Nga librat më të fundit të shtëpisë botuese ADA vjen vëllimi me poezi i autorit Eduard Konica

 

Titull: Brenda pritjeve të tua

Autor: Eduard Konica

 

Botimi i parë: 2023

 

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2023

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Brenda pritjeve të tua / Eduard Konica.

– Tiranë : Ada, 2023.

ISBN” 978-9928-398-42-0

1.Letërsia shqipe

2.Lirika

 

821.18 -14

Brenda pritjeve të tua

 

Në ikje koka mbetet prapa,

kur vij më duket se s’kam ikur,

veç e di mirë të miat hapa,

me vesh pas porte i ke pritur.

 

Nuk e jep veten kur të mungoj,

je bërë e fortë, s’trëmbesh nga ikjet,

por kur kthehem në sy ta lexoj,

je qelq i brishtë, të thyejnë pritjet.

 

Përpiqem të të jem pranë,

ta thyejnë shpirtin ikjet e mia,

por ikjet brenda pritje mbajnë,

në pritje ndezur rri dashuria.