Udhëtoj… me Ju
Autore: Vangjelia Verori (Mehmetaj)
Redaktoi dhe korrektoi: Hilli L. Veruari
Punoi në kompjuter: Ervis Mehmetaj dhe Vangjeli Veruari (Gega)
Kopertina: Loredana Bianconi
Sanie Nurka

Përgatiti për botim : Roland LUSHI
Formati: 14 X 20.5

ISBN: 978-9928-223-43-2
© : Autorja

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2016

LIBRAT E SHTËPISË BOTUESE ADA MUND T’I GJENI NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE, TIRANË

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Verori (Mehmetaj), Vangjelia
Udhëtoj… me ju : poezi / Vangjelia Verori
(Mehmetaj) ; red. Hilli L. Veruari. – Tiranë :
Ada, 2016
92 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-43-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

UDHËTOJ… ME JU
Nuk duhen shumë fjalë, për të thënë ato që zemra ndjen,
por duhen shumë ndjenja për të shkruar
shumë rrjeshta me zemër.

HARMONIZIMI NË VËLLIMIN POETIK
“UDHËTOJ… ME JU”

Harmonizimin e ka pjellë vetë natyra, kurse njeriu e ka arkitekturuar atë madhërishëm.Pa harmonizim çdo gjë rreth nesh do të qe e lodhshme, apatike pse jo edhe e bezdishme. Natyra ka krijuar në tërësinë e saj një konfiguracion, sa të këndshëm, aq edhe të habitshëm. Në shtratin e saj sheh male të thepisur, dete e liqene të kaltër, fusha të blerta, ujëvara të pazakonta, pyje pa kufij, shkretëtira të frikshme e të pa ana. Ajo i ka falur rruzullit nja habitat universal, mjedis jetese dhe bashkëjetese për gjithë qëniet e gjalla. Qënia njerëzore e ka studiuar shkencërisht dhe e ka vlerësuar këtë harmonizim natyror. Në këtë kontekst, qënia më apriore (njeriu), kur e ka parë të mundur, si një arkitekt i mirë, ka ndërhyrë për ta bërë edhe më të madhërishme këtë krijimtari të natyrës. Natyra i ka dhënë predispozita të veçanta njeriut, që përmes racionalitetit të tij dhe inteligjencës të padiskutueshme, të bëjë shkencë, art dhe të transformojë botën. Po le ti lemë sofizmat dhe të përqëndrohemi në botën e artit. Ashtu si shkencat e tjera edhe arti u bë shkencë më vehte, shkencë e inspirimit shpirtëror të njeriut. Përmes artit ai jep mesazhe,kultivon shijet estetike dhe pasuron botën shpirtërore. Arti, lindi që në lashtësi si një nevojë e padiskutueshme për njeriun. Ai nga njëri shekull në tjetrin u harmonizua dhe u perfeksionua në të gjithë formacionet e tij: në letërsi, pikturë, skulpturë, muzikë, arkitekturë dhe sot ai starton si me format klasike, ashtu dhe me ato moderne. Por le të përqëndrohemi në atë ç’ka duam të shprehim për artin letrar. Letërsia e sotme në të gjitha gjinitë, zhandret dhe degëzimet e saj i jepet lexuesit përmes formave klasike dhe atyre moderne, apo kombinacioneve, formatimin me të cilën krijuesi vesh përmbajtjen . Poeti a prozatori, në krijimtarinë e tij i vesh përmbajtjes së veprës atë formë a metodë që ai preferon për lexuesin, sepse një vepër artistike abstraksioniste apo surealiste e hermetizon përmbajtjen e veprës, për rrjedhojë kjo vepër vështirë se leçitet nga një lexues i nivelit mesatar, ajo kërkon tjetër auditor. Por le të kthehemi tek vëllimi poetik i Vangjelisë “Udhëtoj…me Ju”.
Nuk e kam ditur që autoria shkruante poezi dhe s’më shkonte ndërmend, që një ditë, një prej vëllimeve të saj me poezi do ta redaktoja dhe korektoja unë. Është e çuditshme puna e krijimtarisë. Ajo të cimbis gjithë jetën në shpirt si ajo bima që çan tokën dhe një ditë del mbi sipërfaqe. Me të drejtë Robert Bërnesi thotë: “…nga këngët e vjetra u rritën tek unë farat e fjetura të poezisë”. Vangjelia, prej vitesh udhëtonte me poezinë dhe e belbëzone. E këndonte dhe e shkruantëe atë, por s’kish ardhur ora që t’ia parashtronte publikut për ta lexuar, ndonëse poezi të veçanta i ka botuar në gazetën “Adriatiku” që në vitet 1980. Thonë se poezia lind e rritet me adolishencën. Asgjë nuk mund të absolutizohet. Edhe Miguel Servantes kur e nisi romanin “Donkishoti Mançes” ishte 64 vjeç. Ai e nisi atë si një parodi groteske për të sfiduar realitetin e kohës, po ajo doli një vepër madhore, fama e së cilës jeton në shekuj.

