Nga Botimet më te fundit tek ADA

 

Selman Mëziu

BEKIME  SHTATORES SE DIJES

Histori

(Studime, Analiza, Vlerësime)

 

Titullii librit: Bekime shtatores së diturisë

Autori: Selman Mëziu

Arti grafik: Robert Guçi

Botohet me rastin

e 100 vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar:

27.01. 1923 – 27.01.2023

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, prill 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mëziu, Selman

Bekime shtatores së dijes : histori :

(studime, analiza, vlerësime) / Selman

Mëziu. – Tiranë : Ada, 2023

484 f. : me foto ; 20 cm.

Botohet me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit

Pyjor Shqiptar: 27.01.1923 – 27.01.2023

ISBN 978-9928-398-12-3

1.Historia 2.Dibër 3.Shqipëri

94(496.522)

 

Një libër me gurgullima historike e njerëzore

Parathënie

Si çdo njeri edhe unë kur mora në dorë punimin e dr. Selman Mëziut,’’Bekime shtatores së dijes.,, u gëzova, dhe menjëherë fillova ta lexoj. Ndërsa faqet e librit pasonin njëra tjetrën, para syve të mi më shpaloseshin kapatherjet e fakteve historike veshur me vellon shëndritëse që penda e tij ka përshkruar me një stil të veçantë.

Autori ka gradën shkencore doktor shkencash në pylltari, por si çdo intelektuali tjetër, edhe këtij, i rri ngushtë veshja shkencore në një fushë të caktuar, ndaj dhe vështrimi i tij është i largët, përtej maleve e fushave, përtej shekujve e epokave, përtej halleve e pasioneve. Pikërisht këtë ka

dashur të na prezantojë autori në këtë libër.

Çdo lexues e ka të lehtë të konstatojë dëshirën e madhe të tij për të hedhur dritë mbi ngjarjet historike që lidhen me krahinën e Dibrës, por edhe këmbënguljen e tij në pasqyrimin e renditjen e fakteve para lexuesve. Ai shkruan me patos të thektë letrar, shkruan rrëmbyeshëm

si gurgullima e Murrës kur mbarset nga rrjedhat malore.

Nëpërmjet rreshtave “lexohen” edhe thirrjet eksklamative të autorit për të tërhequr vëmendjen e opinionit shkencor lidhur me disa gjetje të karakterit historik. Një ndër këto është edhe përpjekja e lavdërueshme e tij për faktorizimin e topikut Mazreka që gjendet në Muhur. Autori bën

një “udhëtim” të gjatë që nga Troja e deri tek ngulmimi I familjes së Kastriotit. Selmani është përpjekur dhe sjell një qasje inetersante në lidhje me rregjistrin e fjalës Troja duke e konsideruar atë jo vetëm si vendbanim por edhe si vendstrehim.

Veç kësaj, përpjekja e autorit dallohen në qëmtimin dhe renditjen e fakteve të prezantuara nga studiues e autorë  potencialë të fushës së historisë.

Dukuri tjetër e librit është edhe përpjekja e autorit për të ndërkallur në memorien e lexuesit disa fakte që deri më sot nuk janë vlerësuar siç janë mikrotoponimet e shumta të Dibrës së Poshtme që lidhen me historinë e Kastriotëve.

Pikërisht këto ka shfrytëzuar dhe ia ka arritur ta paraqesë topikun Kastria si “agimin” e emrit Kastriot. Në rrafshin historiko-kulturor, kjo është gjetje, risi dhe pikërisht për këtë, është për t,u vlerësuar. Të gjitha këto sa u thanë shoqërohen apo mbështeten me një mori referencash të

cilat autori i ka përdorur me mjeshtëri duke rritur vlerën reale të kumtit.

Përveç materialit me karakter historik, në libër kemi edhe shkrime të cilat paraqesin dhe “rrahin” disa fusha nëpër të cilat “ndihet” kërcitja e gjurmës së autorit. Përpjekjet e tij për të nxjerrë e vënë në pah para lexuesit problem të ndryshme, janë të lavdërueshme dhe ngjallin emocion gjatë leximit.

