Vëllimi poetik” Princesha e Zadrimës”,

Redaktor ILMI DERVISHI
Recenca AIDA DAJANI
Korektor ALKET DAJANI
Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-94-4

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, QERSHOR 2017

TË GJITHË LIBRAT E BOTUAR TE SHTËPIA BOTUESE “ADA” GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dajani, Gjyste
Princesha e Zadrimës : poezi / Gjyste Dajani ; red. Ilmi Dervishi.
– Tiranë : Ada, 2017
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-94-4
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

LIBRI ËSHTË SHTYPUR NË SHYPSHKRONJËN E SHTËPISË BOTUESE “ADA”

Gjyste Dajani dhe poezia e saj

Nga ILMI DERVISHI

Vëllimi poetik” Princesha e Zadrimës”, edhe përse është i pesti nga librat e autores, përsëri poetja Gjyste Dajani vjen me poezi të freskëta, me origjinalitet dhe identitetin e saj artistik. Ka shumë poezi për natyrën, vendlindjen, për njerzit e saj të dashur, figura e ngjarje historike të zonës ku jeton,i hedh në vargjenë një këndvështrim tjetër duke të mbetur në kujtes si poezi me pejsazhe e ndjesi shpirtërore dhe emëra e personazhe si Jerina te poezia “Princesha e Zadrimës”, poezi që merr dhe titulln libri .
Jerina, princesha e Zadrimës, bija e Princit për të cilën dolën në duel princat Lek Zaharia e Lek Dukagjini, vjen në kufijt e legjendës dhe realitet mes vargjeve të poetës Gjyste Dajani.
Autorja ka jetuar dy sistemet por e din nga ka ardhur me historinë e Kombit e krahines së sajë. Nuk i intereson drejt për drejt politika, por, poetja revoltohet për Kombin,për keq manaxhimin politik,pasojat sociale që vijnë ndaj shkruan poezit “Ujku dhe qingji”, “Politika”, “Autostrada”, “Populli” , e të tjera poezi me një revot të mbrendëshme poetik e qytetare.
Folku, tradta e pasur popullore e krijuese eshtë e dukëshme por autorja ka tentuar ta kaloj vargun në një poezi të mirëfillët, reflektive, shkruar me ndjenjë e me mesazhe të drejt përdrejta te lexuesi si te poezitë “Tik taku i zemrës”, “Largimi”, “Mos thuaj”, “Puhiz” e tjera që janë poezi me zërin e brendshëm njerzor, mesazhe dashurie e krenarie ku ka jetë në lëvizje e vazhdimsi.
Kur poetja lezhjane Gjyste Dajani shkruan poezi për emigracionin, një plag e dhimbeshme e shoqërisë ku jetojmë, ka një si gërvishtje shpirti gati gati personale se ka fëmijët e saj në Kontinentin e largët,e ku vargjet vijnë si një britëm ku secili lexues që ka fëmijët e tij në emigrim drithërohet. Në një nga poezit ka një varg…”Nuk më pasuron ekonomia.”
Poetja Gjyste Dajani është nënë e shkruan për fëmijët por dhe për prindërit, është gjyshe e shkruan për nipa e mbesa duke e ndjerë deri në dhimbje mallin, është bashkëshorte e denjë e shkruan për Luigjin, është njeri e shkruan për njerzit me shpirtin e pastër të poetes. Por është dhe patriote ajo e do Kombin, bashkëkombësit kudo që janë. Të bukura dhe me ndjenjë kombëtare janë poezitë “Vllezërit kosovarë”, “Rugovës”, “Bjeshkët shqiptare” e tjera.
Mendoj dhe them, jo si redaktor i pesë librave të autores , por si dashamirës i poezisë, si lexues i vëmendshëm i poezisë së Gjyste Dajanit se ka një poezi që duhet lexuar dhe se librat e saj në bibliotekën e sejcilit janë një vlerë e shtuar dhe pasuri në biblotekën personale.