Doli nga shtypi romani AIDA I autorit Mane Alikaj. Ështe nje roman me plot refleksione nga ndryshimet e mëdha social-shoqërore e politike që ndodhën në kapërcyellin e ndryshimit të sistemeve, të kalimit nga sistemi monist në sistemin pluralist. Këto ndryshime në roman shoqërohen me një linjë erotike që e bën më tërheqës leximin e tij.. Ndryshimet e mëdha, dramatike e deri tragjike  ndodhën në jetën ë familjeve e në jetën e të gjithë shoqërisë shqiptare…

AIDA

Roman

Autor: Mane ALIKAJ

 

Botimi i parë 2021

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetorr 2021

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Alikaj, Mane

Aida : roman / Mane Alikaj.

– Tiranë : Ada, 2021

96 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-99-7

1.Letërsia shqipe         2.Romane

821.18 -31

 

PARATHËNIE

 

Me  AIDËN  të shkrimtarit  Mane Alikaj  lexuesi do të ketë  mundësinë  të ketë  në duart  e  tij  një tjetër  Perlë, të skalitur me  shumë kujdes.

Autori  ka zgjedhur  periudhën  e kalimit  nga sistemi  i kaluar, në fillimet  e sistemit  pluralist  për të përshkruar  me  hollësi  një pjesë të intelektualëve  të kësaj periudhe.
E  veçanta  është  se  autori  me  një stil realist  ka zgjedhur  për të na  paraqitur një grup   të caktuar intelektualësh  duke  u futur  deri në  imtësitë  e  botës  së tyre  dhe  jo vetëm të paraqesi  vetëm rritjen e  nivelit  të tyre  arsimor.

Duke  e  lexuar  me  kujdes dallojmë  dy  gjëra  dhe  dy  cilësi  kryesore  të këtij grupi intelektualësh. Kjo duke  filluar  që nga  personazhi kryesor  Aida, e cila  i jep edhe  Titullin librit, gjë që nuk është i rastësishëm    dhe pastaj tek personazhet  e tjerë  si Lefteri, Bujari, Mira  e deri tek burri i Aidës, Fatmiri.

Autori ka ditur të nxjerri në pah dijet  e  tyre  profesionale  dhe  dhe  përkushtimin  për ti rritur  këto  dije. Por  ajo që është  e  rëndësishme, është fakti se  autori  ka  ditur  të zbërthejë botën e  brendshme   të personazheve , emocinet  e  tyre  dhe  duke  arritur  deri tek imtësitë, të cilat  është shumë e  vëshirë ti dallosh nga  jashtë  e sidomos kur  kemi të bëjmë me  njerëz  të  arsimuar. Duke  ecur  në botën  e  tyre  të brendshme  lexuesi  dallon dy  kontradikta  themelore: Nga  njëra  anë përpjekja  për të ruajtur  familjen  si një nga  konceptet jo vetëm të botëkuptimit  shqipta, por  edhe  më gjerë.
Nga  ana  tjetër  shpërthimi emocional dashuror , qoftë edhe kur  njerëzit kanë krijuar  familje  e kanë fëmijë. Pra magjia  e  dashurisë, qoftë edhe  ajo jashtëmartesore  ja kalon llogjikës  dhe  normave për  ruajtjen  e  familjes  trdicionale.

Në libër  të bie  në sy  edhe  një problem  tjetër  që mendoj  se  autori  me  pjekurinë që ka, nuk e  ka  futur  rastësisht. Martesa  e  Aidës  me  Fatmirin nuk erdhi si rezultat  i njohjes së tyre  apo lidhjes së tyre dashurore, ndërkohë që ndjenjat  e saj në momentin e  fejesës  ishin për  dikë tjetër. Kjo për  mendimin tim bëri  që edhe  ndjenjat  e  saj, qoftë edhe pas martesës  duket  se  kushtëzoheshin më shumë për  hir  të traditës  bashkëshortor  dhe  nga  mirëqënia  në familje.

Aftësia  e  autorit  për  tu futur  deri në imtësitë më të thella të personazheve, qofshin edhe  ato pak skena  erotike, mendoj se jo vetëm nuk e ul vlerën e  librit, por  e kundërta, e mban lexuesin në pritshmëri të vazhdueshme  deri në fundin e  zhvillimeve.
Fatmiri, burri  i Aidës, në pamje  të parë mund të duket  si një njeri naiv  dhe  që nuk i kupton ato që ndodhin në familjen  e  tij. Por  për  mendimin tim  ai  është një person që është  formuar  si intelektual jashtë Shqipërisë, me një  kulturë tjetër   dhe  meqënëse  e  dashuron gruan e tij, nuk do që ta lëndojë atë, por  shpirtërisht  ai lëndohet  përbrenda  dhe  kjo është  edhe  arësyeja  që autori ka  dhënur  atë fund  tragjik  për  Fatmirin.

Autori me  shumë zgjuarsi, por  edhe pa  marrur  asnjë kahje  politike, por  duke  dhënur  vetëm vlerësim artistik  na  paraqet momentet  e  para  të pluralizmit  politik  në Shqipëri. Shumë intelektualë  rendën të krijojnë Parti  Politike , të cilat  mbinë si kërpudhat  pas shiut, por  që shumë shpejtë u shfrynë  si tollumbace.

Nuk kam ndëmend të zgjatem në këtë pikë, pasi edhe në librin e  tij autori na  jep idenë shkarazi se  cilët  ishin ata intelektualë që vrapuan të krijonin Parti me  emra  sa të bujshëm aq  edhe  qesharako- komikë.
Stili i thjeshtë, por  i kuptueshëm dhe  rrjedhshmëria  e  përshkrimit  të episodeve  nga  fillimi deri në fund  të librit  e  rrit  padurimin  e lexuesit për  përfundimin e ngjarjeve  që trajton  autori.
Jo më pak intersant  është edhe  EPLOGU  i librit i shkruar  nga  vetë  autori.
Duke  i uruar  suksese  shkrimtarit  Mane  Alikaj  në rrugëtimin  e librit  të tij  AIDA  shpresoj se edhe lexuesi  do të ndjejë kënaqësi pasi ta ketë në duar  e ta ketë lexuar.

TOMORR  DHRIMO