DITARI I ZEMRËS

Redaktor: ILMI DERVISHI
Recenca : IRA BRUÇI
Kopertina: BESJANA ALLA

Botimi i parë 2017
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Qoshi (Hima), Majlinda
Ditari i zemrës : poezi / Majlinda Qoshi (Hima) ;
red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2017
60 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-60-4
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

DITARI I ZEMRËS një libër që duhet lexuar

Nga IRA BRUÇI

Libri poetik DITARI I ZEMRËS i Majlinda Qoshi Hima ka në thelb dashurin. Vargjet të kujtojnë një pështjellim ndjenjash, me emocione të forta,me ndiesi të bukura e herë-herë këto ndjenja shpalosen si dallgë që tronditin shpirtin. Temat dhe horizonti në libër është gjithpërfirës. Vargjet jan në kërkim të lumturisë dhe sipas autores lumturinë e gjen te të qënurit e dashuruar.
Vargjet në poezit e saj kanë mesazh artistik ku dashuria na trullos, na bën të ndihemi të pambrojtur por mbi të gjitha të bën të lumtur dhe të pa vdekshëm. Të lexosh librin “Ditari i zemrës”, në lexim rrëmbehesh brenda vargjeve,gjen shpirtin rebel, botën e pasur e të lirë, atë botë të brendëshme që çdo kush do e kishte dëshirë. Majlinda Hima Qoshi ka poezi të sinqert, ku dashuria duhet të i flas drejtpërdrejt shpirtit tonë.
Poezia e saj të jep atë ndiesinë e bukur artistike, me shijen e mirë të leximit, të bën të meditosh e ta lexosh përsëri.
Duke uruar suksese dhe me botime të tjera do thoja se vëllimi i parë poetik “Ditari i zemrës” është një libër i denjë për në bibliotekat tona.