Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA.

 

Libri me poezi:

Me Krishtin në zemër

Autor: Ded Luca

Redaktore: Vera Ndokaj Lorja

 

Botimi i parë: 2023

 

ISBN: 978-9928-398-72-7

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7

Cel.: 0682219016

 

Tiranë, Nëntor 2023

 

PARATHËNIA

 

Lavdia i takon Krishtit që xhaxhai im Ded Luca u shkëput nga librat e tij të shumtë psikologjik dhe letrarë, dhe shikimin e ka nga Zoti dhe librat fetarë. Sot autori është shërbëtor i Krishtit, dhe Krishti e bekoftë familjarisht.

Jeta jonë varet nga lloji i mendimeve që kultivojmë.

Nuk mund të them se xhaxhai Ded, nuk kishte mendime të paqme me librat e dikurshëm psikologjik dhe letrarë.  Sot më i fortë se asnjëherë, me shikimin nga Zoti, autori i këtij libri Ded Luca, ka mendime hyjnore, që janë super paqësorë.

Me Krishtin në zemër, e pamundur të përpunosh mendime të këqia.

Frymërat e liga nuk kanë forcë t’i rezistojnë lutjeve. Si të krishterë e dimë se nuk duhet  as të mendojmë të keqen, e jo më ta kryejmë atë.

Ne ndërkaq kemi fuqi hyjnore, jetë hyjnore dhe energji hyjnore.Në të gjitha poezitë e autorit, spikat kjo dritë dhe energji.

Ditën e gjykimit final do të pyetemi se si e përdorëm këtë fuqi, këtë jetë dhe energji që na u dha.

Zoti mori përsipër të gjitha dhimbjet dhe përkujdesjet tona dhe tha se do të na japë çdo gjë që na duhet.

Shumica e njerëzve veprojnë ndryshe, mbahen fort nga përkujdesjet pa dritë hyjnore dhe nuk e lënë mendjen dhe zemrën të prehet e qetë.

Po citoj një pjesë të poezis të këtij libri.

Lutjet e mia

(Fragment i shkurtër i poezisë)

Me lutje i rrethoj mendimet e mia/.

Lutjet nuk janë mure me gur mali/

Janë me mure gjaku të Jezu Krishtit/

U sakrifikua në kryq, dhe mëkatet na i fali./

Kjo është një poezi tipike e autorit,  ndërtuar si një ndërthurje e  rrëfimit me  sentenca pikante.

Autori ka një larmishmëri  në poezi, gjë e cila, përveç talentit, që ja ka dhuruar i madhi Zot, ka edhe durimin, e vështirë të imagjinohet  Deda pa librat dhe lutjet në duar, edhe pse po shkon tek 67 vjetët, ka forca brenda vehtes, dhe kur e pyes se si je, të përgjigjet duke qeshur:

Me Krishtin në zemër, ndihem i fortë dhe në paqe moj mbesa ime.

Vargjet e autorit nuk janë thjesht moral, këto vargje ndërthuren artistikisht dhe e japin mesazhin me pak vargje.

Shkëpus edhe këto vargje dhe nuk e shoh të arsyeshme të vazhdoj me parathënien, pasi është lexuesi vetë, ai që e thotë fjalën e tij.

(Fragment)

Nga mendimet nuk ke mbyllur sy!

Të ja dalësh pa ndihmen e Zotit e pamundur./

Gjërat që  mendon se i  kontrollon, /

janë   duke të  kontrolluar ty./

Ashtu si ujvara që ka bukurinë e vet dhe nuk ndalet, kështu janë dhe librat e autorit, si një ujvarë, çdo muaj boton nga një libër të ri.

Krishti të bekoftë familjarisht xhaxhai im Ded Luca.

Krishti ndriçoftë muzën tënde poetike.

 

 

Lunida Luca

Mbesa e autorit