Nga Botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA vjen libri me poezi shqip-anglisht i autores Myzi Ormënaj

 

 

Titulli: Malet me mall

Autore: Myzi Ormënaj

Poezitë në Anglisht

Përkthyer dhe redaktuar: Orest Ormënaj

Kopertina: Joan Tanku

 

 

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati: 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

 

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2023

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ormënaj, Myzi

Malet me mall : poezi = Mountains of longing : poesie / Myzi

Ormënaj. – Tiranë : Ada, 2023.

108 f. ; 20 cm

ISBN 9789928398475

1.Letërsia shqipe

2.Poezia

 

821.18 -1

 

 

Myzi Bendo Ormënaj ka lindur në 4 Maj të vitit 1970 në qytetin e vogël të Patosit, dhe që nga viti 2004 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aty filloi nga e para studimet, kësaj here në fushën e menaxhimit të administratës në Boston University ku dhe u diplomua. Pas përfundimit të masterit, punoi në Harvard Medical School. Në Shqipëri, mbaroi për “Mësuesi” në Universitetin “Eqerem Çabej” dhe ka punuar si mësuese në ciklin e ulët në disa shkolla publike dhe private.

Pasioni i të shkruarit spikati që në fëmijëri dhe vazhdon edhe në ditët e sotme. Poezitë e para janë botuar në shtypin periodik të kohës e prozat e saj janë prezantuar në emisionin e Radio Tiranës “Një fletë nga ditari im”.

Vëllimin e parë me poezi me titull “Ngrohmani shpirtin” e botoi në vitin 2004. Po në të njëjtën ditë botoi shkrimet më të bukura të nxënësve të saj në librin për fëmijë “Penda e bardhë” pasi u kultivoi atyre dëshirën për letërsinë.

Pavarësisht vështirësive të emigracionit, pasioni për mësuesinë dhe të shkruarit nuk ndaloi. Që në momentin e parë kur u krijua shkolla shqipe në Boston, “Albanian Heritage and Language School” ajo dha kontributin e saj edhe si mësuese edhe si drejtuese.

Një përmbledhje me poezitë më të mira të krijuara ndër vite prezantohet në vëllimin e dytë “Malet me mall”.