Titulli i librit: DHE PRAP ZURI SHIU NE TIRANE
Autori: Bedri Alimehmeti
balimehmeti2006@yahoo.it

Redaktor: Petrit Malushi
Korektore letrare: Alba Kepi
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Ballina: “Në Tiranë bie shi”
– Vepër e piktorit impresionist Bujar Zela

ISBN: 978-9928-244-13-0

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qersh

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Alimehmeti, Bedri
Dhe prap zuri shiu në Tiranë : poezi / Bedri Alimehmeti ; red. Petrit Malushi. – Tiranë : Ada, 2017
132 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-13-0
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
BISEDE E SINQERTE ME JU MIQT E MI

Poezitë e këtij vëllimi, që po ju paraqes janë shkruar në mënyrë krejt spontane.Pra ashtu siç më kanë ardhur. Apo më saktë do të qe të thoja ashtu siç i kam ndjerë. Madje dua të theksoj se, nuk kanë asgjë të përbashkët me poezit e karakterit filozofik, që përcjellin mesazhe e mendime univesalë, patriotikë, humanë etj., përfshi edhe ato të peisazhit emocionues, apo të meditimit të thellë. Më së shumti ato janë të karakterit konstatues. Nuk ka në to metafora, as elemente të shumtë stilistikë, madje as edhe parabola artistike ngarkuar tej masës me figura. Ndërkohë duhet thënë se, ka ndonjë varg që është përsëritur në dy tri poezi. Më besoni e gjitha kjo, ka ndodhur së pari nga ngjashmëria e situatës në të cilën jam ndodhur kur kam shkruar, por edhe nga lidhja e brendshme, sigurisht shpirtërore, që ekziston krejt natyrshëm midis poezive me njëra tjetrën. Në to ka pafundsisht shi, muzg, mbrëmje, erë, mall, psherëtima, natë, mjegull, por edhe mëngjeze me dritë, ditë plot diell, netë të ndritçme me hënë, e natyrisht shumë dashuri, puthje, përqafime, ndjenja; eh, edhe lot, ndarje, largime, shtrëngime duarsh, pritje…..Dhe mbi të gjitha bare, kafene, pabe, restorante llamburitës, ku padyshim konsumohet pafund kafe, pije freskuese e alkoolike, fërnet, konjak, uiski, tekhila, koktajl, birrë etj., nën mjegullnajat e tymit të cigareve. Me pak fjalë këto poezi janë të thjeshta e të sinqerta në kuptimin e vërtetë të fjalës. Them kështu sepse gjithnjë jam udhëhequr nga ajo që na mëson i madhi Lasgush Poradeci: “Një poezi që të jetë e mirë duhet të jetë e sinqertë. Po që të jetë poezia e sinqertë, më parë duhet të jesh ti i sinqertë, gjer në fund të shpirtit tënd, ti që shkruan. Në poezi s’gënjen dot…..”. Këtij parimi mendoj se i kam qëndruar besnik, megjithate në këtë drejtim them se më e saktë do të jetë fjala juaj.
Kështu me pak fjalë nisi kjo punë. Duke pritur një shok a shoqe, mik a mikeshë, një të afërm, shok fëminije, shkolle apo pune, një personalitet të sportit profilin e të cilit e kisha objekt të një shkrimi apo të një libri në proces, në hapësirat kohore në pritje apo pas largimit të tyre, kam hedhur në letër vargjet që më buronin së brendshmi. Nëpër bare e kafene brenda e jashtë vendit, ndonëse më së shumti ka ndodhur kështu nëpër lokalet e kryeqytetit (disa nga të cilët kanë ndryshuar emra apo dhe nuk ekzistojnë më), por edhe nëpër baret e mjaft qyteteve në vende të ndryshme të botës, që kam patur mundësi të vizitoj deri më sot, lindën këto poezi spontane, por të thjeshta ama, dëshiroj ta përsëris e theksoj këtë dhe mbi të gjitha të sinqerta e tejet të lehta, që gjithnjë më relaksonin e më krijonin një ndjesi të veçantë, e cila me kalimin e viteve erdhi e u bë pjesë e pandarë e qënies time, pa të cilën nuk mund të rrija. Kështu m’u shndërrua në mani hedhja në letër e këtyre vargjeve, që më pulsonin në brëndësi të qënies, nga ku ngulmonin fuqishëm të dilnin, për të mbetur përfundimisht mbi kartë. Në raste të tillë pra, sapo i kam ndjerë vargjet në brendësi të qënies i kam hedhur menjëherë në faqet e bllokut të shënimeve dhe kur nuk e kam pasur me vete, e kam bërë këtë gjë mbi një copë letër ndodhur në xhepa, ose nga nxitimi për të mos më ikur, mbi kuponin tatimor që më ka lënë kamarjeri. Dhe faktikisht kanë vite që janë aty. Ndonëse jo të gjitha kuptohet, disa janë të viteve të fundit, të tjera të para pak kohëve, pa harruar të tjera shkruar në mesin e viteve të shekullit të kaluar.
Gjithsesi, për mua ç’ka thashë deri tani ishte dhe vijon të jetë një përjetim. Madje dihet tashmë që kur njerëzimi nisi të bëj art, e krijoi atë enkas vetëm për t’u përjetuar. Absolutisht për t’u komentuar. Nisur pikërisht nga ky fakt, duke mos iu tutur aspak nivelit artistik, për të cilin gjithnjë e, natyrisht me të drejtë, të gjithë kanë synimet e pse jo edhe shijet e tyre, duke parë dosjet e sirtarët e mi mbushur ndër vite me këto fletë me poezi, vendosa t’i shoh me kujdes dhe midis numrit të madh të tyre, përzgjodha ato në të cilat, sigurisht kishte mbetur një pjesëz sado e vogël nga shpirti im.

Autori
or 2017