Del nga shtypi libri më i fundit i autorit Kujtim Hajdari botimi shtëpisë botuese “ADA”

 

Do t’u them…- poezi –

Autori:  Kujtim Hajdari

 

Botimi i parë,  2019

ISBN: 978-9928-296-63-4

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

©Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall. 32. Ap. 7

Cel: 068 22 190 16

www.botimetada.com

Tiranë, tetor 2019

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hajdari, Kujtim

Do t’u them… : poezi / Kujtim Hajdari.

– Tiranë : Ada, 2019

100 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-296-63-4

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

DY FJALË PER AUTORIN

 

Kujtim Hajdari lindi në Hajdaraj, një fshat të Lushnjës, me 10 Prill 1956. Ku kaloi dhe fëmijërinë. Mbaroi në Lushnjë gjimnazin në 1976, me një mesatare të lartë, 9.7, por për arsye biografike nuk i dhanë të drejtën e studimeve te larta. Pas kësaj mbaroi Shkollën e mesme Mekanike-Bujqësore për të filluar ndonjë punë. Ka punuar traktorist, kombajner, për pak vite, dhe pastaj mekanik në SMT-ën e Lushnjës.

Më vonë, me përkrahjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, e në veçanti të zotit Dritëro Agolli, arrin të regjistrohet në Universitetin e Elbasanit në fakultetin gjuhë-letërsi, të cilin e mbaron në moshën 38 vjeçare. Që kur ishte në vitin e dytë të universitetit filloi si mësues gjuhë- letërsie në Toshkëz e më vonë në shkollën e mesme  në Allkaj të Lushnjës, ku punoi per 6 vjet. Pastaj braktisi çdo gjë e iku në emigrim, në Itali, ku është edhe sot.

Që në 8-vjeçare shkruante poezi të bukura e me vlera artistike. Pasion, që në shkollën e mesme u pasurua. E fillon të botojë krijimet në gazetën lokale të atëhershme si dhe në ato kombëtare “Zëri i Rinisë” e “Drita.” Filloi të shkruaj, përveç poezive te bukura, edhe tregime dhe dramën e parë.

Pregatit për shtyp vëllimin e parë me tregime “Violinisti” dhe dramën e parë “Netë pa gjumë”, të cilat ia pëlqyen si krijime artistike, por për fat të keq nuk shohin dritën e botimet për shkak të frymës antiparti siç i thanë në përgjigje.

Për shumë vite mbeti në heshtje me dhimbjen e madhe të dëshpërimit. Filloi të shkruajë përsëri vitet e fundit në poezi.

 

VËLLIMET POETIKE:

 

“MBRËMË ISHA PA TY” doli nga shtypi më 8 maj të 2018 nga shtëpia e madhe botuese, amerikane “CREATE SPACE” në SHBA

  1. “MBRËMË ISHA PA TY” një tjetër botim, pothuajse autentik, i këtij libri doli një muaj më vonë në Tiranë nga shtëpia e njohur botuese “ADA” nën kujdesin e botuesit zotit Roland Lushi.
  2. “DO TË VIJ NATËN” doli nga shtypi në shtator të 2018 përsëri nga shtëpia botuese amerikane “CREATE SPACE” në SHBA
  3. “EMRI I BUKUR DASHURI” doli në mars 2019 nga Shtëpia Botuese “ADA” në Tiranë
  4. “DO T’U THEM…” doli në Tetor 2019 nga Shtëpia Botuese “ADA” në Tiranë

 

 

BOTIMET NËPËR ANTOLOGJI

 

1.

“ANTHOLOGY OF THE WORLD  CHAMPIONSHIP OF POETRY 2018”  antologji qe botohet me rastin e Kampionatit Botëror të Poezisë i cili mbahet ne Tetor 2018 në Rumani, ku bën pjesë me dy poezi si finalist. ( “Si dy jetime” dhe “Ti agime veç më prure”)

“ANTHOLOGY OF THE EOROPEAN  CHAMPIONSHIP OF POETRY” antologji që botohet me rastin e Kampionatit Europian të Poezisë i cili mbahet në Mars  2019 në Rumani, ku bën pjesë me një poezi si finalist. (Vajza dhe deti)

“PAGINE D’ORO DELLA POESIA ITALIANA 2018” antologji që botohet me rastin e çmimit të madh ndërkombëtar të organizuar nga shtëpia e madhe botuese “CENTO VERBA”. Këtu bën pjesë me poezinë “Versi per te”

“SILENT LIPS BEATING HEART” Në një tjetër vëllim prestixhoz ku janë përfshirë poet të njohur nga gjithë bota, të botuar në Indi nën kujdesin e poetit të njohur indian Sethi Krishan Chand, autori ynë  bën pjesë me poezinë në anglisht “DO NOT STAY AWAY FROM ME” Kjo antologji gjendet dhe në bibliotekën e Hollywood-it në SHBA

“FEEL MY SOUL” Në një tjetër antologji botërore “FEEL MY SOUL” te botuar në Indi, nën kujdesin e poetit të njohur indian Sethi Krishan Chand, ku përfshihen poet me emër në botë, merr pjesë me 6 poezi në anglisht. Edhe kjo antologji gjendet  në bibliotekën e Hollywood-it në SHBA

