Titulli: Lërmëni të prehem

Botim i parë, 2016

ISBN 978-9928-223-36-4

Botues: Roland Lushi

© Të gjitha të drejtat janë të autores

Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Nasi Pavllo Nr.20
E-mail: rlushi@yahoo.it
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, tetor 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Selamaj, Oltjona
Lermëni të prehem : poezi / Oltjona Selamaj. Tiranë : Ada, 2016.
144 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-36-4
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Parathënie

Oltjona, paraqitet me librin e saj të katërt poetitk, me titull: ’’Lërmëni të prehem’’, dedikuar mikes së saj të mirë, Kamelia, nga Bukureshti, e cila nuk jeton më, për shkak të kancerit, që i mori jetën, vetëm në moshën dyzetë e dy vjeçare.Në këtë vëllim poetik, do të gjeni poezi të mrekullueshme, në të cilat spikat dashuria e autores Oltjona Selamaj, për njerëzit, qëniet me frymë, natyrën, dhe poezi kushtuar njerëzve e artistëve,të cilët autorja ka patur shumë për zemër, para ndarjes së tyre nga jeta.Oltjona, tashmë e ka zgjedhur udhën e saj krijuese, e cila sa vjen e bëhet më e bukur, më e larmishme, e më e lexueshme edhe nga miqtë e fansat e saj, në rrjetin social facebook.
Oltjona, “urren” indiferencën, hipokrizinë dhe ligësinë e kësaj bote, pasi ajo është njeri i ndjeshëm mbi të gjitha, e gjithëcka, që lidhet me vuajtjen e njerëzëve dhe planetit në tërësi, e përjeton me dhimbje e rebelim.Vargu i Oltjonës është i drejtpërdrejtë, sikurse edhe karakteri i saj në jetë, dhe ajo nuk nguron kurrë të thotë çfarë mendon, nëse sheh padrejtësi, të çfarëdolloj natyre sociale. Këto poezi janë mishërim i virtyteve më të larta njerëzore, si:miqësia e sinqertë dhe dashuria e respekti për jetën dhe çdo formë të saj. Në këtë vëllim poetik, nuk mungojnë figurat letrare,që rrjedhin si ujë burimi,nëpër vargjet e autores, e cila shkruan pafund,rreth bukurive, që Zoti na ka falur, dhe kërkon një ndërthurje emocionale e shpirtërore, mes njeriut dhe ngjyrave e larmishmërisë në natyrë, e kjo, e frymëzon autoren në çdo sekondë të ditës e të natës, madje, i merr edhe kohën e gjumit.
Shpirti i Oltjonës, është i mbushur me mirësi e ngrohtësi, për këdo që gjëndet pranë saj, por edhe për këdo larg saj, që është i vlefshëm e pozitiv në shoqëri. Autorja, pas tre vëllimeve të saj poetike, paraqitet me shpirtin e saj, sa të brishtë, aq edhe të fortë, sa rebelues, aq edhe reflektues.Titulli është zgjedhje jo rastësore, pasi vetë poezia në këtë libër, tregon përse-në e tij. Ky titull, vjen nga një shpirt luftarak, që kërkon paqen, dhe e kërkon prehjen, në vendin e vet, në vatanin e bukur, të cilin autorja e ka në mendje e shpirt, në çdo kohë. Por njëkohësisht, ky titull, personifikon prehjen e përjetëshme të mikes së saj, që adhuronte jetën, lulet, natyrën, e çdo gjallesë mbi tokë, njësoj si OLtjona. Kështu ky titull, u përket dy mikeve, që i bashkoi mërgimi, me peripecitë e tij, me padrejtësitë e përjetuara sëbashu, por me guxim e shpirt luftarak , përballuan gjithëçka bashkë, ndanë edhe kafshatën e bukës, për disa vite, me njëra-tjetrën, në momente të vështira, nuk rreshtën kurrë së dhëni dashuri miqësore të pastër, derisa jeta i ndau padrejtësisht, me ‘’ikjen’’ prej saj, të njërës mike, e cila fitoi çdo betejë në jetë, por nuk e mposhti dot vdekjen e pa shpirt, e cila i preu ëndërrat në moshën më të bukur.‘’Ky libër, -thotë autorja, ka shumë nga jetët tona dhe dëshiroj t’ia dedikoj tërësisht mikes sime Parajsore, e cila u bë motër, nënë, babë,e vëlla, në ditët me acar të jetës sime në mërgim’’. Ky homazh njerëzor, duhet të na shërbejë në jetë, për të kuptuar se cilat janë gjërat më me vlerë për shpirtin e njeriut, dhe sesi duhet parë bota pa egoizëm, por me vëllazëri, mbështetje e mirësi, në mënyrë, që askush dhe asgjë negative të mos e godasë qënien tonë të brishtë, e mos të na gjejë të papërgatitur shpirtërisht, gjatë sprovimeve jetësore, të vogëla, apo të mëdha qofshin ato.
Ka shumë për të thënë për Oltjonën, pena e së cilës nuk rresht së shkruari, pas çdo ngacmimi shpirtëror, që jeta i dhuron. Por, le ta zbulojmë çfarë përmban ky vëllim i zjarrtë poetik, duke shijuar lirinë e vargut të sinqertë njerëzor, që kërkon prehjen, në gjithëçka të bukur natyrore e njerëzore. Poezitë dedikuar mikes së saj, janë rrënqethëse, dhe vuajtja e humbjes së një jete me vlera humane të konsiderueshme, e bëjnë autoren edhe më të dhimbsur, por edhe më shpresëdhënëse, se një ditë do të ketë mundësinë ta rigjejë shpirtin e mikes së saj, në një botë më të mirë se kjo, që nuk e vlerësoi sa ishte në jetë, -shprehet Oltjona.
Ky libër, gjithashtu, është dedikim për të gjithë të ndjerët, si pasojë e vrasjeve të pabesa, ndodhur në Europë, nga dora gjakatare e Isis.

Këto janë vargje, nga poezia:
’’Ku ta gjej’’?!…( kushtuar mikes së saj, Kamelia ).

‘’Ku ta gjej një rreze dielli…
Të më perkedhelë?!
Të më heqë cdo shqetësim
Pas vehtes, të më mbledhë?!…
Ku ta gjej një ëndërr,
Ta bej realitet?!
Të të kem edhe një herë
Engjëll, në këtë jetë’’?!…

DENILU…(poet, epigramist, Dedë Nikollë Luca)