Java fillon me një botim të ri te shtëpia botuese ADA

 

Titulli: Do dashuroj sa pa perënduar

Autore: Rajmonda Ndreko

 

Redaktor: Niku Ramollari

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimi i parë: 2022

Formati : 14x20cm

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, shtator 2022

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ndreko, Rajmonda

Do dashuroj sa pa perënduar : poezi /

Rajmonda Ndreka ;

red. Niku Ramollari– Tiranë : Ada, 2022

108 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-72-8

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

 

PARATHËNIE

 

Poetja nga Elbasani Rajmonda Ndreko, vjen pas botimit të parë me poezi “A e di sa të dua”, me një tjetër vëllim me poezi të titulluar “Do dashuroj sa pa perënduar”.
Që në vëllimin e parë autorja dallohet për lirizmin në poezitë e dashurisë që janë dhe baza e krijimtarisë së saj. Madje edhe në titullin e vëllimit dallohet guximi i autores në përzgjedhjet e saj për të vargëzuar ato tema që shpesh janë tabu dhe sot.
Do ti veçoja disa vargje  nga poezia “Do dashuroj sa pa perënduar”:

 

….Gjykimin lërja rrjedhës së jetës,
lërja Zotit,
Të “Madhit” ia pranoj gjykimin!
Dhe Parajsën,
Dhe Ferrin…

Ty jo, as ty..!
Do ti apo jo unë dashuroj;
Dashuro dhe ti…!
Nëse nuk do,
Lërna paqen tonë të prehet brënda vetes.

Do dashuroj deri sa dielli i viteve të mia,
të prehet pas horizontit të jetës…
Lermë në ke Zot..!
Lërna..!!

Kështu vjen Poetja Rajmonda përmes këtij vëllimi; e guximshme, e hapur, e çiltër, e pa parashikueshme në ato që hedh në letër dhe e saktë në vargun e lirë.
Korrekte në poezitë e rimuara me 4 dhe 8 rrokje ku rima në të lexuar i jep poezisë së saj një melodi sa dhe vetë nuk e kupton si lexues se brënda imagjinatës tënde atë çast,  ke nisur të vallzosh.
Krijimtaria në këtë vëllim me poezi është e larmishme.
I shkruan jetës, prindërve, fëmijeve, fenomeneve të ndryshme sociale etj. Mendoj të mos e zgjas më këtë parathënie pët të mos e humbur dëshirën e lexuesit për të lexuar këtë vëllim poezish.

Ajo që dua të sjell si përmbyllje është se Rajmonda shkruan me shpirt. Çdo poezi ka diçka të sajën brënda vetes që e sjell aq bukur me figurat artistike që përdor dhe me metafora tejet të forta. Dhe për ta vërtetuar këtë që Rajmondës i shkruan shpirti i saj i bukur dhe i dhimshëm, po e përmbyll me dy a tre vargje nga poezia e shkruar për miken e saj: “Daisy”

….
Alooo ..!!
Unë do të jetoj akoma…!!

Dhe loti m‘u kthye në mjaltë….
….
Dhe unë po ua lë surprizë vazhdimin e përmbajtjes të këtij vëllimi.
Lexojeni dhe do mbeteni të surprizuar vërtet!

Niku Ramollari