FUNDJAVA VJEN ME NJE BOTIM TJETER TEK SHTEPIA BOTUESE “ADA”

Autor: Faik Xhani
Titulli i librit: ADEM SHEHU
(Rrëfime dhe refleksione)

Redaktor dhe korrektor letrar:
Lutfi Hanku

Sponsore: Liljana dhe Miranda Shehu

Arti Grafik: Grafika ADA
………………………….
Të gjitha të drejtat autori.

Shtëpia botuese “ADA”
Adres: Rr. Mihal Grameno P.32 A.7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2018
CIP katalogimi në botim BK Tiranë
Xhani, Faik Adem Shehu :
(rrëfime dhe refleksione) / Faik
Xhani ; red. Lutfi Hanku. – Tiranë
: Ada, 2018
96 f. ; 20×14 cm.
ISBN 978-9928-244-68-0
I.Shehu, Adem për atë
1.Biografia
929(496.5) [Shehu, Adem]

NJERIU I PARË I PERENDISË, ADEM

Bisedoja me njërin nga shkrimtarët e degjuar të Dibrës, Lutfi Hankun, troket dera. Brenda hyri një burr i shkurtër, truplidhur, i pastër, me sy të mprehtë dhe mimikë rrezatuese. Na përshëndeti dhe na dha dorën. Pastaj u pyetëm dhe u prezantuam me njëri-tjetrin.
Shkrimtari vazhdoi: – Ky është Adem Shehu, gjashtë ditë më i vogël nga unë. E njohë prej shumë vitesh dhe kemi ruajtë vazhdimisht mbresa, dashuri e respekt për njeri-tjetrin. Na ka ngroh një “diell”. Është fjala për luftën e klasave, por vlerat kombëtare i përplasi dhe i përvëloi shumë. Ademi i urtë e hekakeq, e bëri durimin krah-mal dhe me zemërbardhësinë e mistikën e tij ia doli të mbijetojë. Sidomos, tani që banojmë në Tiranë, shihemi shpesh, bisedojmë, qajmë halle.
-Po, asht e vërtetë, pohoi Ademi. Lutfiu, ky njeri i mirë dhe intelektual i mirfilltë, më duket si vëlla e kaluar vëllait. Më dëgjon me kujdes, më mëshiron për jetën e brishtë, që më ka ardhun. Por edhe me kambëngulje ka kërkue të më lëjë dinjitet e nder. Më ka nxitur, të baj një libër për jetën time. E pleqërova me familjen dhe vajzën që kam në Milano dhe vendosa ta shkruj librin. Ia kam besue Lutfi Hankut, se ai m’i di hallet, si ajo vajtimorja e mirë e Lurës.
-Po të thotë të vërtetën, o Faik, -tha Lutfiu. Unë desha të punoj e ta përgatis si lëndë e dritë për jetën e Ademit. Kisha shumë dëshirë dhe e pata filluar me zell, por u sëmura. Tani nuk jam në gjendje shëndetsore. Mjeku më ka ndalue. Në dilemë kërkova me mend njërin prej krijuesve. Zemra ma don ta bash ti. Je i kujdesshëm, ke energji, ke shkruar libra dhe unë ta njohë bagazhin. I ke të gjitha mundësitë për ta përgatitur librin që dëshiron Ademi. Të filloni: Njeriu i parë i Perendisë, Ademi.
– Kështu nisi zanafilla e kësaj sipërmarrje krijuese me porosinë e këmbënguljen e ish-profesorit tim të letërsisë në pedagogjike Lutfi Hankut.
-Na qoftë e hajrit! -uroi Ademi.
-Shkrimtari Lutfi, nxori dosjen dhe filloi të më tregojë një e nga një materialet që kishte grumbullue. Midis tyre dhe disa fletë, me fjalën e zgjedhur e me peshë dhe stil karakteristik prej shkrimtari me përvojë.
I futi në një dosje dhe buzagaz më uroi: “Punë të mbarë!” Ti do të jeshë shkrimtari, Faiku. Unë do të jemë redaktori dhe korrektori.
-Me Ademin, duhet të takohemi shpesh.
-Patjetër, që do të takoheni e të shkëmbeni mendime,- pohoi Lutfiu.
-Ademi shikonte herë Lutfiun dhe herë mua. Unë ia besova Lutfiut e ai të gjeti ty. Nuk dyshoj aspak në aftësitë e tua, por dua të ma përfundoni sa më shpejt. Jam futur në kufirin e fundit e nuk dihet sa na len Zoti. Dua ta shohë me sytë e mi e ta promovoj me miq e me shokë librin.
Më dha numrin e celularit. Si njeri i rregullt, më kërkoi që t’i bia ziles nëse e kisha shënuar mirë dhe pastai shtoi, – qoftë e hajrit! Me dëshirën e Zotit do ia dalim. Mua për çdo të premte më ke tek Xhamia, tek Sahati i Tiranës.
-U përshëndetëm sikur të ishim njohur prej kohësh dhe u ndamë për t’u takuar sërishë. Me dosjen bojëqielli në dorë ecja i përhumbur. Tashmë Ademi, me jetën e tij ishte bërë pjesë e memories time. Syri dhe vëmëndja ime kishte fiksue gjithçka duhej me përgjegjësinë dhe dëshirën e mirë për të përgatit një libër sa më të pëlqyer jo vetëm për Ademin e të afërmit e tij, por edhe për lexuesin.