Autori: TONIN NIKOLLI
Titulli : NË OBORR TË SHIUT
Redaktor: NDUE SHABAKU
Kopertina: A. GASHI Sp A.NIKOLLI
Botimi i parë, 2017
ISBN 978-9928-244-65-9Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Tirazhi 200 kopje

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Nikolli, Tonin
Në oborr të shiut : poezi / Tonin Nikolli ;
red. Ndue Shabaku. – Tiranë : Ada, 2017
160 f. ; 14×20 cm.
ISBN 978-9928-244-65-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

PARATHЁNIE

Ditët duke ngrënë.
Ato, duke më gërryer…

Poezia të dhuron emocionin e bukurisë më të lartë, të mbush me jetë ,me imagjinatë, ta fisnikëron vetëdijen dhe përvojën. Por të jep motiv të vendosësh lidhje me faktorë të qënies.Ja sa bukur shpreh autori ndjenjën :

Nën strehë malli,
të pi në cirkë të shiut.
Thërmuar,
në dy bebëza
sysh…

Ose poezia “Shpirtrat “

Shpirtrat tonë,
njëri mbi tjetrin,
si gurë mulliri,
bluajnë ndjenjën…
Vetëhahen,
vetëdigjen,
vetëbrehen…

Tonini shkruan edhe poezi të rimuar. Për poetin rima mund të jetë maja e fillit të Arjanës.Ajo prodhon tinguj magjikë e vë në lëvizje jo vetëm gjuhën, por edhe imagjinatën tek troket lozonjare në dyert e shpirtit e të mendjes së poetit dhe tek lexuesi sjell dhe provokon impulse të begatë ,zgjim të harmonishëm e plot emocione.

„Si zë fëmije lodhur nga vaji,
fashitet mbrëmja, shuhet ngadalë…
Jashtë fryn erë dhe pa pikë faji,
m’i shuan tingujt, më le pa fjalë…“

Poeti ka një tas të artë, ku përzien lëndët e tij prej Alkimisti. Aty është gjithë jeta e tij, gjithë vëzhgimet e tij, e ajo që e bën të vecantë, është ndjeshmëria, aftësia për të akumuluar, përvoja sensitive. Përvoja e poetit është më e gjërë se vetvetja, është befasuese,e kjo ndodh me Tonin Nikollin në këtë cikël poetik e në veçanti, në Cikë lPlus (Kalendar për ty ), ku ai në 31 ditë shpalos ndjesi të tilla që të emocionojnë për forcën e brëndëshme, bukurinë e mendimit e të vargut.

Netët pa ty,
zhyten thellë në terr….

anije ëndrre
në oqean malli….

Poezia lind si ëndrra e vjen e bëhet realitet në një libër.
Lexuesi tashmë ka në dorë këtë vëllim poetik “ Në Oborr tëShiut “ për t’u njohur me ëndrrën e Tonin Nikollit e shpirtin e tij .

MERITA SMAJA
Aktore në teatrin “ MIGJENI “ Shkodër.