Sa here lexoj poezite e Lumturi Plakut me duket se shoh edhe imazhin e saj ngjitur si gjithmone ne nje nga skenat e fjales se bukur , per te artikuluar copeza dhe pasazhe te ndjera bashkekohesie dhe pozicionin e saj ne te. Kur flet ajo mua me duket se edhe ajrit i pelqen te degjoje dhe te mbaje vesh, sepse flet nje grua me zerin e mijra grave te tjera intelektuale. Ajo eshte e ngarkuar nderkaq edhe me misionin e shenjte, per te mbjellur pak drite ne syte e tyre. Flet nje nene e veshur me dashuri hyjnore, por edhe nje poete e veshur me nje mori metaforash te tejdukshme poetike dhe ardhmerije. Lumturia eshte nje qenie qe nuk i perdor vargjet si copeza shumengjyreshe fustani per te zbukuruar veten, por shume me teper se kaq. Ajo e ka vargun si nje mjet amplifikues jo vetem per te shperfaqur idete dhe kredon e saj jetesore per veshet e shurdher te indiferenteve te kesaj bote, por edhe per te hapur dyer dhe dritare shprese per njerezit e plagosur dhe ne udhekryqe.
Kesaj radhe poetja vjen me librin e ri “ O NENOKE”, ku pak a shume, poezite prekin tre tema te forta. Fillojne me poezite per emigrimin, vazhdojne me pjesen e dyte, me lirika dhe ne pjesen e trete poezite e saje shprehin mendimet per shume probleme shoqerore jetike.
Emigrimi, malli, largesia per te jane dhimbje; dhimbje, qe i ndjejme edhe ne duke i lexuar ne vargjet e saje..
Më djeg malli,
shpirti sytë, mi zbrrun me lotë,
vi tek ti me vrap si shqipe,
e kur iki…
ahhh, adallandyshe, krahë prerë e zemër copë…
“Ketu jam shume dhe askush”, thote zeri i dritheruar i emigrantit ne dhe te huaj. Mjafton vetem kjo fraze qe eshte me shume se nje pohim i trishte, qe te kthehet ne nje mjet efikas per autoren per te arrij ne sintetizime te gjalla per fatin e pothuaj gjysmes se kombit te saj me emer emigranti, qe jeton kudo neper bote.
Degjoni me vemendje mbarimin e fjales “askush “. Ajo i ngjan jehones se mbytur te nje guri ne rrokullime. Shkeputja e tij nga rrenjet shoqerohet me nje pasthirrme dhimbje.
“Ku shkojme… Cfare na pret perpara ?”.
Jane pikepyetje qe vargut te saj kane shume kohe qe nuk i ndahen Skenat e shumellojta ku i vendos heronjte e saj lirike autorja fare mire mund te mbushnin skenat dhe prapaskenat e nje drame shqipetare.
Apo tek tjetra poezi…
Ndryshe është dielli,
bën diferencime, sikur me të tjerët s’jemi njëlloj,
ashtu si në vëndin tonë, s’na ngroh …
S’mungon asgjë,
por jeta na duket pa shije, hon bosh
e thatë, pa shpirt, tamam si kashtë.
Mall, nostalgji per guret e vendlindjes dhe shume pikellim. Nena te vetmuara, femije qe po harrojne gjuhen e vendit te tyre, bij dhe bija me pak fate. Doruntina dhe Kostandina, te cilet edhe ne gjume e shohin dhe e perjetojne intensivisht fatin e atdheut te tyre te mjere. Autorja shkruan me nje perkushtim prej nene dhe motre per ta. Prandaj te emocionojne dhe te bejne per vete kenget e saj te kurbetit.
Mëngjezet gdhihen sikur është ngrysje,
me qiellin nxirë, pa diell qeshur
mërgimin e shkrret, si fustan grrisur,
dua ta heq, s’e mbaj dot veshur
Racionale ne shprehje , por me nje densitet te larte mesazhor, pas cdo psheretime dhe loti ajo vendos si balsam pak fryme dhe varg , pak metafore ngushellimi por edhe shprese. Dikur ky vend do ti prese ne gjirin e tij bijte e larguar Dikur, por kur ? Estetika e mallit dhe pritjes ketu gdhend vetveten. Kane shume adrenaline dhe gjalleri edhe poezite e saj lirike.
Dukë dalë nga kornizat e ngurta të moshës, lirika e saj përthyhet e trupëzohet nga vargu në varg në mijra trajta dhe forma të bukura. Herë në portretin e një Eve apo Afërdite e herë të tjera në një shigjetë Kupidi, poetja e quan“Të Shenjtën Dashuri”, si të drejtë të gjithëkujt.
“ Ka të drejtë gjithëkush të dojë e ta duan”, ose kur bën një thirrje si me lutje;
“Thuam moj të lutem, thuam, lajmin aq të dëshiruar,
thuam që je dashuruar,
se do jem e lumturuar!”
Heronjtë lirikë të këtij vëllimi janë gjithmonë udhëtarë të shpresës, edhe pse bartin përvoja shpesh herë të hidhura zhgënjimesh nga marrëdhëniet e tyre të përditshme me njerëzit dhe një kohe absurde. Është pozitiv fakti që karakterizimin e tyre autorja ja del ta bejë edhe nëpërmjet një dy vargëshi ose krahasimi të veçantë;
“E unë për ty jam përjetësi “ ; Kështu poetja na qartëson në vargjet e saj, si e do dhe e mendon ajo dashurinë, që duhet të jetë një përjetësi . Për të dashuria nuk është aventurë e kështu s’mund ta pranoj kurrë.
Në poezinë tjetër të ndjerë” SEPSE TI JE GRUA”, mesazhi e arrin trupëzimin e tij me një natyrshmëri për tu admiruar Lumturi Plaku. Ajo ka një qëndrim të vetin krejt orgjinal rreth marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me figurën e gruas Duke qënë dhe vete e tillë ajo vendos para nesh copëza të unit të saj shpirtëror për të na e bërë edhe ne më të lehtë zbulimin dhe perceptimin e kësaj figure. Kjo është arësyeja që duke u endur në labirinthet e shpirtit të saj ne na krijohet përshtypja e mirë se jemi duke shkelur në mijra dhe miliona labirinthe të tjerë shpirtërore të grave të botës. Prirja për të polemizuar dhe për të shpërfaqur artistikisht ide ju jep atyre një natyrë më konceptuale.
Temat dhe subjektet e poezive të këtij libri janë sa spontane aq dhe të menduara, sa të thjeshta në dukje aq dhe të thella në brendi E vendosur që emrit grua ti veshë një aureolë shënjtërije autorja nuk i kursen epitetet krahasimet dhe ngjyrat më të bukura që egzistojnë; Lule, ëmbëlsi, parfum, ekzistencë… Janë këto elemente që ajo sikur i nxjer dhe importon nga natyra për ta bërë sa më të prekshëm dhe ideal emrin e saj.
“ O gjallëri, o dritë që kurrë nuk zhduket. O jetë, o zemër , o yll e mrekulli. Ç’më duhen lotët e heshtja c’më duhen… Ti je për mua e unë për ty jam Përjetësi”
Edhe në ciklet e tjerë të poezive të saj vemë re një tipologji karakteresh konkrete dhe të besueshëm jetësore. Homonimia e vargut i përgjigjet më së miri edhe atij të mendimit…
ME GENJESHTRA?
Me gënjeshtra e të vjedhura s’shkohte larg,
zvarrë, zvarrë shkon gjer tek dera,
e gjer tek plehrat i ke vlerat.

