Një tjetër libër këttë javë nga Botimet ADA

 

Titulli: Brengë

Autor: Niku Ramollari

Redaktore: Alma Pire

 

 

Botimi i parë, 2021

Tirazhi: 100 kopje

ISBN: 978-9928-326-67-6

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14cmx20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ramollari, Niku

Brengë : (poezi) / Niku Ramollari ;

red. Alma Pire.

– Tiranë : Ada, 2021

172 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-67-6

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

Në vend të hyrjes…

 

 

Gjithmonë kam qenë në dilemë nëse do duhej të botoja një libër apo jo.

As që më shkonte ndërmend.

Jeta ime ka qenë e tillë sa nuk kam qenë aspak i përqendruar për të menduar një gjë të tillë.

Kam shkruar shpesh.

Kam shumë.

Por, duke parë se këtu nuk ka aspak interes për librin, as që e mendoja.

Poezi pa fund kam falur lart e poshtë.

Dikush më tha: “Boto diçka, që emri yt të mbetet dhe të kujtohesh në vitet apo shekujt që do të vijnë.”

Kam qeshur me të madhe.

E ç’më duhet mua emri kur nuk do të jem më?

Sa i hyn në punë Homerit që po kujtohet nga “Iliada” e tij?

Miliona po vlejnë veprat e Van Gogut.

Vdiq në mjerim.

Sot.

Sot kujtohet kudo.

Ama, ai nuk ndien gjë.

Nuk dua emër.

Ndoshta do ta bëja për të vetmen arsye:

Duke më lexuar fëmijet e mi, kur të mos jem, t’u duket se unë jam duke folur me ta.

Fotografitë nuk flasin.

Poezia flet dhe me heshtjen.