HARMONIZIMI FORMË-PËRMBAJTJE

Ashtu si jeta që nuk mund të ekzistojë pa diellin, ajrin dhe ujin, ashtu dhe muzika nuk mund të tingëllojë magjishëm pa lidhje organike e në harmoni me tingujt. Ashtu sikur një lule e bukur nuk mund të kuptohet pa kërcellin, kurorën dhe petalet shumëngjyrëshe, ashtu dhe poezia me vargjet e saj plot tingullime, rimë e ritëm nuk ka dimensione pa lidhjen e brendëshme dhe harmonike të mendimit, ëndërrimit, meditimit, çlirimit të emocionit, të shprehjes së arsyes, që vijnë të sinkrozinuara në raportin përmbajtje-formë. Ky ka qënë lejtmotivi i padiskutueshëm i poetes Vangjeli Verorit në këtë vëllim. Motivet nga të cilat është udhëhequr autorja janë të larmishme. Ato janë mbjellë në memorjen e saj, jo thjesht si tema të mëdha, por si ngjarje të përditshme që shpesh kthehen në drama. Vangjelia, këto tema i ka trajtuar me nje frymë dhe me pasion e frymëzim. Motivet janë atdhetare, dashurore, shoqërore, filozofike, natyrore, meditative, vegime, pse jo dhe motive popullore e romantike. Ato i kushtohen njerzëve, jetës, pemëve, zogjëve, diellit, tokës, hënës, reve, detit, bukurisë, dashurisë, popullit, heronjëve, e figurave të ndritura dhe të shenjtëruara si Nënë Tereza etj.
Të gjitha këtyre motiveve, më tepër spontane se sa të përzgjedhura , iu është veshur diku vargu klasik me rimë e ritëm, diku vargu i lirë dhe i shkallëzuar pa përjashtuar dhe vargun e bardhë të ritmuar. Në këtë vëllim, ndryshe nga i pari, fuqia e mendimit dhe vargëzimi , është më e fuqishme e më e arrirë. Që në hyrje të vëllimit. poetja shkruan :
Në këtë copëz rrugë unë me ju udhëtova,
Qesha, qava, u gëzova dhe u trishtova …
Më tej me vargje lapidare për Atdheun shkruan :
Ai, ka sy vesh e kujtesë,
na flet në heshtje,
i flasim me zë.
Po e braktisëm ,
na mallkon,
na lë.
Ky është thjesht një prezantim dhe vlerësim i bërë nga ne. Por le t’ia lemë më mirë lexuesit që ta thotë fjalën e tij, kurse ne le ta dëgjojmë atë e të mësojmë prej tij se ç’gjëllë kemi gatuar në guzhinën tonë.
Fjalët e mia të fundit : Të falenderoj nga zemra, e dashur Vangjeli për punën që ke bërë! Suksese !

Hilli Veruari
Fier, më 05.09.2016 ( Studiues dhe krijues)