Titulli: ‘’Egoizmi, me mendje, sa një gisht”.
Kopertina: Agim Sulaj
Redaktimi& Korrektimi : Oltjona Selamaj
Botimi i parë, 2016

ISBN: 978-9928-223-39-5

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2016

Parathënie

Epigramet, e epigramistit Denilu, kanë një qetësi dramatike, e urtësi pleqërore, me lëndë kombëtare, e konceptim modern, të shprehjes artistike. Ded Nikoll Luca, (Denilu)…ka krijuar fizionominë e vet, për nga temperamenti, e niveli artistik. “Lumi” i tij poetik, nuk rrjedh asnjëherë furishëm, me ‘’valë e shkumë’’. Në sipërfaqe, vërtet duket i qetë, por duhet të kridhesh në thellësitë e tij, për të ndier rrymat ,e vorbullat e fuqishme, e tronditëse, që vetëm sa duken sipër. Vetë përmbajtja, ruajtja e ekuilibrit, midis shprehjes së ndjenjave dhe gjykimit të heroit lirik, ose vetë poetit, është, sa aftësi, aq dhe prirje e tij.
E ndërtuar me kontraste, antiteza, antonime, me pohime e mohime, shpesh dhe brenda një sindagme, epigrami i Denilu-së , strukturohet, e krijohet kështu, nëpërmjet kontradiktave, si edhe ekziston, nëpërmjet tyre.
Ironia, në epigramet e Denilu-së, edhe pse është diskrete dhe e matur, ka funksione të ndryshme ideore e stilistike. Diku, përcakton qëndrimin e poetit, ndaj një dukurie negative, ose të papranueshme. Diku tjetër, ndihet, si shprehje e keqardhjes, ndaj një gjendjeje të caktuar, por, që poeti e shoqëria, aktualisht, nuk mund ta ndryshojnë. Denilu, e ndërton disa herë ironinë, me anë të përqasjes, ose kundërvënies së fakteve, që mohojnë njëri-tjetrin.
Ded Nikoll Luca, përdor jo rrallë, paradoksin, në harmoni me ironinë e metaforikën e dendur, po dhe në funksion të tyre.
Një tipar, që bie menjëherë në sy, tek epigramet, është shkurtimi, i pjesëve të tepërta të fjalisë, ‘’ngjeshja’’, e ‘’shtrydhja’’, në maksimum, për të mbetur në varg. Çka është thelbësorja, shkohet, drejt formave lakonike të shprehjes. Po ky tipar, më tepër se pasojë, është synim i vetëdijshëm. Në epigramet e Denilu-së, e shkuara dhe e tashmja, shpesh, perceptohen si një e vetme, ndërsa e nesërmja, ngrihet si një mur, që duhet kapërcyer, ose, në rastin më të mirë, ekziston, pas një horizonti të turbullt, që më tepër ndihet, sesa imagjinohet nga epigramisti. E megjithëse, nuk kemi të bëjmë, me një optimizëm të hapur, të shtirur, ose të rrejshëm, nuk kemi kurrëfarë pesimizmi. Kjo, është fitore e jetës, mbajtur gjallë, nga vetëbesimi, do të thoshim, gjenetik i shqipëtarit. Ded Nikoll Luca, me origjinë nga Malësia e Shkodrës, është emigrant në Itali, prej 19 vitesh, dhe vetëm këto tre të fundit, po merret seriozisht, me pasionin e tij, dyzet vjeçar, dhe librat e tij, po i boton çdo muaj, tek shtëpia botuese “ADA” Tiranë. Fakti, që teknologjia e sotme, është në shërbim të tij, po arrin qëllimin, që i ka vënë vehtes, dhe unë, miku i tij, e përshëndes nga Kosova, e i uroj suksese të mëtejshme.

Ismet Tahiraj Poet