DËSHIROJ…
Ti bëj vendin vetes atje, ku të vlerësohet
e nderohet fjala
E jo atje, ku flitet sa për të kaluar radha !!!

MALLI I MIRË …
Malli i mirë, o shpejt , o vonë
e shet vetveten,
s’ka nevojë të paguaj
për t’ju bërë publiçitet…

JETOJE LIRINE, POR…
Jetoje lirinë, por lejoju edhe të tjerëve,
ta jetojnë jetën të lirë,,
të gjithë me lirinë kemi lindur,
sapo morëm frymë…

Prirja për refleksione sa më të thella shoqërore e nënvizon me së miri karakterin e poezisë së saj, si një poezi gjoksi, të ndjeshme, me nerv dhe mjaft të angazhuar me kohën. E them pa teprim se sa herë lexoj ndonjë libër nga kjo autore, e ndjej veten të rrethuar me problematika, zëra dhe shqetësime të shumëllojta. Më duket se e shoh autoren duke folur e diskutuar me zjarr dhe pasion në shumë foltore dhe tribuna të mendimit të lirë, njëherësh ashtu me natyrshmëri dhe pasion prej idealisteje dhe poeteshe. Dhe fjalët e saj seç lëshojnë një kumbim të ëmbël në ajër.
Janë fjalë gruaje, motre dhe mikje të përkushtuar. Kjo se poetesha, misionarja dhe shëmbëlltyra perfekte e një gruaje të ditëve tona, janë bashkuar e bërë një. Urime.

Agim Bajrami.