Një mjek specialist që gjithë jetën ja kushtoi profesionit te tij që e deshte aq shume vjen nën logon e shtëpisë botuese ADA me një libër interesant…

Titulli: Dyzet vjet bisturi

Autor: Bashkim Habibi

Botimi i parë, 2021

ISBN: 978-9928-326-72-0

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14cmx20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, prill 2021

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Habibi, Bashkim

Dyzet vjet bisturi / Bashkim Habibi.

– Tiranë : Ada, 2021

270 f. : me foto ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-72-0

1.Ortopedia 2.Kirurgjia 3.Kirurgë

4.Kujtime 5.Shqipëri

617.3 (093.3)

 

“Një grusht fjalë për veten”

Kam lindur më 30 gusht 1945 në Fushë Kosovë Prishtinë. Shkollën 7 vjeçare e kreva në Sukth Durrës. Në shtator 1957 fillova shkollën e mesme për ndihmës mjek në Tiranë në Politeknikumin Mjekësor që e përfundova në vitin 1961. Po atë vit u emërova në Xhafzotaj. Deri në vitin 1963, punova si ndihmësmjek në Gosë dhe në Sukth. Gjatë viteve 1963 – 1969 studiova në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Mbas mbarimit të fakultetit, në datën 1 korrik 1969, u mobilizova në shërbimin e detyrueshëm ushtarak 6 mujor. Më 3 janar 1970 u emërova mjek i përgjithshëm në rrethin e Durrësit. Punova 7 muaj në spitalin e qytetit të Durrësit dhe 5 muaj në spitalin e Rogozhinës.Në janar 1971 fillova specializimin për kirurgji të përgjithshme në Klinikën e Parë të spitalit Nr.2 Tiranë, të cilin specializim e mbarova më 31 dhjetor 1972. Punova kirurg i përgjithshëm në Spitalin e Durrësit nga janari i vitit 1973 e deri në janar të vitit 1976. Nga janari 1976 e deri në dhjetor 1977, kreva specializimin në Spitalin Nr. 2 Tiranë në Klinikën Universitare për Ortopedi Traumatologji. Jam i pari ortoped në historinë e kirurgjisë së Durrësit. Deri më 1984 kam përballuar i vetëm të gjithë volumin e punës të të gjitha interventeve ortopedike dhe traumatologjike, por pa u shkëputur nga kirurgjia e përgjithshme. Gjatë gjithë kësaj kohe kam dokumentuar me rigorozitet përmbajtësor dhe formal të gjithë punën shkencore dhe rutinore të operacioneve në ortopedi-traumatologji dhe të kirurgjisë së përgjithshme. Ruaj në arkivin tim të shkruar me dorë dhe kompjuterik të gjithë aktivitetin mjekësor që nga operacioni i parë në vitin 1973 me fillimin e punës kirurg i përgjithshëm e në vazhdim. Besoj se Arkivi në fjalë është një burim i vlefshëm për të paraqitur gjithë veprimtarinë time, të kirurgjisë së përgjithshme dhe ortopedi-traumatologjisë të rrethit të Durrësit, madje edhe të rretheve më të afërta që nga viti 1973 e në vazhdim. I detyruar nga kushtet e vështira të kohës kur edhe transporti i të sëmurëve për në spitalin e Tiranës ishte i vështirë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore, kam kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe në organet jetike si në zemër, tru, e pulmone. Sikurse të gjithë kirurgët e tjerë në specialitetet respektive, kam kryer shërbimin e rojes për urgjencën e përgjithshme. Njëkohësisht kam mbuluar dhe urgjencat e kirurgjisë së përgjithshme dhe të ortopedi-traumatologjisë pa ndërprerje, që nga viti 1973 deri kur dola në pension. Kam qënë kryetar i Komisionit Mjeko Ligjor në Poliklinikën e Durrësit për disa vjet. Kam hapur për herë të parë dispancerin e ortopedisë në vitin 1985. Kam kryer dy kurse rifreskimi në Klinikën e Ortopedi – Traumatologjisë në Tiranë. Në vitin 1992 u emërova Shef i Shërbimit të Kirugjisë të Spitalit të Durrësit, pikërisht në kohën që po rikonstruktohej ish brefotrofi, dhe mu desh të përballem me të gjitha problemet që kërkonte një punë e tillë sidomos në kohën e vështirë kur u krye, kur për të vajtur natën në institucion duhej përdorur drita e dorës me bateri ose fener me vajguri, sepse energjia elektrike ndërpritej vazhdimisht e rruga ishte tmerrësisht e keqe. E mbajta detyrën e shefit të kirurgjisë një vit. E lashë atë detyrë për arsye se kalova mjek në Flotën Tregtare në bordin e anijes Arbëria. U riktheva në spitalin e Durrësit në muajin shkurt të vitit 1994. Në vitin 1996 kreva një kurs kualifikimi në shërbimin e Ortopedi Traumatologjisë të spitalit të Vogherës në Itali. Hobi im fotografia, më ka ndihmuar për të dokumentuar me foto e video të gjitha rastet e vështira dhe të rralla. Shfrytëzoj 3 gjuhë të huaja; frëngjisht, italisht dhe rusisht, të cilat më kanë ndihmuar për azhornimin e vazhdueshëm bashkëkohor profesional. Kam patur mardhënie shumë të mira me kolegët dhe gjithë personelin tjetër kudo që kam punuar. Për merita pune më 11 maj 1985 jam nderuar me medaljen “Për shërbim të mirë popullit”. Kam kryer studime, rezultatet e të cilave i kam referuar në Sesionet Shkencore të Rrethit, në Kongresin e I-rë të Ortopedisë në Tiranë, në të katër Konferencat Mediko – Kirurgjikale të Spitalit Rajonal Durrës. Kam qënë pedagog për katër vjet në Shkollën e Lartë për Infermierë MEDICOM, filiali Durrës. Pas daljes në pension, vazhdova të jap kontributim tim në Poliklinikën e qytetit të Durrësit në shërbimin e kirurgjisë së përgjithlshme dhe ortopedisë. Gjithashtu, deri në fund të vitit 2013 vazhdova punën në Spitalin IKEDA në Durrës.Në muajin nëntor të vitit 2012 botova librin “Historiku i spitaleve të Durrësit”, i pari libër në llojin e vet në nivel kombëtar.

Ky është libri im i dytë.

E ftoj publikun e interesuar ta lexojë.