Titulli: Komunikim me hijen…
Autori: Ded Nikoll Luca (DENILU)
Kopertina: Agim Sulaj
Redaktore: Dorjana Sterkaj

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-244-19-2
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2017

Libri eshte shtypur ne shtypshkronjen e shtepise botuese ADA

Te gjitha librat e botuara tek Shtepia botuese ADA gjenden ne Biblioteken Kombetare.

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Komunikimi me hijen : epigrame / Denilu ;
red. Dorjana Sterkaj. – Tiranë : Ada, 2017
112 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-19-2
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

Parathënie

Libra me epigrame Deda ka botuar shumë dhe për fat ndryshojnë njëri nga tjetri. Libri “Komunikim me hijen” është një libër i ri dhe në mos gaboj edhe më i miri pasi nga libri në libër Denilu ka një rritje artistike si në prozë ashtu edhe në epigrame ku të ngushëllon përmes pesimizmit. Në këtë vepër autori hyn në kontakt dhe bën të prekshme ato zona ku lexuesi i zakonshëm, por edhe natyrat meditative gjejnë krahë për të zbuluar gjithçka të ndryrë brenda vetes, për të zbuluar më mirë atë dhe për ta vendosur veten në raport me botën dhe të tjerët. Pyetjet më ekzistenciale për qenien bëhen me një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe po kështu jepen edhe përgjigjet e autorit nga përvoja e vet dhe përvoja e njerëzimit. Kudo në epigrame ndihet protesta që njeriu ka lindur i lirë, dhe kudo është me pranga. Epigramisti dhe psikologu Denilu (pothuajse në mbi 40 librat që ka botuar tek “ADA” Tiranë) gjerë tani, na është paraqitur i veçantë dhe real. Mendimi i Dedës është se e vërteta nuk qëndron vetëm në atë që është e dukshme, e prekshme dhe e konstatueshme shkencërisht. Mendimi se vetëm ajo që shihet dhe preket, duhet të besohet si e vërtetë një diçka që Dedën nuk e bind aspak. Mendimi se vlerat nuk ekzistojnë, pasi që ato nuk janë fakte duket abstrakt për autorin. Pra, mendimet e këtilla, kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të shkaktojnë edhe sot e kësaj dite një kulturë dëshpëruese, pasi që kanë privuar njeriun nga më e bukura, nga më e mira dhe nga më e shenjta që i jep kuptim njeriut dhe krejt ekzistencës së tij. Kjo mënyrë e të menduarit, ka krijuar, një mendim të dobët, që domethënë një relativizëm dhe një nihilizëm. Dëshira dhe tentativa e vazhdueshme e sistemeve njerëzore, për të zënë vendin e Zotit, e kanë zhveshur njeriun nga ato vlera që i jepnin kuptim dhe domethënie të jetuarit të tij, në të mirat dhe në të vështirat që jeta rezervon për secilin njeri. Idetë e tilla relativiste dhe nihiliste kanë bërë që njeriu mos të jetë më qendra e natyrës që nën udhëheqjen e Hyjit dominon të gjitha gjërat, por një pjesë e vogël e sajë, sikur bimët dhe shtazët. Deda nuk merret me sharje. Nuk merret me Zotin pasi nuk ka fakte nëse ekziston apo nuk ekziston sepse shqisat i ka të kufizuara. Nuk mund të themi se është ateist sepse të qënit ateist të fut përsëri në religjionin e mosbesimit. Deda është familjar i deklaruar dhe familja është Zoti i tij. Dashuron familjen dhe gruan Flora për të cilën nuk harron të shkruajë vazhdimisht nëpër libra. Deda pothuajse në çdo libër merret me njeriun që duhet të jetë pa pranga. Po japim disa epigrame për ilustrim:
-Çmenduria e përkohshme. Epigram: Ekzistojnë njerëzit me ndjeshmëri të sëmurë dhe ata me imagjinatë të acaruar/. Nëse çmenduria e kap timonin me duar/ vullneti e guximi me një pamje të lodhshme/ ikin dhe ja lënë vendin çmendurisë së përkohshme.
Ajo se çfarë ka rëndësi është se epigrami i Dedës nuk ka nevojë të dëshifrohet pasi e jep mesazhin me pak rreshta dhe me gjetje artistike të veçantë.
-Dashuria dhe ambicja. Epigram: Nuk mund t’i tejkaloj të urtët/ Ata kanë shkruar ç’mos/ Dashuria: çmenduri e dashur./ Ambicia: budallallëk serioz.
I pëlqen rima epigramistit Ded dhe kjo ja shton kripën “supës” epigram të pastër duke e bërë të shijshme sepse është bio e shpirtit Denilu.

Dorjana Sterkaj, Redaktore