Titulli i librit: Përtej fjalëve

Titulli i origjinalit: Oltre le parole

Autore: Rosy Gallace

Përkthyese: Irma Kurti

Redaktor: Sejdin Cekani

 

© 2021 Rosy Gallace

Të gjitha të drejtat të rezervuara.

 

Botimi i parë, 2021.

 

ISBN: 978-9928-326-89-8

Formati : 14x20cm

 

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, korrik  2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Të gjitha librat e botuar te shtëpia botuese ADA

gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Gallace, Rosy

Përtej fjalëve : poezi / Rosy Gallace; përkth. nga ital. Irma Kurti;

red. Sejdin Cekani.

– Tiranë: Ada, 2021

88 f. ; 14×20 cm.

Tit. origj.: Oltre le parole

ISBN 978-9928-326-89-8

  1. Letërsia italiane 2. Poezia

821.131.1 -1

 

Parathënie

 

Rosa (Rosy) Gallace shkruan dhe boton poezi, merr pjesë në konkurse të rëndësishme dhe vlerësohet me çmime.

Ka dhjetë vjet që i përkushtohet gjithashtu organizimit të çmimeve letrare dhe ngjarjeve kulturore, duke punuar me përkushtim të vazhdueshëm, seriozitet, këmbëngulje dhe në mënyrë krijuese. Falë këtyre dhuntive të padiskutueshme, të çmuara dhe të rralla, ka arritur të pushtojë një hapësirë ​​të caktuar edhe në aktivitete të tilla, çka është e mirëpritur dhe gjithnjë e më tepër e vlerësuar.

Ndërkaq ajo paraqitet përpara admiruesve të saj me një libër të bukur me poezi, ku, në vetën e parë – me hir, thjeshtësi dhe emocione të jashtëzakonshme – zbulon një gamë të larmishme ndjesish të përjetuara gjatë ekzistencës së saj.

 

Është një rrëfim elegjiak që zbërthen në mënyrë melankolike temën e largësisë nga vendet e pandotura të tokës amtare dhe nga dashuritë e njerëzve të afërt. Ajo përshkruan me modesti të matur episode kontrastuese, magjepsjen që nuk mund të përshkruhet me fjalë të dashurive rinore, mendimet, projektet dhe ëndrrat që veniten në perëndim të diellit.

Është, në fund të fundit, analiza e mprehtë dhe sinteza e zhvilluar më së miri e vetë jetës.

Thurja e poezive arrin deri në ditët tona dhe mbyllet me notat e kujtimeve të filtruara përmes asaj velloje të hollë të një lloj trishtimi që e përshkon të gjithë veprën me tone të qeta, pa u shndërruar kurrë në pesimizëm apo në viktimizim. Forma që parapëlqen më shumë autorja është ajo e shprehjeve të buta, shpesh të pasuruara me imazhe metaforike të goditura dhe befasuese, që e bëjnë leximin të këndshëm dhe tërheqës.

Në panoramën e sotme letrare (që kryesisht paraqitet në përmbledhje me poezi të shtirura erudite, të mbushura me metrikë të pasigurt, të zbukuruara me metafora absurde, të privuara nga lirizmi dhe që në të vërtetë janë vetëm prozë e maskuar), ky libër i shkruar nga Rosy Gallace lulëzon si një balsam i çmuar çlodhës.

                                       Fabiano Braccini

                                          Poet, shkrimtar dhe regjisor