Titulli: “ DEMOKRACIA”
Autori: Ded Nikoll Luca (DENILU)
Kopertina: Agim Sulaj

Redaktore: Oltjona Selamaj

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-244-05-5
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2017
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
“DEMOKRACIA” : epigrame / Denilu ;
red. Oltjona Selamaj. – Tiranë : Ada, 2017
112 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-05-5
1.Letërsia shqipe 2. Epigrame
821.18 -193.2

PARATHËNIE

Jo more Denilu, Pal Ceka, nuk zgjatet me parathëniën e librit tënd. Kështu i thashë shokut tim të shkollës së kulturës Ded Nikoll Luca.
Ai, sapo më porositi të bëja një parathënie libri me epigrame. Shumë e çuditëshme… Ai që ka frikë, se nuk i shitet malli, shpenzon para për reklama në televizion. Libri, nuk është “mall dosido” dhe kushton shumë pak. Shpesh, nëpër tezga librash, në Tiranë dhe qytete të tjera, ku shesin ambulantët, një libër, kushton më pak, sesa një kafe.
Emrin artistik, Deda e ka DENILU. Sipas meje, ai duhet të ketë dhe një emër tjetër shtesë, Dedën le ta quajmë “Epigram”. Kush tjetër më bukur se ai, i shkruan epigramet?!.
Dikur, shkruante në revistën satirike: “Hosteni” Normal, që do ishte i kufizuar, sepse regjimi po ta kaloje limitin, ta vendoste litarin në fyt. Kjo është arsyeja, që Denilu, gjatë 40 vjetëve, ka shkruar dhe i ka fshehur nëpër fletore. Nuk i ka shkuar mendja, se do t’i botonte ndonjëherë. Edhe pse fletoret me dorëshkrime u shtuan dhe në bibliotekën e tij personale në itali, kishte më shumë dorshkrimet e veta, sesa libra italisht. Shpresa se vjen momenti të botohen librat, nuk humbi asnjëherë.
Falë Zotit dhe shtëpisë botuese “ADA”, Denilu dorëshkrimet e një jete 40 vjeçare, i kthen në libra me vlerë. Nëse ti, tregon një barsaletë të bukur, do të qesh me të madhe. Kur ti tregon çdo ditë të njëjtën barsaletë, edhe pse është e bukur, normalisht që mërzitem dhe të porosis, të mos më mërzitësh. Epigramet e Dedës, nuk janë barsaleta.
Duhet të lexohen shpesh, sepse janë edhe si terapi psikologjike për të zgjidhur problemet e shumta që ka jeta.
Po tregoj një rast, që lidhet me Dedën (duket si një tregim i vogël.) Nikoll Luca, babai i Denilu-së, kishte ardhur në Tiranë tek shkolla e kulturës, të takonte Dedën. Në atë kohë, nuk ekzistonin celularët. Shkoje në postë dhe prisje 3 orë në radhë, për të folur me familjen në Lezhë, apo Milot. I dal përpara babait të Dedës dhe i them, që Deda ka dalë jashtë shkolle, dhe ma merr mendja se e di vendin, se ku shkon ai. Shkuam me Nikollën, babain e Denilu-së, në bibliotekën kombëtare, dhe si për çudi, ai po lexonte një libër, që nuk i lejohej ta merrte me vehte. Lexo librat e shkollës more bir, i tha Nikolla i merakosur, (Sepse Deda nuk ishte mirë me mësime, pasi me gjashta, e tek tuk një shtatë kishte në lëndët shkollore).
Përgjigja e Dedës, ishte kjo: Rroftë Bilbil Hereni dhe Preç Zogaj, që mi përsërisin mësimet dhe me shpjegimin e tyre në mëngjes, gjysëm ore para se të futemi në klasë, e marr një gjashtë ose një shtatë.
Unë dhe baba i tij, Nikolla, pamë njëri-tjetrin të habitur. Kur ç’ tè shohim, Denilu, po lexonte libra psikologjikë. I ati u nevrikos pak, por mundohej ta mbante vehten para meje. Përse nuk më ke thënë, që nuk të pëlqen shkolla për aktor mor bir?! Eh, more baba- u shpreh Denilu, unë jam aktori dhe jeta është regjizori…
Kjo ishte arsyeja, që Dedës, nuk i doli bursa për shkollën e lartë dramatike, sepse duhej mesatarja e notave, mbi notën tetë. Mesatarja e notave të Dedës, ishte 6,3.
Shpresat, të studionte për psikologji, nuk i humbi.
Po ju tegoj dhe një kuriozitet tjetër. Denilu, emigrant në itali, babai i pesë fëmijve, mbaron me korespondencë studimet psikologjike. I kishte filluar studimet, në vitin 1995 dhe i mbaroi ne 2005, pra 10 vjet shkëputje dhe vazhdoi, jo për fajin e tij.
Duke dhënë provime dhe duke shpenzuar për rrugën vajtje-ardhje, në një kohë, që ai e dinte se diploma shqipëtare, nuk vlente në Itali ( ai në fabrikën e xhamave, do t’ punonte gjithë jetën, në fshatin kodrinor Sant Angelo in Vado, 80 km larg Ankonës). Dihet, se çdo e keqe, ka dhe të mirën.
Kriza ekonomike, që kapi edhe italinë, bëri që të mbyllej dhe fabrika ku punonte Denilu. Deda ka 4 vjet pa punë dhe gjatë kësaj kohe, ka botuar 40 libra të ndryshëm, si novela, romane, libra psikologjikë, poezi dhe epigrame.
Falë fëmijëve, që e mbështesin financiarisht dhe shpirtërisht, i papuni Dedë, nuk vuan për bukë, por vuan për parathëniet, për librat e tij të shumtë. Unë e bëra parathënien, siç doja vetë dhe nuk ndryshoj asnjë presje.

Pal Ceka, Poet dhe shok shkolle i autorit.