Vjen një çast, nuk e di se kur, por që do të kërkosh të bësh bilancet e jetës sate:

ato që bëre, ato që s’bëre, ato që duhet të kishe bërë.

Ndoshta s’është aq e thjeshtë, por ja që duhet. Nëse nuk i bën me të tjerët, ndoshta me veten po, mundesh. Mundohesh të rikujtosh kohët kur erdhe në jetë. Padyshim, të kanë thënë se nuk mban mend asgjë. Rikujton vitet përgjatë rritjes. Mendon dhe për fundin. Disa, fundi i tremb.

Disa, i lumturon. Mundohesh të vësh veten në peshore, krahasuar me të tjerë. E çfarë ndodh?

Diku gjen veten. Diku e urren atë që duhet të ishe. Diku do të kërkoje të ishe si Ai, si Ata.

Dhe kur bën bilancet e vetes, gjykon veten nëpërmjet të tjerëve… Dhe në fund, nuk të mbetet gjë tjetër veçse të lësh amanetet..

 

 

Titulli: AMANETI

Autor: Niku Ramollari

Korrektor: Alma Pire 

 

 

Botimi i parë, 2022

Tirazhi: 100 kopje

ISBN: 978-9928-362-59-9

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14cmx20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, korrik 2022

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë 

RamollariNiku

Amaneti : poezi & Prozë /

Niku Ramollari ; red. Alma Pire.

– Tiranë : Ada, 2022

136 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-59-9

1.Letërsia shqipe         2.Proza

3.Poezia

821.18 -3

821.18 -1