Autori: VALBONA PICA
Titulli : PSHERËTIMË shpirti
Redaktor:TONIN NIKOLLI
Korrektor: NDUE SHABAKU

Botimi i parë, 2016
ISBN 978-9928-223-55-5

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Tirazhi 200 kopje

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Pica, Valbona Psherëtimë shpirti…:poezi/ valbona Pica; Tonin Nikolli. – Tiranë : Ada, 2017
108 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-66-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Parathënie

Përmbi malin e dhimbjes, përmbi zemërimin e reve, për të arritur në qiellin e …
Ky është lajt’motivi i lirikës së vëllimit të parë poetik me titull “Psherëtimë” i autores shkodrane që jeton prej vitesh ne Itali, Valbona Pica. Në qendër të poezisë heroina në dilemë: t’i referohet arsyes e të ecë përpara duke harruar dashurinë e thyer, apo t’i nënshtrohet tundimit! Autorja e vë rolin e mëkatares heroinën e cila të bëhet viktimë e tundimit. Ajo ecën e trishtuar mbi lapilin e shpritit të shkrumbuar për hir të dashurisë, që të kërkojë ndonjë shkëndijë, me të cilën të ekzaltohet duke udhëtuar në harkun e kohës së artë kur ishin të dy. Përmes pasazhesh të bukura poetike, në tejsfodin e mugët të shpirtit zdritet imazhi i atij, mbi të cilin është skalitur me pirografi stigma në formën gjysmëzemës së mbetur atje.
Me tone të qeta në dukje, në vargje ndihet fuqishëm kontrasti mes dashurisë iluzore dhe zhgënjimit, mes ëndrrës dhe realitietit të shënuar nga fati i nëmur, mes dëshirës dhe pamundësisë, pranimit dhe mos-pranimit të realitetit të ri …, pasi /jeta pa dashurinë është pa frymë, pa zë/. Në këtë mënyrë autorja ka ditur të përcjellë bukur e këndshëm në të gjitha pikëvështrimet dritë-hijet e dashurisë së /kapur pas shpresës së thyer/.
Lexuesi do të ndiejë dhimbje për dramën e brendshme që përjeton heroina e poetikës, e cila lufton me veten e saj mes tentacionit të /zemrës që tërheq zvarrë/ dhe arsyes për hedhur vështrimin nga /çel e lulëzon pemë e jetës/. Në të njëjtën kohë, do të ndiejë edhe admirim, kur e sheh të reflektojë që kalaja (e dashurisë) e ndërtuar me intrigë është e destinuar të vdesë. Kjo e bën atë luftëtare të drejtpërdrejtë dhe pa kpmpromis ndaj vetmisë, largësisë, lotit, territ, akullit, … që lëndojnë plagën e vjetër dhe të ngrihet hovshëm mbi malin e dhimbjes, të katapultohet mbi zemërimin e reve dhe të arrijë në qiellin kristalin të dashurisë së /lulëzuar nga vetë perëndia/.
Ndue Shabaku