…Vargu i saj është rreze drite, bukuri hëne,  lule mijërangjyrëshe, tufan, fllad pranveror, vesë mëngjesi, pra poezia e saj është Ylber. Bukuria e saj shpirtërore shfaqet me madhështi në poezitë e këtij libri…

 

Autore: MARINA PRENGA

Titulli: Deti i ëndrrave të mia

Redaktor: Delo Isufi

Recensent: Prof.dr. Bardhosh Gaçe

Kopertina: Autorja

 

Botimi i parë: 2023

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Deti i ëndrrave të mia : poezi /

Marina Prenga ; red. Delo Isuf.

– Tiranë : Ada, 2023.

68 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-50-5

1.Letërsia shqipe  2.Poezia

821.18 -1

 

FALENDERIME

 

Deti i Ëndrrave të mia, ishte ëndrra ime e kahershme. Isha shumë e vogël kur fillova të thurja vargjët e para, ndonëse ishin të parimuara bukur e i  quaja të pa arrira, por isha e lumtur që po krijoja diçka.

Kisha krijuar një botë të mbyllur timen, ku nuk lejoja çdo kënd të zinte vend brenda meje, ajo ishte një hapësirë e krijuar ku lodroja veç unë edhe poezia. Shpeshherë ndihesha fajtore për gjendjen që i  kisha krijuar vetës, një “botë ireale” ku unë ndiehesha e lumtur e plotësuar dhe e sigurtë.

Ndonjëherë humbja sensin e reales, pasi ajo më frikësonte, më bënte të ndieja pafuqi dhe paaftësi përballë realitetit të egër të kohës. Kështu që te poezia gjeta mbrojtje prej këtij realiteti, ndihesha e lumtur dhe më e vlerësuar. Ndihesha vetja ime. Në mendjen time njërëzit që shkruanin ishin qeniet me të mira  që frymonin  mbi tokë, pasi shpirti i tyre i bukur dhe i lirë ishte shpresë për  më të dobëtit. Duke u rritur, kuptova që të shkruash nuk ishte edhe aq ndjesi e bukur, ishte një dhimbje më vëte, pasi shpirti yt, mendja dhe zemra jote do iu duhej të ndienin më shumë dhimbje seç duhet,  duke e shpërfaqur me shumë ëmbëlsi nëpër vargje.

 

Dëshiroj të përcjell një falenderim shumë të sinqertë për Prof. e nderuar, poetin e madh të fjalës së bukur Shqipe, avokatin dhe redaktorin e librit tim të parë me poezi  Delo Isufi, për  këshillat, sugjerimet dhe vlerësimet e tij të larta letrare për botimin  e këtij libri.

 

Falënderoj të gjithë miqtë, të afërm për mbështjetjen e tyre.

Falenderimin më të përzemërt ia dedikoj familjes time, për mbështjetjen e saj të pakushtëzuar dhe të pafundme, që unë të ndiqja ëndrrat e mia, duke më dhënë  mbështetje të pakursyer financiare dhe morale për rritjen e aftësive të mia intelektuale.

 

Falenderimet e mia më të sinqerta!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Parathënie

 

Është  kënaqësi që të lexosh poezitë e poetes Marina Prenga. Unë, zonjushen Marina Prenga e  njoha që kur ishte studente në vitin e parë të Fakultetit të Drejtesisë në Universitetin  “Aleksander Moisiu”, Durrës. Poezitë e saj më tërhoqën vëmendjen për botën e saj të bukur e të pastër shpirtërore. Ndonëse e re në moshë, ajo, në vargjet e saj  pasqyron aq sa rininë, aq edhe pjekurinë. Poezia e saj nuk ka moshë, ajo është e re, e të githëve e për të gjitha moshat.

Zonjushë Marina Prenga  është nga një nga trevat tona më të bukura e me tradita kulturore e arsimore, Mirdita.  Kjo krahinë dallohet për kulturën e saj të lashtë dhe për hapjen e semirareve e shkollave të para të mësimit të gjuhës shqipe, shekuj më parë. Ndërkohë, poetja krahas bukurisë së Mirditës, për një kohë të gjatë ajo ka thither ajërin buzëdetit të Durrësit. Pra, poezia e saj është  një  gërshetim i aromës së luleve të malit me aromen e detit. Ndoshta këto bukuri kanë  ndikuar tek Marina Prenga  që të qëndis kaq vargje të bukura.

Poetja Marina Prenga e çel siparin e saj poetik  me librin e saj të pare “Deti i ëndrrave të mia. Deti ka qënë dhe mbetet mister. Deti ka qënë muza e shumë poetëve dhe shkrimtarëve dhe, sa bukur shprehet poetja në vargjet e saj:

 

Të vërtetën vetëm dallgët e dinë ,

Edhe ato mundohen ta fshehin.

Kur anija përleshet me stuhinë,

Me ëndrra dete e qiejtë dehin .

