…Për të prodhuar mjaltin bletëve u duhen lulet! Pa “nektarin” e kujtimeve për stërgjyshin Kolec Nika, stërnipi Ded, që figurshëm po e quaj “bleta Ded” do e kishte pak të vështirë t’a shkruante librin….

 

Autor: Ded Nikoll Luca

Redaktore : Majlinda Shaqiri

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, janar 2023

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Luca, Ded  Drita e Kolec Nikës : (poema)

Ded Nikoll Luca ; red. Majlinda Shaqiri. – Tiranë : Ada, 2023

60 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-398-01-7

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1

 

Parathënie e librit me poema “Drita e Kolec Nikës”

 

Për të prodhuar mjaltin bletëve u duhen lulet! Pa “nektarin” e kujtimeve për stërgjyshin Kolec Nika, stërnipi Ded, që figurshëm po e quaj “bleta Ded” do e kishte pak të vështirë t’a shkruante librin. Duke qenë se stërnipi dhe stërgjyshi kanë dritën hyjnore në shpirt, autori me nota optimiste, dhimbjen e shikon si dicka jetësore. Duhet të ju bëjmë me dije se Deda ka studiuar edhe parapsikologjinë, shkencën okulte për të shpjeguar të panjohurën. Në të gjitha poemat e “padukshmja” bëhet e dukshme. Poeti Ded Nikoll Luca i është larguar qasjes komplekse ndaj gjërave të thjeshta. Ky libër është me poema, këto nuk janë ese okultiste që ndjekin praktikat që përfshijnë aspekte të shtigjeve të shumëfishta. Ded Nikoll Luca duke bashkëbiseduar me stërgjyshin në parajsë, (Kuptohet se është një bisedë imagjinare) toka ku jetojmë, duhet të kthehet në parajsë. Për fatin e mirë, Deda nuk merret me hermeticizëm. Një sistem ky i filozofisë teologjike dhe mistike që u zhvillua rreth shekullit të dytë. Veprat e Dedës janë të shumta, mbi 70 libra të botuar tek shtëpia botuese “Ada ” Tiranë me botuesin Roland Lushi. Studiusi i shkencave okulte , poeti, epigramisti, eseisti, tregimtari dhe romancieri Ded Nikoll Luca, nuk është i ndikuar në gnosticizëm. Një varg i gjërë besimesh që përgjithësisht përshkruajnë realitetin si shpirtra të përsosur të krijuara nga një perëndi e përsosur e zënë brenda botës materiale të krijuar nga një frymë e papërsosur ose e keqe. Gnosticizmi gjithashtu thekson fuqishëm kërkimin për njohuri të fshehura të gjendjes së njerëzimit si një mjet për t’a shpëtuar atë, prandaj shpesh agnosticizmi kategorizohet si okultizëm. Janë interesante edhe studimet e Dedës në alkimi. Sipas meje, në të gjitha poemat e librit ndihet dukshëm studimi i transformimit në të dy nivelet fizike dhe shpirtërore. Alkimia thotë se duke mësuar pronat e botës fizike ata mund të mësojnë edhe sekretet shpirtërore. Qëllimi më i njohur i alkimisë është shndërrimi i plumbit në arë, që është kryesisht një metaforë për transformimin e diçkaje të trashë dhe të papërfunduar në diçka të përsosur, të rrallë dhe të plotë. Ded Nikoll Luca nuk është i tërhequr tek astrologjia. Astrologjia si përcaktimi i ndikimeve që punojnë në tokë, që vijnë nga përsosja e trupave qiellorë. Dua të theksoj se Deda është vetvetja që beson në Jezu Krishtin. Para dy ditësh bisedova në facebook me Dedën dhe më tha: Këto ditë jam i rrethuar me shumë probleme, dhe sa herë që kam probleme ndihem mirë. Edhe pse kam disa probleme, kjo nuk do të më pengojë që t’a përfundoj librin në ritmin tim të përhershëm dhe të zakonshëm. Mos na lashtë Zoti pa probleme, se pa probleme jemi si ujët e ndenjur të kënetës! Ky është libri i dytë me poema, dhe shpresojmë të mos jetë i fundit.

 

Majlinda Shaqiri. (Gazetare dhe poete nga Kosova.)