Te gjitha botimet e shtepise botuese ADA mund t’i gjeni ne Biblioteken Kombetare, Tirane.

Adiola kishte mbështetur kokën në dritaren e avionit dhe po mendonte për Lindin. Nuk u ktheu përgjigje prindërve, nuk hëngri asgjë, nuk foli as me të vëllanë. I ati dhe e ëma e përgjonin gjatë tërë kohës, por kur e panë që ajo ishte e heshtur deri në dhimbje, hoqën dorë se nuk donin ta lëndonin më. Ata po shpresonin që Parisi ta “shëronte” vajzën e tyre.
-Il torre, il torre, – bërtiti Jonidi dhe Adiola ktheu kokën nga dritarja. Ata po fluturonin mbi Parisin që shkëlqente nga dielli. Befas një drithërime e ëmbël ia përshkoi trupin Adiolës. Kujt s’i pëlqente Parisi? Ndoshta do ti pëlqente dhe asaj. U përpoq ta mjegullonte fytyrën e bukur të Lindit dhe ti lejonte vetes kënaqësinë e një aventure të re në Paris…..