Sapo doli nga shtypi libri i autorit Deniluja me titull “Çmenduria e njëshit”. Lind pyetja: Përse autori nuk thotë çmenduria e dyshit… apo e treshit? Ded Nikoll Luca përqëndrohet tek njëshi! … Njëshi mund të jetë burri ose gruaja në familje, kryetari i komunes apo ministri, kryeministri apo presidenti!…

Për një tjetër njësh të çmendur e ka fjalen Deniluja, dhe duke lexuar parathënien e shkruar nga Gjokë Totaj, shok shkolle i autorit, e kupton menjëherë se për cilin njësh të çmendur bëhet fjalë.

 

Autori : DENILUJA

Titulli: Çmenduria e njëshit

 

Botimi i parë, 2020

ISBN: 978-9928-326-11-9

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, qershor 2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

 

Luca, Ded N

Çmenduria e njëshit : epigrame /

Denilu. – Tiranë : Ada, 2020

60 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-11-9

 

1.Letërsia shqipe  2.Epigrame

 

821.18 -193.2

 

 

Parathënie e librit me epigrame

“Çmenduria e njëshit”   nga Gjokë Totaj

 

Shoku im i shkollës së mesme të kultures Tiranë , Ded Luca, është krijues shumë kompleks dhe është i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane. Pena e tij është aktuale, inçizive, kafshuese, mallëngjyese, e vuajtur, gërvishtëse, magjepsëse. Ky libër fenomenal është dëshmi që poeti është akoma gjallë si njeri, familjar dhe patriot. Në lojërat e pafundme, ato që nuk kanë vijë finishi, si biznesi, politika, apo dhe vetë jeta, lojtarët vijnë e ikin. Rregullat në një lojë të pafundme janë të ndryshueshme sepse lojërat e pafundme nuk kanë një pikë fundore të përcaktuar. Globalizimi, ky lloj i veçantë i kapitalizmit, të cilin e kemi ushqyer dhe krijuar me duart tona,
është një virus dhe një specie mutante e kapitalizmit. Kjo formë mutante e cila është në të vërtetë një formë grabitqare e kapitalizmit,  ka  krijuar  një  botë  ekstremisht  të   paqëndrueshme, të padrejtë dhe shumë të rrezikshme. Epigramet e epigramistit Deniluja nuk janë poezi, ato janë tre apo katër vargje që dalin nga mendja . Po citoj për ju të dashur lexues, epigramin që i jep titullin librit.

Çmenduria e njëshit”

Si justifikim u përdor virusi korona
Globalizmi nuk kapet prej bishtit…….
Një forcë botërore don të komandoj botën
Me forcën e çmenduris së njëshit”

 

Lufta për dominim Bote (Rend të Ri Botëror),një platformë shumë e herëshme.

Dominimi i Botës (ose termi i sotëm i moderuar Rend i Ri
Botëror ) është vendosja e një qeverie në të gjithë botën,që kontrollon çdo cep të saj.Shumë vende e kanë provuar t’ia arrijnë por nuk ia kanë dalë mbanë. Më afër këtij qëllimi ka qenë Perandoria Mongole e cila në kulmin e fuqisë zotëronte 1/3 e territorit të botës.
Rendi i ri botëror është një emërtim që përdoret nga “Teoria e komplotit”, me të cilin nënkuptohet një shoqëri e fuqishme dhe sekrete, që ka hedhur themelet për të pushtuar botën nëpërmjet një qeverisjeje të vetme botërore. Rendi i ri botëror është një teori e përbashkët mijëvjeçariste që shfaqet si në anën fetare po ashtu edhe në atë bashkëkohore.
Pjesë të teorisë së re komplotiste janë të njohura që nga qindvjeçari i 19. Ato mund të gjurmohen edhe në qindvjeçarin e 20-të me rënien e komunizmit sovjetik, rënien e murit të Berlinit, rënien e komunizmit të Lindjes, dhe fjalimin e Xhorxh H. Bushit, me 11 shtator 1990, ku ai përshkruan synimet e Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim, pas luftës së ftohtë me ish Bashkimin sovjetik, duke përdorur emërtimin “rendi i ri botëror”.

Në teoritë komplotistë të rendit të ri botëror, shumë gjëra të veçanta shkaktohen nga një shoqëri apo grup sekret i fuqishëm. Ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme në histori shihen si hapa nismëtarë në vendosjen e qeverisjes së re botërore. Përkrahës të kësaj teorie mund të tregojnë në një fare shkalle kush bën pjesë në këtë grup apo shoqëri e cila po punon të vendosë rendin e ri botëror. Shumë familje të njohura si Familja Rotshild, Familja Rokfeler, Morganët, Kisingerët, Shrëderët dhe DuPontët, si edhe monarkë evropianë mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie. Teoria po ashtu beson që të gjithë personat e rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të botës së bankës, tregut, arteve, zbavitjeve, dhe mjeteve të komunikimit të masave janë anëtarë të kësaj shoqërie.

Shikoni se çfar mesazhi jep Deniluja në një tjetër epigram.

 

Pse duhet maska?
Epigram
Për masken e kanë vendosur të “mëdhenjtë”
Strukemi nga frika si pula në furrik
Mik me masken janë budallenjtë
Të zgjuarit me masken janë armik.

 

Aleksandri i Madh krijoi të parën perandori botërore.Për 10 vjet me radhë Aleksandri pushtoi territore nga Maqedonia në Indi.Beteja më e famshme është ajo kundër Darit të Persisë të cilin ai e mundi.Por pas vdekjes së Aleksandrit perandoria e krijuar prej tij u shpërbë.
Perandoria Romake!

Kjo perandori u krijua pas rënies së perandorisë së Aleksandrit.Në kulmin e fuqisë së saj kjo perandori shrihej në brigjet e Detit Mesdhe,në Ballkan,në Gali,në Iberi,në Britani dhe në Lindjen e Mesme.Perandoria Romake nisi në kohën e perandorit Jul Çezari.
Pas tij do të vinte Augusti, perandori më i madh i perandorisë.Pas këtyre të dyve, Roma u dobësua dhe një listë perandoresh të paaftë udhëhoqën vendin derisa perandoria e perëndimit do të rrëzohej në vitin 476.Perandoria Bizantine e cila ishte pjesa e mbetur nga perandoria u rrëzua ne shek.15 nga Perandoria Osmane. Deniluja si një autor që lexon shumë ka arritur që me epigrame të shkurtëra të na japë mesazhe të fuqishme dhe të na dhurojë optimizmin se rendi i ri botëror do të falimentoj ashtu siç ka falimentuar edhe në të kaluaren. Duke lexuar epigramet e Denilusë më vjen në mendje diçka që kam lexuar për kalifatin Arab. Kalifati Arab shtrihej në Lindjen e Mesme,Afrikën Veriore dhe Gadishullin Iberik.Kalifati rezistoi disa shekuj.
Perandoria Mongole u krijua nga Xhenxhis Kani. Ai krijoi një ushtri të frikshme dhe të pamposhtur.Nën udhëheqjen e tij u krijua shteti më i madh i botës ne histori me afro 33 milion km katror tokë që është sa dyfishi i sipërfaqes së Rusisë që është vendi më i madh i botës.Kjo perandori rezistoi shumë pak pas vdekjes së Xhenxhis Kanit. Deda me epigrame dhe unë me parathenien time, duam t’i sigurojmë lexuesit që edhe kësaj radhe çmenduria e njëshit do të dështojë .

 

Gjokë Totaj, shokë shkolle,

ndjekës e lexues i rregullt, dhe shumë miq me autorin!