… Të gjithë duam të jemi heronj, por nuk mundemi. O njerëz, jemi të ndryshëm, por të barabartë! Në këtë roman kam shkruar jo vetëm kujtime, por edhe rrëfime reale për njëmendësinë e kohës si azilantë në kampet gjermane, që nga: Dortmundi, Herteni, Badgodesbergu, Boni, Këlni etj., me personazhe të sajuara, por edhe emra reale duke ndërtuar një komunikim të sinqertë, shpirtëror, aspak denigrues, fyes, por të përmallshëm, miqësor dhe mungesor, në udhëtimet tona të përbashkëta, për vështirësitë, pengesat shpeshherë edhe grindjet, racizmin dhe lloj-lloj pengesash artificiale dhe natyrore…

 

Baraka e kampit

roman

Autore:Emmy Krosi

Redakrore: Kozeta Zavalani

 

Botimi i parë: 2021

 

ISBN: 978-9928-326-94-2

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, gusht 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Krosi, Emy

Baraka e kampit : roman / Emy Krosi ;

red. Kozeta Zavalani.

– Tiranë : Ada, 2021

172 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-94-2

1.Letërsia shqipe         2.Romane

821.18 -31​

 

Në vend të përshëndetjes…

 

Miqtë e mi lexues, më në fund, keni në dorë romanin tim “Baraka e Kampit”, të shkruar para pesë vitesh, duke gjetur udhën drejt jush.  Një libër kushtuar çmendurisë kolektive të shqiptarëve, që shitën çdo gjë dhe familjarisht, u nisën drejt Gjermanisë si azilkërkues, duke u përballur me një realitet krejt tjetër, sesa ajo e servirur nga media. Ndonjëherë, nuk mund t’i shmangemi fatit tonë, por ajo që unë mësova nga vështirësitë e jetës në ekzil, ishte një tjetër shkollë vetmitare, në udhët me situata nga më të çuditshmet, dhe pse ke një çati mbi kokë, një copë bukë dhe një krevat të ngrohtë, por përsëri mbetesh e huaj. Urrejtja racore, etnike, fetare kurrë nuk do shuhet, dhe pse bota po përpiqet ta fshijë. E shkuara nuk fshihet me gomë, kurse e ardhmja shkruhet me laps. Ajo ka lënë gjurmë. Njerëzit dinë të shtiren dhe të kamuflohen. Të gjithë janë të prekshëm. Të gjithë janë të ndjeshëm. Sa thashethemnojës aq edhe përgojues! Të gjithë shtiranakë dhe egoistë, por mund ta fshehim këtë defekt, nën ujërat e qetësisë dhe përmbajtjes. Njerëzit janë bërë makineri llogaritëse të kohës së tyre të humbur, në punë, ndasi, racizëm, seks, para, shthurje, sidomos makineri të famës, pasurisë, pushtetit dhe suksesit, janë lëkura më meskine, që ia shkurton kohën dashurisë njerëzore. Gjërat e gabuara nuk qenkan mëkat, kurse gjërat e drejta qenka të ndaluara. Çdo ditë vetëm vrapojmë, për të kapur të pakapshmen, kohën e humbur me kotësira. Mirësia ka mbetur si murg i ngratë, diku harruar nga vrulli njerëzor drejt pavdeksisë. Ç’rëndësi ka ku jetojmë, kush je, çfarë përfaqëson apo çfarë edukimi ke. Qëllimi: rendja drejt pafundësisë dhe përjetësisë! Jemi vdekatarë dhe në fundjetë do marrin vetëm pak metra dhe. Veprat e mira do të mbeten pas. Kurse asgjëja dhe boshi, kanë pushtuar shumë njerëz sot, që nuk kanë mundësi të bëjnë atë që duan dhe janë të dëshpëruar, apo nuk duan të lodhen, sepse suksesi mund të vijë edhe duke pritur, apo duke mashtruar, gënjyer, vrarë, ushtruar dhunë dhe përdhunime. Të gjithë duam të jemi heronj, por nuk mundemi. O njerëz, jemi të ndryshëm, por të barabartë! Në këtë roman kam shkruar jo vetëm kujtime, por edhe rrëfime reale për njëmendësinë e kohës si azilantë në kampet gjermane, që nga: Dortmundi, Herteni, Badgodesbergu, Boni, Këlni etj., me personazhe të sajuara, por edhe emra reale duke ndërtuar një komunikim të sinqertë, shpirtëror, aspak denigrues, fyes, por të përmallshëm, miqësor dhe mungesor, në udhëtimet tona të përbashkëta, për vështirësitë, pengesat shpeshherë edhe grindjet, racizmin dhe lloj-lloj pengesash artificiale dhe natyrore. Një falënderim për emrat-personazh si: Linda, Jona dhe Jetmira, Joni, Andi, Mario, familjet: Dani, Sufaj, Marku, Gjeçi, Tola, Miftari, Gjini, Çinarja, Hysenlika, Sina, Cani , Nona dhe Genti, Alda , Mira, Neri, Moza , Jagena, djemtë si: Visi, Daminai, Kuksi, Koli, Donaldi, Ciu, Siriani, Vini, Fatmiri, Monda, Agimi, Vjollca dhe Sildi, Turi dhe Bukuria, Fatmira dhe Ola, Lulzime Murati etj..etj. Të më falin ata/ato që emrat nuk më kujtohen, por i përshëndes dhe i falenderoj, që ngjizën tek unë tharmin e këtij libri. Një respekt për personelin dhe punonjësit në të gjitha vendqëndrimet tona, në veçanti personeli i Badgodesbergut, Lulin, Bonën, Adrianin, trupa e sigurimit të kampit, me Sinanin, Xhorxhin, Ahmeti, etj. Një falënderim të veçantë, për mikun tim Hasan Qyqalla , që më dha dorën në një çast të vështirë.

