Titulli : E fshehta e shpirtit tim
Redaktor: Aleksandër Ilija
Recensent: Sazan Goliku

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-32-6
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Sulejmani, Marjana
E fshehta e shpirtit tim : poezi / Marjana Sulejmani ;
red. Aleksandër Ilija. – Tiranë : Ada, 2016
140 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-32-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

PARATHËNIE

“Gjithçka për veprimtarinë time në jetë
ka filluar nga një mi” Disnej

Besoj, secili nga ne në jetë që në hapat e para të rritjes dhe të ngritjes në këmbë nga foshnje e deri në shkollën fillore u rrit me përrallat e gjyshes dhe të nënës. Dhe më vonë me modernizimin që sollën vitet në teknologjinë e televizionit u rritëm me Miki Mausin e Disnejt. Më vonë ne u bëmë prind dhe ato përralla u përsëritën tek fëmijët tanë e sot këta të fundit i tregojnë tek fëmijët e tyre. Kështu që përralla përsëritet brez pas brezi është një “MYTHOS”… tepër i nevojshëm, i domosdoshëm. Çdo fëmijë beson në atë përrallë me një fanatizëm, i duket sikur i qetëson shpirtin e tij të vogël e vë në gjumë… e kjo përsëritet e përsëritet pothuajse çdo natë, por dhe përralla e ka një qëllim. Edhe unë atëherë fëmijë me ato u rrita, sot jam nënë dhe gjyshe.
Ato përralla i krijova poezi të cilat do të mbeten gjithnjë në jetën e secilit nga ne i tregon ato me mënyrën e tij. Që në shkollën fillore fillojnë hapat e para të jetës, që secili nga ne kemi kujtime e mbresa dhe këto dalin nga ndjenjat tona, duke ja kushtuar mësueses tonë të parë, e cila na mësoj alfabetin, hymnin e atdheut dhe të internacionales.
Jeta mbasi ka bërë ciklin e saj nga adoleshente sjell moshën që të njohim e të shprehim dashurinë. Të jetojmë momente që jo të gjitha përfunduan ashtu siç i ëndërruam.
Shkrimtari irlandez Oskar Vuild ka thënë: “Mjafton një minutë të dashurohesh, një orë që të simpatizosh dhe një ditë të duash. Por një jetë të tërë nuk mjafton të harrosh të gjitha ato që ke kaluar”.
Dhe me këtë cikël që jeta kryen ke hasur shumë ngjarje përpara, vijojnë ngjarje që të mbesin në kujtesë të cilat ke dëshirë edhe t’i tregosh me mënyrën që secili nga ne i jetoj dhe i la mbresa apo e vrau dhe shpirtërisht.
Një fëmijë të grabitur nga duart e nënës… atëherë foshnjë 22 muajsh, fëmijë që lypin në rrugë ose shesin shkrepëse tek fanarët, të keqtrajtuar nga vetë prindërit e tyre e të lënë rrugëve. Më vonë dikush nga ne i jep dorën ndihmëse, e ngre, e ndihmon të ecë, i tregon portën e një shtëpie…
Le të quhet kjo shtëpi, shtëpia e buzëqeshjes fëminore e kjo shtëpi kudo që ata janë i mbledh në një shtëpi më të madhe që mban emrin “UNICEF”.
Gjithnjë vetmia të shtyn të kujtosh të kaluarën, të zgjon nostalgjinë. Që pena të shkruaj duhet të kesh ndjenjë, fantazi. Aishtajni ka thënë: “Fantazia në jetë është më e rëndësishme se sa të dish”.
Por që të shkruash ato që ndjen e rëndësishmja është që të paraqesë secili nga ne të vërtetën e asaj që ndjejmë ose jetojmë. Pasi në jetë jo të gjitha gjërat kanë të njëjtën vlerë, çdo gjë që shndrit nuk është gjithnjë e artë.