Dhe autorja e cyt mendimin e saj duke vallëzuar përmes valëve e dallgëve të  detit ku krahasimi e metafora lundrojnë  bashkë me dallgët shkumëbardha:

 

Dhe ëndrrat shpërthejnë gjithandej,

Dallgët sërish të vërtetën fshehin,

Stuhia çirret si plak andej – këtej,

Anijen përplasin, në breg e hedhin.

 

Vargu i saj është rreze drite, bukuri hëne,  lule mijërangjyrëshe, tufan, fllad pranveror, vesë mëngjesi, pra poezia e saj është Ylber. Bukuria e saj shpirtërore shfaqet me madhështi në poezitë e këtij libri.

Sa bukur shprehet poetja në vargjet:

 

Ëndrrat e pritjes mu tretën,

Në ëndrra të kërkova unë ty,

Me ty mëngjeset më gjetën,

Dhe hëna na bekoi ne të dy.

Këtu, Shpaloset  bota  mistike  e njeriut që ëndërron dhe ëndrrat poetja  i mbledh në imagjinatën e saj.

Në poezinë  “Rri zgjuar”, pena e poetes lundron në qiell dhe atë  e ngjyen në bojën e hënës:

 

Tingujt e zemrës  t’i kam nisur,

Në skajin e qiellit ku ndodhesh ti,

Ëndrrat u lodhën duke të pritur,

Në cilën orë të natës, do vij s’e di?!

 

Hajduti që të vjedh zemrën time,

E pres me padurim në ëndërrime.

 

Poetja në këto vargje është si përherë, tepër paqësore, ëndërruese. Mendimet e saj  rendin nëpër qiej dhe në mënyrë figurative pret “hajdutin” që  t’i vjedh zemrën.

Poezitë e poetes janë si një pishtar që ndriçon në netët e errëta, ato largojnë errësirën dhe ndezin drita dashurie. Ato janë  rreze drite. Poetja adhuron të bukurën, të çiltrën, jetësoren:

E bukura është  rrezja e dielli plot hijeshi,

Nuk ka nevojë për makiazh e zbukurime,

Se bukuria e shpirtit është një madhështi,

Ajo është pasqyra e shpirtit në mendime.

Ajo, ëndërron, shpreson dhe dhuron vetëm dritë. Ajo kuvendon me hënën, me yjet dhe shpirti i saj poetik shetit në qiellin pa kufi, në galaktika ëndërrimesh jetësore:

Në dritaren time të poezisë,

Rri e heshtur dhe ëndërroj,

Me ëndje unë hënën e sodis,

Dhe me yjet nis e kuvendoj.

 

Kur bryma bije mbi dritare,

Vështrimin nga qielli drejtoj,

Ëndrrat që fshihen në kamare,

Në sytë e hënës unë i lexoj.

 

Në këtë poezi, autorja, ndonëse nata nënkupton errësiren, ajo natën  e stolis me yje dhe, në sytë e hënës shikon bukurinë e mendimit, pasi sipas poetes, atje ajo lexon ëndrrat që fshihen në dhomat e zemrës. Poetja në vargjet e saj ndez zjarre dashurie që pushtojnë qiellin dhe zbresin në muzën e poezisë.

Vështrimet një nga një humbasin,

Në qiell mes yjeve ku shëtit hëna,

Me gjuhën e zemrës ato diç flasin,

Tregojnë sekretet që mbajnë brenda.

Ajo, me shumë finesë, në poezitë e saj pasqyron ndjenjën që ka fëmija për nënën. Me këtë poezi ajo përgjithëson dashurinë për nënat, ato që prodhojnë jetën.

 

Sa një oqean qënka malli për ty moj nënë,

Sa shpejtë më merrë malli të të kem pranë.

Ti për mua je dielli, je dritë, je yll e hënë,

Ti për mua je oqean mendimesh i paanë.

 

Poetja e dashuron jetën. Ajo me shumë pjekuri jep mesazhin se jeta duhet dashuruar. Ndonëse jeta ka plotë dallgë, njeriu duhet të jetë vetvetja. Ka edhe raste që njerëzit flasin me vet-veten, por krahas vetmisë, nanurisin edhe ëndrrat ndërsa,  shpresa është e pafundme, ajo përkund shpirtin e trazuar:

 

Në breg të detit rri e heshtur,

Si pulëbardhë humbur në shqotë,

E me heshtjen flet pa rreshtur,

Derdhi pak shi dhe një grusht lot.

……………………………………

Çudi  si është jeta nëpër valë,

Ëndrra dhe shpresa gjen pafund,

E në brigjet e ndjenjave të saj,

Velat e shpirtit era  përkund.

 

Ashtu, si pulëbardhat që humbasin nëpër shqotë, ashtu edhe valët e shpirtit përkunden në heshtjen e poetes por shpresa triumfon.