“NJË KRISMË PUSHKE PËR LIRI” vëllim poetik me autor të ndryshëm që botohet ne 2019, kushtuar dëshmorit Sali Berisha, merr pjesë me poezinë “O ti trim, o trim i rrallë”

“ANTOLOGJIA POETIKE KOMBETARE E JEHONES SHQIPTARE” që botohet më 2019, me rastin e festivalit Kombëtar te Poezisë, merr pjesë me poezinë “MOS MË THUAJ LAMTUMIRË”

Në antologjinë që u botua në Marok me rastin e përvjetorit të  Lidhjes së Përgjthshme të Shkrimtarëve marokenë merr pjesë me dy poezi: “O vendi im” dhe “Dhe në çastet e fundit”

“ANTHOLOGY OF THE WORLD  CHAMPIONSHIP OF POETRY 2019”  antologji që botohet me rastin e Kampionatit Botëror të Poezisë i cili mbahet në Shtator 2019 në Rumani, ku bën pjesë me një  poezi si finalist. ( ” O det”)

Revista “ALBANEZUL”, revista më e vjetër e diasporës shqiptare që botohet në Bukuresht të Rumanisë, i kushtoi një numër të tërë (Nr. 5 Maj 2019) poezive dhe jetës së autorit.

11.

Në antologjinë e madhe që u botua me rastin e Konkursit Nderkombëtar të Poezisë “IL FEDERICIANO” në Itali, të organizuar nga botuesit e mëdhenj “ALETTI” merr pjesë si finalist me poezinë “Perduto”.

12.

Poezitë e tij janë botuar në shumë revista letrare online si në: “dritareinfo.com”, “DRitarjaonline.com”, Galaktika poetike “ATUNIS”,   “wordpress.com”,  “POLITOLOGJIA”,  “PUPPET CHANNEL”.

Në revistën rumune “GRAIROMÂNESC” të përkëthyer e botuar nën kujdesin e poetit të madh rumun, i propozuar për çmimin “Nobël”, Trandafir Simpetru,

Në revistën “OBELISK” të shtëpisë botuese “ADA” janë botuar disa cikle nën kujdesin e zotit Roland Lushi.

Në revistën “TELEGRAF”, në gazetën “DITA” etj.

Poezitë e tij do t’i gjejmë të përkthyera në Itali, në SHBA, në Indi, në Rumani, në Marok etj.

VLERESIMET

1.

Fiton “ÇMIMIN SPECIAL” dhe KUPËN e këtij çmimi me poezinë “VERSI PER TE” në konkursin e madh ndërkombetar “PAGINE D’ORO DELLA POESIA ITALIANE” të organizuar nga  Shtëpia e madhe Botuese “CENTO VERBA” në Itali

2.

Del finalist në Kampionatin Botëror të Poezisë që mbahet në Tetor 2018 në Rumani.

3.

Fiton “ÇMIMIN E PARË” për diasporën në konkursin e poezisë të zhvilluar në Tiranë,  të organizuar nga shoqata “Jehona Shqiptare” me poezinë “Mos më thuaj lamtumirë” ku i jepet dhe titulli NDERI POETIK I DIASPORËS 2019

Fiton “ÇMIMIN SPECIAL”  në KAMPIONATIN EUROPIAN TË POEZISË që mbahet në mars 2019 në Rumani me poezinë “Vajza dhe deti”

5.

Nderohet me “FASHON E NDERIT TË FESTIVALIT” në Marok në përvjetorin e Lidhjes së Përgjithshme të Shkrimtarëve dhe Poetëve marokenë.

Në prill 2019 nderohet me “TITULLIN E NDERIT SI POET I PAQES” nga Shoqata Botërore e Paqes me president Prof. Dr. Hassan Alshormanye dhe ambasadore Xhuli Spahiu.

7.

Në maj 2019 nderohet me “MIRËNJOHJE” nga “THE ALBANIAN CULTURAL UNION IN ROMANIA” për kultivimin e poezisë shqipe në Itali dhe bashkëpunimin me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.

8.

Në prill zgjidhet “DY PRESIDENT CHAMBER WRITERS” NE “WORLD UNION OF POETS OF KNT BARTOLAZZI” detyrë që e ka  dhe sot.

9.

Në maj merr drejtimin e “UNIONIT GLOBAL TË POETËVE SHQIPTARË” si Kryetar i tij, detyrë që e kryen dhe sot.

10.

Është “GUEST OF HONOR AT THE WORLD POETRY CHAMPIONSHIP” ( “I FTUAR NDERI”  në Kampionatin Botëror të Poezisë në shtator 2019 që mbahet në Rumani.

Këtu vlerësohet dhe me “ÇMIMIN E NDERIT” të revistës prestixhioze rumune “UNË DHE POEZIA” me poezinë “O DET” duke u radhitur I shtati në gjithë Kampionatin Botëror 2019.

 

Poezia e tij është pritur me entusiazëm dhe kanë shkruar fjalët më të mira  mijëra admirues te tij në gjithë botën si dhe poet e kritik letrar të njohur brenda e jashtë vendit.

Ju urojmë lexim të mbarë.