Faleminderit!

 

 

Plagët e jetës shoqërore, 

luten për trajtim të shëndetshëm

 

(Vështrim analitik mbi romanin

Baraka e Kampit” të Emrije Krosit)

 

Fillimisht leximin e parë të romanit “Baraka e Kampit”, e kam bërë teksa shëtisja me trenin modern të Izeaelit nga Jaffa në Jerusalem dhe mendimi i parë ishte që këto shënime, ditarë e ngjarje duheshin ripunuar, për ti futur në rrjedhën e romanit. Isha në tokën e shenjtë dhe duke menduar veçantitë e autores Emrije Krosi, modernitetin e saj, vendosa që të mbetet i pandryshuar, pasi ky roman do të jetë i veçantë. Epoka moderne është në thelb epoka e këtij romani, si medium i rëndësishëm dhe më i popullarizuar në kohët moderne.

Arsyeja kryesore për këtë ndryshim mendimi është se, romani është forma e vetme letrare, që plotëson nevojat e botës moderne.

Romani i epokës moderne ka natyrë të thjeshtë e realiste, ashtu si rrëfimet e kritikes e studiueses Emrije Krosi në romanin “Baraka e Kampit”. Shkrimtari realist është ai që mendon se e vërteta ndaj fakteve të vëzhguara (fakte në lidhje me botën e jashtme ose ndjenjat e tij) është gjëja më e mirë, ndërsa një shkrimtar idealist dëshiron të krijojë një pamje të këndshme.

Kështu edhe romancierja moderne Emi është realiste në këtë kuptim. Ajo përpiqet të përfshijë brenda kufijve të romanit pothuajse gjithçka dhe jo thjesht një pamje të njëanshme të tij.

Rezultati është se ndërsa romani i hershëm anglez në përgjithësi merrej me temën e marrëdhënies midis bujarisë dhe moralit, romani modern trajton marrëdhëniet midis vetmisë dhe dashurisë.

 

Teknika e vetëdijes është një teknikë moderne e Emit, e cila është përpjekur të shndërrojë artin e rrëfimit pothuajse në çdo aspekt.  Si përdoruese e kësaj teknike ajo përqendrohet në vizionin real të ngjarjeve, duke zgjeruar nocionin për të përqafuar jo vetëm mënyrën se si ne e shohim botën, por edhe se si e hartojmë atë botë në trurin tone, kur komunikojmë me indet më të thella të vetëdijes. Duke transmetuar histori të jetuara, si një lente përmes së cilës mund të shohësh të gjitha ato që na bëjnë ne njerëz, çfarë na lidh ne së bashku, dhe çfarë na mban larg me dhimbje. ne jo vetëm mund të kuptojmë, por të zgjerojmë edhe mënyrën se si ne e shohim jetën rreth nesh.

Ky është kurioziteti thelbësor i autores për botën, syri i saj për detajin e përsosur  në zbulimin e të subjekteve dhe shkathtësitë e përshkrimeve. Romani është i shkruara mirë, duke tërhequr shumë nga teknikat artizanale të fjalive. Kënaqësinë e tyre letrare aq të thjeshta, të mprehta dhe të jashtëzakonshme, është e vështirë të mos e ndjeni, duke e lexuar këtë koleksion rrëfimesh, hulumtime të jetuara, duke jetuar me ato, për tu bërë më të zgjuar, më të mirë dhe më të plotë, duke jetuar nën atë strehë, për të cilën autorja thotë:

Ajo strehë, ishte sfida e kohës. E shiut. Të ftohtit. Ishte hapësira ku, lajmet dhe kundërlajmet, lëvrinin si miza përdhese, në mijëra vrima nga nëntoka, për fatin tonë të përbashkët.”

