Te librari Albania, librari Art’s, librari Qendra Stefan dhe librari Ada, shtëpia botuese ADA hedh në treg librin “100 poetë për dashurinë”. Është viti i gjashtë i botimit të këtij albumi poetik, që përkon me 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve. Gjej rastin të falenderoj të gjithë pjesmarrësit e këtij albumi që ju përgjigjën pozitivisht kërkesës sonë për të qenë pjesë e këtij libri. Gjithashtu falenderoj Zonjën Silvana Leka, Eltona Lakuriqi dhe Zotërinjtë Ahmet Mehmeti, Maksim Rakipaj, Iliaz Bobaj, Janaq Pani dhe Samir Perihana për përkthimet e tyre që besoj ia rrisin vlerat këtij albumi poetik në ditën e të dashuruarve.
Shtëpia botuese ADA këtë vit ka projekte të shumta të cilat edhe me mbështetjen tuaj shpresoj të bëhen realitet e festa të bukura të librit.