëjmë.
Nuk mjaftojnë Like e komente në Facebook, tani duhet veprim konkret, duhet organizim, duhet të mendojmë për rrugën e gabuar nëpër të cilën kemi ecur gjithë këto vite…