Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA

 

Titulli: Qenia

Autor: Briken  Zenuni

Kopertina: Altin Ramo

 

Botimi i parë, 2021

Tirazhi: 200 kopje

ISBN: 978-9928-326-60-7

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 12.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Zenuni, Briken Qenia:

poezi / Briken Zenuni.

– Tiranë : Ada, 2021

104 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-60-7

1.Letërsia shqipe         2.Poezi

821.18 -1​

 

PARATHËNIE

 

Duke lexuar librin e Briken Zenunit, shoh se në këto poezi  përzgjedhja e fjalëve situatave nuk njeh kufinj dhe kohë. E bukura dhe bashkë me të Poezia, nuk kanë kufi. Ajo vjen herë si tinguj herë si pikturë murale. E bukura është një mbretëreshë  më vete, ajo ka ligjvendësit e vet dhe qytetarët e vet, ajo është “Parajsa e Njeriut” të panjollosur nga politika dhe politikanët, e panjollosur nga bankierët, mediokriteti, ligësia. Është e vërtetë që mundësia e komunikimit me lexuesin është rritur, falë asaj që ne e quajmë botë virtuale apo rrjetet sociale. Sipas mendimit tim një poet që të bjerë në “sy ” apo të pëlqehet nga lexuesi gjerësisht, duhet të ketë jo disa poezi të mira, sepse ka njerëz të zakonshëm që mund të shkruajnë poezi të shkëlqyera, por, duhet të kesh një sistem poetik. Ajo që Brikeni ka bërë është se i ka sjellë poezisë shqipe pikërisht këtë sistem të ri poetik, me një fjalor krejt tjetër nga ai fjalor i zakonshëm që dëgjohet në Letërsinë Shqipe. Briken Zenuni  me këtë libër është një lajm i mirë  për letërsinë. Në mënyrë preçize ai, e bën të mundur vendosjen e një komunikimi të plotë dhe pothuajse të përsosur me lexuesit. Që në fillim kur bëhet fjalë për poezinë e tij, është e domosdoshme për të përcaktuar arritjet estetike dhe veçantitë e lirikës së tij. Të jesh poet do të thotë ta njohësh botën; thellësinë e saj, lartësinë, gjerësinë, dhe të përtejmen e së përditshmes. E bukura në letërsi është e të gjithë atyre që e duan këtë art. Fjala në poezi është bimë e së bukurës. Ndeshja mes jetës dhe të përjetshmes është luftë e gjithsecilit. Në poezi shumë ka rëndësi tema dhe gjetja artistike e figurave. Gëzimi, dhimbja, vuajtja, dashuria dhe trishtimi janë përbërësit kryesor të muzës poetike. Të dish ta gjesh atë që e ndien, atë që e dëshiron, atë që të bën të dehesh bukur, kjo mendoj dhe jam e bindur  se është poezia. Me sa e kuptoj unë letërsinë, poezia lind, nuk stiset, unë i qëndroj këtij mendimi sepse kështu funksionon poezia e cila nuk bëhet me urdhër. Arkitektura e poezisë së Brikenit, është kullë tempullore, poezi hijerëndë dhe e trishtë, e madhërishme dhe e bukur. Si vetë jeta që autori  ka  lëmuar në laboratorin e tij krijues. Sepse i tillë ngjan të jetë ai: një marrëveshje e koduar me hyjnitë e frymëzimit krijues. Prandaj, të gjithë atyre që janë të interesuar dhe duan të njohin fjalë të bukura poetike me të cilat janë ndërtuar këto poezi dhe ky libër, unë iu rekomandoj leximin e këtyre poezive.

 

 

Delina KREKA, poete nga Korça