Ndërsa jam natyrisht, objektive që çdokush nuk mund të shkruante kaq bukur në një gjuhë që të mëson të folurën e thjeshtë, që unë e admiroj më shumë në veprën e Emit; mënyra në të cilën ajo infekton çdo histori në roman, me një humanizëm dhe tërbim të kontrolluar (por kurrë të nënshtruar). Duke bërë një vlerësim kritik ndaj këtij romani të veçantë, ku personazhi kryesor është vetë autorja, që shpalos ngjarje të jetuara realisht, po sjell disa përjetime letrare: “…çdo ditë shpresa shvoshkte lëkurët e saj, duke gjallmuar lakuqirësinë e saj të bukur, për të na lëbyrur sytë nga marramendja e çartur, shpërfaqur ashtu, për atë që nuk donim ta besonim: të vërtetën!”

Emi e deklaron qartë mendimin, dhe kjo deklaratë ngjan me lloje të shkrimit akademik; me një deklaratë, paragrafët  mbështetëse dhe një përfundim.

 

Së pari, romani me këtë përmbledhje rrëfimesh i jep lexuesit një pasqyrë të “çmendurisë kolektive të shqiptarëve, që shitën çdo gjë dhe familjarisht, u nisën drejt Gjermanisë si azilkërkues, duke u përballur me një realitet krejt tjetër, sesa ajo e servirur nga media.” Dhe del në përfundim:”Ndonjëherë, nuk mund t’i shmangemi fatit tonë, por ajo që unë mësova nga vështirësitë e jetës në ekzil, ishte një tjetër shkollë vetmitare, në udhët me situata nga më të çuditshmet, dhe pse ke një çati mbi kokë, një copë bukë dhe një krevat të ngrohtë, por përsëri mbetesh e huaj. Urrejtja racore, etnike, fetare kurrë nuk do shuhet, dhe pse bota po përpiqet ta fshijë.”

 

Së dyti, dhe më e rëndësishmja, vlerësimi kritik i përmbajtjes e përmirëson të kuptuarit e jetës me çështjet në fjalë.

 

Më në fund, autorja mund të mos jetë (ose të ndjehet si) eksperte, por pretendon një audiencë të veçantë, duke shprehur marrëveshje dhe mosmarrëveshje, si një aftësi  sfiduese, ndaj realitetit të jetuar.

“Ditët rrokullisen në kotësi dhe bosh. Në kamp vijmë vërdallë. Matim katrorët e pllakave, hamë dhe rimë kot. Në këtë xhungël thashethemesh të bashkatdhetarëve të mi, duhet te jesh luaneshë të mbijetosh. Duhet durim, kuraje, guxim dhe shpresë.”

Përmes historive nëpër kampe, duke e quajtur vetëdijen një rrjedhë, autorja bërtet: “Vallë, çfarë surprize ka rezervuar fati për ne?!” duke nënkuptuar vetëdijen njerëzore në diçka të rrjedhshme; një rrymë të ndjenjave, mbresave, mendimeve të formuara dhe vetëdijes në përgjithësi. Ndërgjegjja është vazhdimësi si koha dhe është e pavarur nga koha.

Në çdo rast të caktuar të kohës, vetëdija e një individi mund të mos merret plotësisht me të tashmen. Ajo mund të jetojë përmes një përvoje të së kaluarës dhe fantazive për të ardhmen.

Kështu teknika e rrymës së ndërgjegjes i dhuron të paktën tre përparësi kryesore romancieres:

 -liria nga kufizimet e kohës,

-objektiviteti i plotë,

-brendësia dhe thellësia e madhe e mendimit.

Këto janë spikatur më tepër tek historitë e çifutes Hanan dhe iranianes Jagena e veçanërisht në përshkrimet:”Ditët ishin si turma egërsirash, që vraponin drejt prehës së tyre dhe pastaj strukeshin diku në cepat si shpellarë të regjur me kohën, që kërleshur rendte thepave të shekujve këmbëzbathur, me numra vitesh pa fund. Orët janë shkarlisur përjetësisht, në rrokapjekthin e pafundmë të humnerës së kohës së pafundme. Ora biologjike është njëzetekatër. Por ora diellore, përmbyset në rrafshinën e tokës, jashtë barbarisë së kohës, që zgrap jetën njerëzore.”

 

Rrëfimet e ndara në 15 kapituj të shkurtër sjellin; mospërfilljen e realitetit material / të jashtëm dhe mungesën e formës dhe modelit, duke përshfaqur romanin e ideve, ku plagët e jetës shoqërore, luten për trajtim të shëndetshëm.

 

Detyra e shkrimtarit është të mos i lerë lexuesit të mbërthyer në një gjymtyrë, në mënyrë figurative, duke pritur për një ndjenjë mbylljeje ose zgjidhje përfundimtare. Këtë ka parasysh edhe Emrije Krosi me romanin modern “Baraka e Kampit”, ndaj i uroj suksese e rrugëtim të mbarë tek lexuesi!

                                                       Nga Kozeta Zavalani