Dikujt nga ne jeta nuk i buzëqeshi, por vetë ajo herë ja dha atë e herë ja mori. Pikërisht ajo që në jetë shpesh herë është më e shijshme është dhe e ndaluar, e shumë herë për arsye të ndryshme je i detyruar të biesh viktimë e një gjahu. Si përfundim, jeta jonë është një plumb që e marrim duke u gjendur në një orë dhe në një vend të gabuar. Pranë një njeriu të fortë është e pa mundur të mos fshihet një dembel, një pijanec, një njeri i cili një diçka e vogël që i del përpara, i duket një mal i pakapërcyeshëm. Pasi ai nuk është mësuar kurrë të djersitet dhe ata që i shërbyen për rreth nuk di që t’i vlerësojë, i sheh me syrin e shërbëtorit ose të skllavit. E tmerrshme sikur ky tip të jetë një pjestar i familjes. Filozofi grek Sokrati ka cilësuar për të tillë tipa me thënjen e tij; nëqoftëse ke diçka të vështirë që ta kryesh jepja dembelit, do të gjej mënyrën më të lehtë për ta kryer”.
Shumë kush nga ne u rrit me idetë e atij sistemi, që si përfundim nuk la asgjë mbrapa, përveç se urrejtje dhe fara e tij e mbjellë ishte vetëm myku. Ajo erë që të mbyste frymëmarrjen. Me rritjen tonë ashtu siç jeta na erdhi, ajo farë myku vjen e një ditë ashtu siç është e rezervuar në shpirtin tonë të dalë nga aty e të flasë lirshëm atë që ne urryem vite të tëra, të atij regjimi skllav. Rezultatet e atyre viteve mbetën ne kujtesën tonë të pafshira, që dëmtuan secilin nga ne, ndoshta dhe të ardhmen tonë.
Dikujt nga ne i futën prindin ose gjyshin në burg e cila kjo u bë si shkak kryesor që mos të kemi të drejtën të vazhdojmë shkollat e larta, të kemi gjithnjë nga mbrapa tabelën “të prekur politikisht” dhe ata që ndërtonin ato ligje të jenë të privilegjuar ndaj çdo gjëje. Tek në kjo gjurmë e mbetur shpërtheu tek dikush në hakmarrje, në një tjetër të flasë me penën e tij në një shkrim apo në një poezi.
Ndokush tjetër nga ne të jetë krejtësisht i pavarur, me një fjalë mos t’i pëlqejë as privilegji i komunistit, i cili çdo gjë e kishte të servirur në pjatë deri në atë shkallë, që ndoshta fëmija i tij nuk e meritonte të ishte në shkollën e lartë, por ishte aty se ishte i biri i komunistit. Kjo ishte hipokrizia e atij sistemi në ato vite.
Por ajo që dominoj dhe është në plan të parë është dashuria e çfarë do lloj natyre që të jetë. Psikologu gjerman i viteve tona Erik From 1900-1980 i drejtohet dashurisë me shprehjen: kur marrim pjesë në një dashuri të pjekur (çfarëdo lloj moshe) themi “të dua sepse të kam nevojën” ndërsa kur një dashuri ka arritur shkallën e duhur e normale themi “të kam nevojën prandaj të dua”.
Dikush në jetë shpreh më tepër dashurinë, dikush punën e cila përcakton dhe karakterin e tij si njeri, dikush tjetër ka zgjedhur vetminë e cila e shtyn në fantazi dhe kjo e detyron të shkruaj. Është e ditur që vetmia dhe vështirësitë të fusin në një burg pa hekura. Shumë të tjerë që nuk e merituan dikur qeshën, e sot… shumica e tyre qajnë.
Por këta të fundit sikur më ngjajnë sikur vijnë më pranë meje, lotët e tyre me lotët e mi u derdhën për të njëjtën ndjenjë por kurrë nuk u bashkuan për të njëjtin qëllim. Por megjithatë secili nga ne merr frymë, ndërsa frymëmarrja ime më e pastër dhe e thellë më vjen nga njerëzit që më rrethuan. Me dashurinë e tyre këta njerëz më mbushën çdo boshllëk timin dhe unë një njeri krejtësisht i thjeshtë, sot me penën time t’i sjell pranë meje, të mbesin në poezitë e mia, duke mos qenë aspak poet…
Çdo gjë e cilësuar më sipër ka mbetur një e kaluar, e cila dënon dhe hakmerret për të tanishmen. Por e tanishmja është realiteti, është vërtetësia, është një ushqim i domosdoshëm i jetës. Prandaj dhe ne duhet të kemi besim tek ajo. Kjo është rrjedha e jetës… asgjë nuk ndodh rastësisht në jetë. Ndërsa unë “Për herë të parë i kërkoj falje jetës”. Mund të bëni pyetjen secili nga ju, përse? Dhe unë ju përgjigjem: Kërkova pavarësinë e plotë në jetë si njeri, ndoshta gabim, por s’jam penduar për këtë aspak, sepse kryesorja është që “Mendimet e mia të lira” i desha dhe gjithnjë do t’i dua.
