Te librari Albania, librari Art’s, librari Qendra Stefan dhe librari Ada, shtëpia botuese ADA hedh në treg librin “100 poetë për dashurinë”. Është viti i shtatë i botimit të këtij albumi poetik, që përkon me 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve. Gjej rastin të falenderoj të gjithë pjesmarrësit e këtij albumi që ju përgjigjën pozitivisht kërkesës sonë për të qenë pjesë e këtij libri. Falenderoj Erjon (Hamdi) Muça) që pranoi t’i bënte një parathënie këtij albumi poetik, gjithashtu Iliaz Bobaj, Irma Kurti, Kolec Traboini dhe Genci Muçollari për përkthimet e tyre, që besoj ia rrisin vlerat këtij albumi poetik në ditën e të dashuruarve.

 

Titulli

100 Poetë për dashurinë/ Album poetik

Përgatiti për botim: Roland Lushi.

 

Shtëpia Botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7 Tiranë

www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

100 poetë për dashurinë :

album poetik /

mbl. e përgat. Për bot. Roland Lushi.

– Tiranë : Ada, 2023

Vol.7, 128 f. ; 13 cm.

ISBN 978-9928-398-04-8

1.Letërsia shqipe   2.Letërsia botërore

3.Lirika    4.Përmbledhje (antologji)

821.18 -14 -82

821.1/.9 -14 -82

 

Njëqind poetë për dashurinë

 

 

Një antologji poetike ka një rëndësi të veçantë; në të një studiues, apo kritik mund të vështrojë rjedhën e krijimtarisë në një periudhë dhe vend të caktuar. Ndrësa një antologji poetike mbi një temë të caktuar, siç është kjo antologji, ka edhe më rëndësi; përtej vlerës së këtij apo atij krijuesi, ndjesive që të përçon , metaforizmin apo drejtëpërdrejtëshmërinë e çdo krijuesi; ka rëndësinë e dashurisë që mungon vazhdimisht në botën njerëzore.

Dashuria, nga të gjitha ndejnjat që përjeton njeriu është ajo më e koklavitura, më e shumllojëshmja, por gjithësesi, në të gjitha format e veta, ka të bëjë me vetëmohimin.

Vetëmohimi i Jezukrishit që dashuroi njerëzimin, vetëmohimi i Kleopatrës; në të gjitha mitologjitë, dashuria zë një vend të madh;  vllazërore, atërore; dashurinë që lëvrin nën dhé si rrënjët e një peme dhe i nxjerr bimët e reja në vendet më të pamendueshme, dashurinë nga përtej varrit, e megjithatë ajo në realitiet mungon.

Në realitet mbisundon urrejtja, mllefi, përbuzja, indiferenca; keqkuptimi. Ne jemi të vdekshëm, jetojmë jashtëzakonisht pak, e megjithatë urrejmë deri në pafundësi; kemi urrejtje që kanë tejkaluar shekujt dhe mivjeçarët, ndërsa dashuria i përngjet atyre insektve që rrojnë vetëm një ditë. Ka me mijëra vite që poetët mundohen t’ua injektojnë këtë ndjesi njerëzimit, me të gjitha mënyrat, format, mirëpo tek njerëzimi, dashuria e Odiseut, e Ledës, e Dantes, e Zhuljetës, Ajo e Leopardit për Silviën, e Baudelaire, e Rimbaud, e Malarme-s, e Carducci-t e Apolinare-s, e Quasimodo-s, e Merini-t, e të gjithë atyre poetëve që unë nuk njoh por që janë brenda meje.

Ndaj mbështes mendimin se një antologji e tillë ka një vlerë shumë  më të madhe se çdo lloj antologjie tjetër; nuk ka rëndësi nëse një krijesë i kushtohet dashurisë platonike, dashurisë naive apo të pjekur, dashurisë rinore apo të thinjur, asaj të pranuar apo refuzuar. Misioni i saj është përhapja e kësaj ndjenje që shteron. Nëse në të gjithë globin, për pak çaste, të gjithë njerëzit, do të dashuronin, apo edhe qoftë, do të lexonin mbi dashurinë, në ato çaste, të gjitha ndjesitë e tjera, me tepricë, do të treteshin. Lexuesit i duhet ky libër, kjo antologji, ngaqë njerëzimit i duhet dashuria!

 

(Hamdi) Erjon Muça

 

 

AGIM BAJRAMI – AGIM PIPA – AHMET MEHMETI – ALEKSANDER PUSHKIN – ALMA ZENELLARI – ANILA KODRA – ARBEN BLLACI – ARBEN (PETRI) TREBICKA -ARJAN KALLÇO – ARSHI PIPA – BARDHYL LOND0 -BASIR BUSHKASHI – BEATRICE BALLIÇI – BEDRI ALIMEHMETI – BESNIK BEDOLLAR – BOB DILAN-DAVA NIKOLLI – DELINA KREKA – DELO ISUFI – DEMIR GJERGJI – DIJE LOHAJ – DRITERO AGOLLL – EMRIJE KROSI – ERGET CENOLLI – ESAT MEKULI – FAIK KONICA – FATMIR MUSAI – FATOS ARAPI – FIQIRETE KUKLI – FLORENC ALLMUCA – FREDERIK RRESHPJA – GERTA BANDILLI BECKA – GURALI SPAHILLARI – HAVA MUÇOLLARI – HORGE LUIS BORGES – ILAZ BOBAJ – ILIR SHYTA – ILIRIAN ZHUPA – IRMA KURTI – ISMAIL KADARE – IZET SHEHU – JANAQ PANI – JANIS RICOS – JORGO BLLACI – KARK ÇIZEK – KOCI PETRITI – KUJTIM AGALLIU – LANDA MOLISHTI – LEONARD COHEN – LETA GURANJAKU – LUMNIE HOTI – LUMTURI PLAKU – MANUSHAQE TOROMANI – MARIA GRAZIA VAL – MIGENA ARLLATI – MIGJENI – MILAN KUNDERA – MIMOZA EREBARA – MIMOZA ELIONA OSMANI – MIMOZA MEÇO – MIMOZA REXHVELAJ – MIRA NIKOLLA – NAIM JONUZI – NATASHA ILIA – NDUE LAZRI – NURIE BADUNI – OLTJONA SELAMAJ – ORALDA LAHE – PANO TAÇI – PETRAQ RISTO – PETRIT RUKA – PETRIT SULAJ – PIRRO MINELLA MILLONA – POL ELYAR – POLO CIPA – PRANVERA DRITA GJONI – RAKELA ZOGA – REXHEP SHAHU – RIZA LAHI – ROLAND MUSTA – SADIK BEJKO – SAFO – SETKI Q. JASHARI – SHANDOR PETËF – SKENDER RUSI – SUZANA SALAJ – TEODOR KEKO – TEUTA BEQARI OSMANI – TOMORR DHRIMO – VALDETE ANTONI – VASIL DEDE – VETETIM BEJKO – VIKTOR HYGO – VISAR ZHITI – VITA BLLOSHMI KOZELI – VLADIMIR MUÇA – XHELADIN ÇITAKU – XHEVAHIR SPAHIU – XHULJETA KONDI – ZHAK PREVER.