Të dëgjosh zërin e lotit
Autore: Arianita Hoxha
Arti grafik: Shtëpia Botuese “ADA”

Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati: 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2017
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Hoxha, Arianita Të dëgjosh zërin e lotit: poezi / Arianita Hoxha ; red. Agron Shele.
– Tiranë : Ada, 2017
132 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-48-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Poezia si komunikim dhe impuls i brazdave të shpirtit.

Vëllimi poetik “ Të dëgjosh zërin e lotit” është vëllimi i tretë i autores Arianita Hoxha, i cili vjen jo vetëm si prelud dhe shprehishmëri e një bote të tërë ndjesore, por dhe si kulmim estetik dhe artistik në botën e artit të shkruar. E gjithë kjo prurje i përngjan një mozaiku ku nëpërmjet detajimit të ngjyrimeve jetë të sintetizuar në vargje strofike, kryesisht të puthitura AB- AB, ose dhe monokolonës, kryesisht në 12 rrokje, por dhe në këtë paraqitje: rima, muzikaliteti dhe përzgjedhja e fjalës posedojnë dhe mbizotërojnë gjithë stilistikën e sjellur, krijijnë atë tablo dhe konfigaricion që e identifikon por dhe veçon për gjetjet dhe muzën krijuese. Që në fillim duhet theksuar se tematika e këtij vëllimi dhe pse ndahet në tre cikle: Dallëndyshe në Dhjetor, Ndjenjë dhe Zgjuar me poezinë, ndjek të njëjtën kurbaturë si në formë ashtu dhe në përmbajtje dhe nëpërmjet kësaj përqasjeje të dlirtë dhe të sinqertë shpreh jo vetëm percepetimin e botës në referencë me përjetimet dhe impulset e brendshme, por dhe atë të mjedisit rrethues, mjedis që përmbushet nga kontraste të forta dhe dritëhije të vetë realitetit kohor.
Në ciklin e parë, mbizotëron tema e mprehtë shoqërore, me epiqendër familjen, të prekur nga emigracioni, fenomen që ka lënë gjurmë të thella dhe tek vetë autorja dhe në këtë kontekst, herë nëpërmjet dedikimit të drejtëpërdrejtë për nënën, babain apo formave të letrave, gjetje artistike këto , shprehet dhimbja por dhe plaga sociale që përjeton një kombë i tërë.

Cikli i dytë, i cili zë dhe vendin kryesor dhe përbën bazën e vëllimit poetik është tematika lirike.

“Ja, dhe të parat pikat e shiut ëmbël trokasin
Si të voglat balerina u vallëzojnë spektatoreve
Shumëngjyrëshe si ylberë që horizontit zgjasin
Si grimca dashurie nga brilantet meteorë .”

Përzgjedhja e vargjeve strofike dhe ndikimet ngë autorët e mëdhenj lirikë, si Pushkini, Esenini etj, kanë produktuar por dhe sendërtuar një autoritet krijues që është shtresëzuar dhe formuar me kohën. Ndjesia dhe percepetimi lirik kalon nëpërmjet pikave të shiut, diku tjetër nëpërmjet flakërimës qiell, në të tjera poezi nëpërmjet gjethes vjeshtë dhe kështu plot grishje, pasion dhe ndjenjë ajo i thur himn dashurisë njerëzore.

Cikli i tretë dhe i fundit prek dhe kap vetë telajon jetë, detajuar deri në përditësi dhe ashtu plot fantazi, por dhe sikurse është në realitetin e dhimbshëm shqiptar sjell jo vetëm tablon gri të mjerimit si identifikim, por dhe pasthirrmën për të reflektuar dhe ndryshuar, gjithmonë në funksion të një modaliteti por dhe moralitetiti të një shoqërie sa më të drejtë e humane.

Autorja Arianita Hoxha përbën sot një realitet letrar, e cila meriton shumë më tepër vëmendje nga kritika, por dhe lexuesi, për vetë prurjet, risinë krijuse dhe fjalën poetike që kërkon të përcjellë, për vetë idetë dhe vizionin që e karakterizon dhe e gjithë kjo në përpjekje për një art ndryshe dhe shumë më pranë vlerave kulturore njerëzore.

Agron Shele, autor