Temat që rrok dr. Selmani në këtë libër, përveç informacionit të vyer që sjellin, do të shërbejnë si pikënisje për debat për këdo që i shfleton këto faqe. Nëntitujt e materialit si “Çfarë i kemi borxh Skënderbeut”, “Arkivat dhe vlerat kërkimore” e deri tek “Skënderbeu dhe muzeu i pafat”

përveçse sjellin informacion, nëpërmjet figurave letrare, shprehin edhe gjendjen emocionale dhe «revoltën» e autorit. Një qasje këmbëngulëse e autorit vërehet edhe tek shkrimi për Kalanë e Rodonit duke këmbëngulur mbi rëndësinë “shumëplanëshe të kësaj pjese bregdetare të

harruar”. Në “udhëtimin” e tij autori merret edhe me një problem gjithëherësh prezent në mesin e historianëve tanë, me regjistrimin e popullsisë. Ai nënvizon rëndësinë e defterve osmanë të cilët megjithë informacionin e kufizuar që japin, sërish mbeten si të vetmet dokumenta nga

ku mund të marrim më shumë informacion duke përdorur metoda të ndryshme si analizë-sintezë, krahasim etj.

Regjistrat osmanë, pavarësisht të çfarë lloji janë e për çfarë qëllimi janë hartuar, duhen konsideruar dhe shfrytëzuar me kujdes. Deri më tani, për trevën tonë, Dibrën, janë në qarkullim dy defterët ai i 1467 dhe ai i 1583. Në posedim të arkivit janë edhe ai i vitit 1613, 1724 por mundësia për

t,i shfrytëzuar është mjaft e pakët. Pikërisht kjo situatë e revolton edhe Selmanin.

Në studimin e ëmërtuar “Përplasje me dallgët e kohërave” autori paraqet copëza nga jeta e përditshme e fshatarve të tij dhe veç kësaj ka vënë në paradë diturie pjesën më të madhe të intelektualëve që ka sot krahina e Muhurit. Në vëmendjen e Selmanit kanë qënë edhe puna

e gjithëhershme për njohjen, evidentimin dhe pasqyrimin e vlerave dhe siteve arkeologjike që gjenden në Muhur. Në fushën e etnokulturës, autori ka kontribuar duke na dhënë

një pasqyrë të lëvizjeve të fiseve të zonës. Edhe pse autori është mjaftuar vetëm me konstatimin fundor të lëvizjes së fiseve dhe krijimit të lidhjeve të reja, përsëri kontributi është i dukshëm. Dihet se lëvizjet më të shumta në mallet e Dibrës i përkasin periudhës pas shek. XVIII, dhe se struktura e vjetër e fiseve që kanë lëvizur në shumicën e rasteve është prishur duke krijuar raporte të reja në vendet mbërritëse.

Në libër autori ka përfshirë edhe vështirmet analizuese për disa nga librat që ai i ka përzgjedhur, qofshin këta autorë muhurakë si B. Këbej, S. Doda, N. Berisha e deri tek ato të zonave fqinje si I. Cani, H. Pernezha, S. Cala e ndonjë tjetër. Këtë paraqitje analitike për vepra të njohura

autori e kurorëzon me përshkrimet e vlerësimet për historianët, Ilia Karanxha e Mathieu Aref (Arif Mati), kolosët e historisë, njëri i periudhës së pellazgëve e tjetri i mesjetës, të historianit dibran Ilmi Sadiku.

Gati në fund të librit të tij autori, ka sjellë një studim të mirëfilltë e të domosdoshëm për t’u njohur nga lexuesit siç është ai për “Mrekullia e mollës”. Kur mbaron së lexuari gjithë këto faqe libri me një informacion të ngjeshur, herëherë edhe shumë i ngjeshur, bindesh për punën e madhe këmbëngulëse të dr. Selmanit, të cilit i urojmë suksese në punime të tjera.

Haki Përnezha

Historian