… Çfarëdo që të themi për poezinë mund të jetë e bukur, duke qene se ajo vetë rri mbi fronin e të gjitha bukurive..! Është bukuria e fjalës ajo që i jep këtë fuqi tëheqëse, dhe vetë natyra e saj për të na përcjellë mesazhin për mes vargjeve, në të cilat shkrihen vlera nga më të bukurat, duke prekur çështje nga jeta shoqërore dhe natyra.

Poetët kanë një dhunti të veçantë për t’iu qasur gjërave, zhvillimeve dhe gjithë asaj që tërheq vëmëndjen e tyre, në rrjedhat e jetås njerezore, duke paraqitur ato përmes artit të fjalës, e cila përcjell mesazh tek lexuesi…

 

 

Titulli: Dita kur dielli shkruante

emrin tim mbi bore

Autore: Arianita Hoxha

Redaktor:  Musa Dushica

 

Botimi i parë: 2021

 

ISBN: 978-9928-326-87-4

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, korrik 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hoxha, Arianita

Dita kur dielli shkruante emrin

tim mbi borë : poezi / Arianita

Hoxha ; red. Musa Dushica.

– Tiranë : Ada, 2021

120 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-87-4

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1

 

Parathënie e librit “ Dita kur dielli shkruante emrin tim mbi borë” vëllim poezish nga Anita Hoxha

 

“ Misioni i artit është të na jap kënaqësi estetike, por në radhë të parë artistit, pastaj të gjithë të tjerëve, që mund ta ndjejnë e ta shijojnë.” Ishte i mendimit, Lasgush Poradeci dhe nuk mjaftohej vetem me kaq. Ai shtonte se : « Poezia është mbretëreshë e arteve letrare edhe kur nuk ka rimë, ndërsa kur është e rimuar, është mbretëreshë me kurorë»

Poezia, duke qenë ndë artet më të bukura letrare, jo vetem se e kanë krijuar dhe krijojnë njerëz të veçantë, por ajo terhoqi vemendjen e krijueseve te mëdhenjë, të rangut botëror duke na lenë mendime, të cilat u rrezistojne shekujve dhe nuk humbasin kurrë vlerën e tyre te artë.

*Hygo- ja i madh u drejtohej gjithë popujve :

« Popuj, degjojeni poetin, dëgjojeni ëndrrimtarin e shenjtë »

*Gëte, duke dashur të njihte sa më shumë mrekullitë e botës, shprehej:

« Është e bukur ta njohësh botën, në veçanti botën e poetëve. »

*Paulo Coelho, duke parë nga këndi i tij, se në botën e mbrendshme të çdo poeti, lodron lirshëm një fëmijë, mendonte se:

« Është i madh ai që di të ruaj zemrën e fëmijërisë se tij »

Çfarëdo që të themi për poezinë mund të jetë e bukur, duke qene se ajo vetë rri mbi fronin e të gjitha bukurive..! Është bukuria e fjalës ajo që i jep këtë fuqi tëheqëse, dhe vetë natyra e saj për të na përcjellë mesazhin për mes vargjeve, në të cilat shkrihen vlera nga më të bukurat, duke prekur çështje nga jeta shoqërore dhe natyra.

Poetët kanë një dhunti të veçantë për t’iu qasur gjërave, zhvillimeve dhe gjithë asaj që tërheq vëmëndjen e tyre, në rrjedhat e jetås njerezore, duke paraqitur ato përmes artit të fjalës, e cila përcjell mesazh tek lexuesi.

Si çdo kohë që kishte krijuesit e vet, edhe në ditët tona lindin yje të reja që ofrojnë kënaqësi per adhuruesit e ketij zhanri letrar, me pend’hollat e tyre.

Prej tyre spikatë një poete e re, qe na sjelle një poezi brilante, e cila ndiqet nga nje publik i gjërë. Është Anita Hoxha, me talentin e saj krijues, e cila në opusin e krijimtarisë se saj prek tema jetesore nga me te ndryshmet.

Një poete relativishe e re, e cila krijon me nje vrulle te madh dhe entuziazem te fuqishem. Per nje kohe te shkurter, rreth katër vitesh ka nxjerr tani më tre libra me poezi. Ky është libri i katërt i saj.

Poezitë e këtij vëllimi kanë një tematikë të gjërë çështjesh që ajo trajton, për mes tyre. Në çdo tematikë të saj gjejmë diçka të veçantë, ku poetja derdh copëza shpirti të saj, duke shkrir në to bukuri të rrallë arti poetik, për mes vargut te saj, në një lidhje, te fuqishme te logjikës me figurativen, të shtruar me mjaft delikatesë e të prekur lehtë e lehtë…

« Atje ku shëtit fëmijëria ime,

Atje të parat fjalë e hapat hedhur»

Duke parë se poetja përfshinë një mori tematikash që tëheqin vëmendjen e saj, poezitë jane te klasifikuara sipas motiveve, por gjithnjë, është motivi familjar që u prinë atyre, sepse poetja është shumë e lidhur me familjën.

