Redaktor: ILMI DERVISHI
Recenca: FLORA SHABI
Parthënia: MIMOZA MILO RUSA

Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë Autores

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2017
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ilia, Natasha Jetoj jetën : poezi /
Natasha Ilia ; red. IlmiDervishi.
– Tiranë : Ada, 2017
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-224-23-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Poezi jetësore në librin Jetoj jetën
Nga Mimoza Milo Rusa

Krijimtarin e poetës Natasha Ilia e njoh që nga fillimete sajë. Ne jemi rritur bashkë e krahas mirësisë dhe buzëqeshjes që rrezaton më ushqente dhe duke më lexuar poezi.Një poezi e thjeshtë,por brenda atyre vargjeve ka një shpirtë të madhë,dashuri dhe dhimbje
Kur po lexoja pregatitjen e këtij libri në mendjen time kujtoja ato çaste të vështira në jetën e Tashës, çaste që vetëm peri e ndante jetën nga vdekja, por ajo diti t’i përballoj, të fitoj me çiltërsin e saj si poezia,me butësin e saj si vet poezia që shkruan. Në poezinë Jetoj jetën shkruan:
Të marrë ato buzëqeshje,
E Parajsa të më falë,
Ëndërrat të marrin jetë,
Pastaj,të dalë u të dalë…….Poetja do jetën, i do njerzit. Shkruan për të djeshmen, të sotmen, dhe optimizmi i saj për të ardhëmën është i dukshëm.
Duke qënë vajzë Përmeti, ka shumë poezi për vendlindjenbukurinë natyrore, lulet shumën gjyreshe, por dhe poezia “Vajzë Përmetare” është e shkruar me frymëzim, një portret i gëdhendur në vargje i vajzës përmetare. Poetja urren gënjeshtërën, padrejtësinë, nuk harron Përmetin e fshatrat për rreth, shkruan për njerzit e bukurit e kësaj treve,por ajo ka vite që jeton e punon në shtetin Helen,në një qytetëz bregdetare duke shtuar dashurin për detin, të flase e loz me valët. Poezitë “Erdha nga larg”, “Stoupa”, “Pranë detit”, e të tjera janë poezi të ndjera e me nivel artistik. Poetët kanë ndjeshmërin dhe butësin njerzore: te poezitë “Mikes time”, “Për nënën”, “Fëmija e parë”, të cilat nuk janë thjeshte poezi personale ndonse kanë si frymëzim një personazh, por në poezi skalit personazh të dashur për të gjithë, përgjithësues me vlera njohëse dhe artistike.
Kështu është poetja Natasha Ilia, ndjen gëzim e hidhërim, bëhet pjesë e tyre, dhe na e japin ne nëpër mjet poezive të librit të parë “Jetoj jetën”.
Duke i uruar suksese Tashës, uroj që lexuesi të marrë kënaqësinë estetike të leximit të këtyre poezive.
Durrës, korrik 2017