Këtu zë vend thënia e filozofit francez Zhen Paul Sartre (1904-1989) i cili thotë për tipa të tillë: njeriu që kërkon pavarësinë e plotë, është i namun” marrë nga kryevepra e tij me titull: “Rruga drejt lirisë” më 1939, shpjegon më poshtë, pasi kryesorja për vendimin që njeriu merr të jetë i lirë (i pavarur) nuk zbaton asnjë ligj dhe asnjë teori, pra nuk ka asgjë mbi këtë vendim të marrë, por kryesorja që qëndron këtu është, se ai vetëm ka zbatuar vendimin e tij që mori. Pasi ai nuk jeton jetën, por jeton për jetën, bëhet një skllav i saj.
Besoj që kjo më përket dhe mua, jam një viktimë e kësaj thënie.
Prologun tim kam dëshirë ta mbyll me disa thënie nga “KOKA” të cilat mbeten në histori dhe jua kushtoj politikanëve, meqë kurrë nuk isha fan e politikës, e urrej atë, gjë e cila shprehet dhe në vargjet e mia. Ato që dikur më shqetësuan kishin mbetur diku në thellësinë e shpirtit tim dhe unë zgjodha kohën e momentin të dalin nga aty më duket se ka ardhur koha të shpreh atë që unë ndjej.
Politika pas ligjeve të saj që vendos bën heshtjen, të cilën këtë heshtje asnjë nga ne nuk mund ta thyej. Nga politika qeverisë me vërtetësinë e fjalëve të thëna, lind nga ne pyetja: Si e paraqet ajo në të vërtetë veprimin e asaj fjale? Këtu kryesorja është që ne si popull që e votojmë blejmë fjalët e tyre me çmimin e besimit dhe përfundimi i gjithë kësaj… një barrë e rëndë mbi veten tonë, e cila nuk ngrihet dot. Ne humbim dhe politika gjithnjë del e fituar.
Napoleon Bonaparti për politikën është shprehur: Tre gjëra bëjnë politikanët:
E para: ngul këmbë në mendimet e tija
E dyta: kurrë nuk merr mbrapsht atë që ai thotë dhe e fundit. E treta: kurrë nuk pranon gabimet e tij.
Ministri amerikan Avram Linkoln (1809-1865) ka thënë: Vota e fituar është më e fortë se plumbi, pasi me plumbin mund të vrasësh hasmin tënd, ndërsa me votën e fituar të vrasësh të ardhmen e fëmijës tënd.
Çdo politikë është në gjendje ta paraqesë sot çfarë do të ndodhë nesër dhe të nesërmen të justifikojë përse-në e atyre që nuk ndodhën, nga ato që u thanë një ditë më parë… Çërçill (1874-1965) i dekoruar me çmimin Nobel.
Shkrimtari amerikan Mark Tuen (1835-1910) ka thënë: shpesh herë pyes veten që në këtë botë qeverisin disa të zgjuar të cilët tallen me ne apo disa budallenj që flasin seriozisht.
Gjithnjë në politikë ka gjëra të cilat shprehen, por nuk kryhen dhe nga ato që kryhen por nuk thuhen (K. Karamanlis) politikan grek (1907-1998).
Politikë bën dhe gënjeshtari që të fsheh rrenën e tij, politikë bën dhe hajduti të mbulojë vjedhjen e bërë, si përfundim politika është e vetmja fabrikë e cila nuk falimenton kurrë dhe prodhon vitaminën e domosdoshme të saj G + K + P, kjo është thënia ime si autore e poezive nga Marjana.