*Aty ajo shpreh gjithe ndjenën e shpirtit të saj, duke e përshkruar figurën e nënës, babait, gjyshërve, vëllaut e motrave. Por vendin kryesor në këtë motiv zë gjithësesi figura e nënës dhe dashuria për të e cila vete deri te gatishmëria e poetës për vetflijim, me ç’rast shprehet:

«…. Dhe vetën mallkova sot,

Si nuk munda të jap shpirt nga shpirti im » (edhe pse këto vargje, nuk jane në këtë vëllim, janë diç, qe terheqin shume vemendjen e lexuesit.)

Figurën e babait poetja e pikturon me shume admirim, duke paraqitur permes tij prindin e dashur per familjen dhe punëtorin e vyer per te mbajtur familjen me djersen e ballit.

Gjysherit jane shume te dashur për të dhe me gjyshen ruan shumë kujtime.

Më tej, poeten e gjejme në lojë me motrat dashuri pa fund për vëllain.

*Motivi meditativ prek fatet jetësore të njerëzve, qofshin aso që sjellin gjendje gëzimi apo pikëllimi, varësisht nga peripetitë jetësore nëpër të cilat ata kalojnë dhe përjetimet e shkaktuara nga to, duke u munduar te depërtojë thell ne shpirtin e njeriu të vuajtur dhe duke e nxjerrë gjithnjë të fortë e ngadhnjimtar:

«…Emrin s’ta them njeri po shkëmb,

Sa herë në tokë të kanë rrezuar,

Aq ti je ngritur me shpirt ne dhëmbë»

*Në motivin « Evokim kujtimesh », gjejm poeten « fëmijë », në moshën e saj më të lumtur dhe shprehjen e saj shumë të dashur e të preferuar :

«…Si atëherë, fëmijë… », e cila e mban të lidhur poetën me këtë moshë. Shprehje kjo të cilë gjejm te perdorur në shumë poezi.Lojën e saj të bukur nga fëmijëria, e gjejm të shprehur tek poezia «Ëndërroja», vargu i së cilës ka një figuracion shumë të fuqishëm:

«…Me duartë e vogla, një rrëkezë uji mbuloja,

Që rridhte tavanit, si një sont, si melodi…! », (por kjo sipas motivit radhitet tek tematika sociale…)

*Motivi social, qanë hallet e më të prekurve nga barra e jetes se rëndë, duke shëmtuar jo vetëm rininë e një shumice dërmuese nga radhët e shoqërisë sonë, por ç’është më keq, kjo barrë peshon edhe mbi fëmijët, nga dhimbja pë këtë realitet te hidhur, poetja shprehet, tek «  Mikja ime e fëmijërise », figurativisht :

« Ti lulja e pranverës, para vaktit rritur » e më tej edhe tek « Sykaltra e vogël »  me metaforë të fuqishme, shpreh dhimbjen dhe habinë : « Në mes të qytetërimit, Luli i vocerr, paska zbritur »

Dhe kështu, motiv pas motivi, ç’farë nuk i bie në sy poetes, për te na paraqitur tablo nga me te ndryshmet per shijen e saj dhe kenaqesine e lexueseve, me estetiken e vargjeve te saj. Ate e gjejmë kudo ; nëpër lulnaja ne lojë me fluturat, qiejve në fluturim me dallendyshet, ne percjelljen e ndrrimstineve, ne bisedë me « Të fundit gjethe..! »

Me gjithë keto paraqitje dhe tablo jete, e pershkrime nga me te gezuarat e te pikelluarat e mundshme dhe mesazhet e kjarta qe percjellë tek lexuesi, paraqet vlera te larta artistike, të punuara me shije të holle estetike. Me ide të  qartë, mbi atë që shkruan, me përsosmerinë e te menduarit logjik, me strukture shume te bukur të ndertimit te vargut dhe strofës (katrena) me muzikalitetin që jep rima e kryqezuar e saj.

Ate e karakterizojne imagjinata e pasur poetike dhe figuracioni i fuqishem, si një stoli e artë e veprës në fjalë. Nder figurat me te perdorura zë vend metafora, po janë të pranishme dhe krahasimi, epiteti pozitiv, simboli, më rrallë ndonjë alegori, etj.

Per hir te realitetit, duhet te permendim edhe praninë e të rrëfyerit që mund te ndeshet ne vende te caktuara, madje edhe ne disa tituj, te cilin poezia nuk e do aq shumë, se mund të dëmtojnë figurshmerinë, e cila në poezi ka rolin kryesor. Dukuri kjo qe do i preferoja poetes t’i largohet.

Pergezojme poetën per talentin e saj krijues, i urojme shume suksese ne krijimtarine e saj poetike dhe te na sjelle sa me shume vepra sa me te bukura, në vazhdim !

Musa Dushica