Titulli: BISEDOJ  ME MJELLMËN

Autore: Delina Kreka

Struktura grafike realizuar: Grafika “ADA”

 

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores

ISBN: 978-9928-296-17-1

 

Botimi i parë, 2020

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, qershor 2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

 

Kreka, Delina

Bisedoj me mjellmën : poezi / Delina Kreka.

– Tiranë : Ada, 2020

72 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-17-1

 

1.Letërsia shqipe      2.Poezia

 

821.18 -1​

 

 

Parathënie

 

Delina Kreka bisedon me krejt natyrën njerëzore, dhe jo më kot librin e ka titulluar “Bisedë me mjellmën”

Ajo bisedon me mitet dhe legjendat.Komunikon me një dhëmbshuri me botën e saj shpirtërore.

Autorja Delina Kreka i jep poezisë art dhe shpirt,pra, një ndjenjë të bukur.

Nuk mund të rri pa nënvizuar se ndjenja e saj poetike përçohet tek lexuesi,nuk mbetet tek autorja.

Disa vëllime me poezi të autores na tregojnë se vëllimi i parë “Kristale mbi petale” nuk ishte rastësi……Veprat e tjera na bindin se po shkruan një dorë e sigurt e poetes së dashuruar me poezinë. Delina është poete e poezisë intelektuale dhe shumë domethënëse, pasi në modelin origjinal qëndron e bukura artistike si kategori estetike.

Tek libri “Bisedoj me mjellmën,” në të njëjtën paralele qëndrojnë dashuria dhe poezia. Me natyrën e bukur të zonës së Korçës ku ajo jeton, nuk ka se si të mos i vijë frymëzimi!. E rëndësishmja dhe kryesorja eshtë se Delina Kreka frymëzimin e saj e përjetëson në varg, pa përjetësimin në varg, frymëzimin e merr era.

Autorja jeton në shtjellën e fjalëve që fluturojnë si mjellma nga fjala në fjalë. Poetja ka zgjedhur për njësi matëse ritmin e zemrës, peshën e fjalës. Poezia e Delina Krekës është një pikturë e gjallë që hesht si një hijeshi me shpirtin e qetë. Rruga e fjalëve të poezisë së saj, është një dritë magjike. Poetja din të korespondojë lirshëm me fuqinë e fjalës dhe peshën e saj, dhe ja del t’a tejkalojë vetveten.

Poezia e Delinës është aroma e një flladi të ri në letërsinë shqiptare. Ajo arrin të transmetojë gjithçka njerëzore dhe shpirtërore përmes futjes së përceptimit poetik të jetës,duke ruajtur e mbajtur një energji emocionale. Mund të themi me plot gojën se është një mrekulli ndjeshmëria e saj, që herë është dhembje,herë një pasqyrim i gjendjeve shpirtërore.

Në këto poezi brilante pikaset një botë e pasur emocionesh që e bën Delina Krekën poete me gjetje artistike dhe veçanti, që mund të them pa e ekzagjeruar, nuk i kanë të tjerët.

Kjo tregon se mendimi rrin në ekuiliber me ndjenjën.Poezia e Delina Krekës është e dendur nga kuptimet.

Ajo si poete nuk kërkon lustren e sipërfaqes,por brumin jetësor që del nga thedhsia.

Delina Kreka është një mendimtare lirike,ajo filozofon në mënyren e figurshme, na jep sinteza të një vetëpërcaktimi ekzistencialist,na përcjell njëherazi,një përvojë ekzistenciale që merr forma përgjithsuese.

Leximi i parë i çdo libri të Delina Krekes është (leximi i sipërfaqes) Leximi i parë është një lexim i së dukshmes, i sipёrfaqes.

Sipërfaqja e poezisë ka dy dukje: Nga njëra anë të shpërfaqet tema. Për çfarë flet kjo poezi?Nga ana tjetër të shpërfaqet gjuha poetike. Çfarë e mban këtë poezi në këmbë figurativisht, cilat janë metaforat, gjetjet, ritmi? Në lexim të parë vëren edhe si të bën të ndihesh tek kjo poezi.

A të hyn në gjak, a të flet ty apo t’a kundron botën me sytë e tjetër kujt?

Por nëse mbas leximit të sipërfaqes i ke thënë të gjitha, kjo tregon se poezia t’i ka thënë të gjitha, atëherë e ndjen se kjo poezi ishte e këndëshme dhe kaq. Të tilla mund të shkruajnë të gjithë ata që ndiejnë pak frymëzim brenda vetes. Ajo poezi që t’i thotë e t’i jep të gjitha në lexim të parë, është si pllakë varri: e lexon dhe kalon, i vdekuri mbetet mbrapa…… Poezia e mirë të rikthen tek vetja gjithmonë, gjallon në ty. Asaj nuk mund t’i ikësh, ashtu si nuk mund t’i ikësh vetes. Sa më shumë t’a lexosh librin e Delina Krekës, aq më shumë ajo të bën për vete. Jo gjithkush e ka aftesinë magjepse .

Leximi i dytë i librit të Delina Krekes nis e t’i zbulon sekretet e realizimit, ёshtё leximi i teknikёs.

Shumica e poezive nuk kanë sekrete, kanë vetëm metafora.

Por talenti i vërtetë nuk qëndron në metaforat. Mendja dhe gjuha e njeriut janë një prehër i pafund metaforash.

Talenti i veçantë qëndron në krijimin, shpesh spontan, të një ndërthurje metaforash, gjendjesh dhe emocionesh që e rishpikin poezinë në mendjen e lexuesit.

Lexuesi e gjen veten duke zbërthyer teknikën e poezisë, njëkohësisht që zbërthen edhe vetveten. Në këtë pikë poezia duhet lexuar me zë të lartë.

Mora një kënaqësi të veçantë nga ky libër, jam i bindur se edhe lexuesi të njëjtën kënaqësi do të përjetojë.

Jam me fat që facebook më njohu me këtë autore, dhe do të kisha dëshirë që të lexoja libra të tjerë nga Delina Kreka, si në poezi, ashtu dhe në prozë .

 

Agim Demiri, poet, shkrimtar dhe psikolog