Marina Prenga, nëpërmjet vargjeve të saj mbjell optimizëm. Ajo është e dashuruar me poezinë, me jetën. Poezia e saj është një bahçe me lule. Në poezitë e saj lulëzojnë karafila me arome jete, lulëzojnë jaseminët. Kur natyra është e çelur por edhe kur bije shi ajo qesh. Poetja, trëndafilat i shikon pa gjemba. Ajo, me imagjinatën e saj e bënë lexuesin që të ëndërroj.  Të padukshmen e bënë të dukshme, ëndrrës i jep jetë. Ajo, në kuptimin figurativ, “është me këmbë në tokë”.

 

Pyete edhe zemrën, besnike është ajo,

Edhe mendjen pyete, ajo s’të gënjen,

Dhe kur ecin të dyja në një drejtim ato,

Me mijëra ylbere ndjenja shpërthen.

 

Zonjushë  Marina Prenga është mjeshtre në përdorimin e metaforës dhe figurave letrare. Ajo, ndonëse është e re në moshë, është tepër e pjekur në mendime,  e njehë  jetën, e njehë shumë mirë artin e të shkruarit poezi.

Poetja,  njehë më shumë gjuhën e zemrës sesa gjuhën që flitet midis kombeve. Gjuha e zemrës lexohet dhe kuptohet nga të gjithë, kjo është gjuha e vllazërimit, gjuha e miqësisë. Ajo është kundër gjuhës së urrejtjes, ajo është larg mllefeve dhe mërive.

Kur ka nevojë shpirti për t’i kënduar,

Unë i këndoj atij,

Kur ka nevojë shpirti për të heshtur,

Unë  e heshtur rri.

 

Ndonëse ka një shpirt delikat, kur është rasti për padrejtësi  apo është e “mërzitur”,  poetja vazhdon mendimin e saj.

Kur jam e mërzitur thurr ndonjë  varg,

Ndiej kënaqësi,

Kur unë jam e lodhur u qëndroj larg,

Njerëzve me ligësi.

 

Në këtë vëllim poetik, krahas poezisë kushtuar poetit të madhë At Gjergj Fishta, ajo i këndon nënes, babait, motrës me nota të spikatura dashurie.

Ja si i kendon ajo Fishtes në poezinë “Kënga jote”:

 

Vërtetë, një zanë e bukur është kënga jote o At,

Një kryevepër është epizmi i vargjeve të tua,

Përpara se të shkruaja, u mendova gjatë,

Dhe në fletën e bardhë, të qëndisja një varg,

Dhe zanat të këndojnë vargun tënd, atje në krua.

 

Dhe më poshtë poetja krenohet me të bukurën Mirditë

 

Ti për nderin dhe besën me zotin lidhe besën,

Ti për gjuhën tonë, te kombi mbolle shpresën,

Idhujtë e tu ,Domgjoni dhe e bukura Mirditë,

Kombit Arbëror o At i  dhurove jetë e dritë.

Në  poezitë e saj poetja e pikturon jetën si  një  kopsht me lule ku në ‘të qëndrojnë fluturat krahëshkruara:

 

E pikturova jetën,

Të madhe e të bukur,

Si një kopsht me lule.

Si një flutur.

Vargjet e poetes janë si retë kur enden në qiellin gri, janë si mjegulla që shëtit mëngjeseve nëpër luginat e Rrëshenit, janë si valët e detit Adriatik që puthin brigjet e Durrësit të lashtë, janë rreze dielli, janë yje, janë hënë, janë rrufe, janë  bubullima, janë ujëvara, e të gjitha së bashku janë një ylber i bukur. Vargjet e poetes  duket sikur fluturojne në qiejtë pakufi.

Përshkrimi që i jep  ajo jetës është tepër real.  Marina Prenga ka një varg të  bukur e të qartë, ajo përdor me mjeshetri krahasimet.

Thonë, që edhe hëna në Mirditë  është më e bukur. Poetja me rrezet e hënës shkruan poezi. Po ashtu thonë që edhe retë atje janë më ndryshe, poetja i mbeldh pikat e shiut dhe i rëndit si gërma në poezi. Thonë që edhe dielli atje lind ndryshe. Ajo i mbledh rrezet e diellit dhe i bënë vargje. Thonë që edhe lulet aty kanë më shumë nektar dhe, poetja e ka ngjyer penen në nektar dhe ka qendisur poezitë e këtij libri.

Thonë që perendimi i diellit në Durrës është si një qilim mijëragjyrësh që lundron në qiell, thonë që edhe dallgët e detit atje hedhin valle.  Poetja i ka marrë dallgët e i ka zbutur, i ka kthyer në valë ndjenjash duke i vendosur në vargjet e saj.

Poezia e autorës është plotë me emocione. Vargjet e saj duket sikur valviten në qiej, lundrojnë bashkë me valët e detit, gurgullojnë si lumenjtë, shkrepin si rrezet e diellit. Vargjet e poetës janë si vesa e mëngjesit, ato janë përherë pranverë.

Rrugëtim të mbarë librit  “ Deti i ëndrrave të mia”.

Urimet  e mia e nderuara kolege.

 

Delo Isufi