Titulli: Dritëhije shprese

Autor: Besnik Bedollari

E-mail: besnikbedollari@yahoo.com

 

Redaktor & Recensent: Marjana Misha

Kopertina: Erald Deliu

 

©Të gjitha të drejtat i përkasin autorit

ISBN: ISBN 978-9928-244-40-6

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

 

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetor 2017

 

 

 

TË GJITHA LIBRAT E SHTËPISË BOTUESE “ADA” GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Bedollari, Besnik

Dritëhije shprese : novelë / Besnik Bedollari ;

red. Mariana Misha. – Tiranë : Ada, 2017

80 f. ; 20.5 cm.

ISBN 978-9928-244-40-6

1.Letërsia shqipe   2.Tregime dhe novela

821.18 -32

 

Jetë!

Një shans i vetëm që i jepet njeriut nga natyra. Një çast kalimtar dhe i shkurtër për të përgjithshmen, por mjaftueshëm i gjatë për njeriun në veçanti. Ndaj duhet jetuar me besim e optimizëm, me shpresë e pasion,… e vlerësuar e mbi të gjitha me dashuri!

Vlerëso çdo moment të saj dhe jepi frymëmarrje motivit!

Jepi fuqi hapit të saj, në një rrugë të vështirë!

….dhe fali dashurinë e munguar edhe atëherë kur nuk e ke pranë….!!!

 

Autori

 

 

Si një piktor që luan me mjeshtëri me dritën dhe hijet mbi telajo, autori i përdor ato me delikatesë në veprën e tij. Dashuria është ndjenja më e bukur e më fisnike që natyra i ka dhuruar njeriut. Po ajo ka gjendjet e saj, që nga lumturia , ëndrrat, shpresat, e autori di të kalojë bukur nëpër këto gjendje. Ai tregon për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë? Vihet re dialogimi me vetveten që përbën një veçori tjetër të personazheve. Edhe në qoftë se personazhet ndiejnë frikë, gëzim, ato nuk jepen, por nënkuptohen nga situatat e krijuara.                                 Kjo mban gjallë emocionin gjatë leximit.                                                                                          Proza ka mjaft ndjenjë e dhembje të sinqertë, gjë që e tërheq lexuesin. Këto tipare lidhen në radhë të parë me natyrën artistike të autorit. Uniteti dhe vijimësia e jetës dhe reflektimi i tyre në proçesin letrar janë gjithashtu një dëshmi unike e autorit i cili vazhdon të mbërthejë lexuesin të cilët joshen me prozën dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor.Autori ka arritur të flasë në mënyrë të mahnitshme për një temë të komplikuar dhe universale. Përmes tij autori përpiqet të sjellë një panoramë të kontekstit jetësor. Në rreshtat e tij shfaqet një diversitet brezash, duke dashur që të përçojë këndvështrime të ndryshme, duke dërguar mesazhe që kurrë nuk duhet të humbasësh në shkronjat e jetës, sepse ato janë aq të ngatërruara dhe të pakuptimta por shpresa i vendos aty ku duhet. Shpresa na mban gjallë. Ajo është gërshetimi i të mirave në këtë jetë. Gjithmonë shpreso e mos i humb shpresat, sepse jeta ka shumë sfida dhe ne duhet t’i përballojmë ato sfida. Gjithmonë duhet ta kesh shpresën dhe durimin të shpresosh për një të ardhme sa më të mirë. Kjo do të thotë se ende në shpirt ke një dritë e cila quhet ‘shpresa’.

Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj nuk duhen të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton plagë në shoqëri. Kështu, ajo nuk është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese. Elena, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Po në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nis të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve fillon që me dëshirën e saj për t’u bashkuar me ëndrrën e jetës, me përpjekje për ta arritur atë , me protestën për të mos u ndëshkuar më. Gjithnjë, e fyer vazhdimisht nga telat me gjemba, e fyer nga çadra, e papërfillur dhe e përbuzur nga shoqëria, ajo shpreson… Nuk e ndaloi të plotësojë objektivin që i bëri vetes. Nuk e ndaloi, të luftojë në rrethana që ishin të egra për të. Nuk e ndaloi, të dinte se ç’është të jesh një vajzë e re në Shqipëri. U bë e fortë , kur të tjerët donin ta shtypnin me këmbë. U bë e fortë, kur të tjerët mendonin se është një vajzë e aq më keq një jetime. U bë e fortë, kur mendohej se ajo nuk mund të çante në egërsinë e këtij realiteti të vrazhdë. U bë e fortë për të mbrojtur vazhdimësinë e jetës. Për të mbajtur lart krenarinë dhe dinjitetin. U bë e fortë për shumë gjëra, ama veproi me mendjen e një femre. Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet.Nuk u bë rob i fatalizmit dhe nuk e lë veten të bjerë në boshin e asgjëje. U dha me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shoh dritë. Ushqeu me dritë gjithçka që jeta i kredh në terr dhe se bashkë me veten kishte çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës që na përket të gjithëve. Jeta është gjithçka që kërkon prej saj. Ajo nuk lejoi kurrë që shpresa t’i kthehej në humbje dhe humbja në një vështrim të mjegullt, kur çdo gjë e ligjshme kthehet në rrënojë të lirisë dhe jetës së lirë, kur ëndrat zbrazen edhe nga impulsi instiktiv i ripërtëritjes, kur të mos ndihej e panevojshme, ngaqë e ka të nevojshme të mos shpërfillet nga bota dhe kotësia e saj rrënqethëse. E ardhmja duket kaq magjike e mistershme sa mezi presim të zgjatim duart e ta përkëdhelim ta bëjmë tonën të jetojmë çdo çast të saj me pasion e entuziasëm, të ndjejmë lumturinë por edhe lotët. Çdo ditë zgjohemi me një ëndër të re, çdo mëngjes një tjetër ylber duam të kapërcejmë, kurrë nuk ngopemi, se për ne gjërat janë kaq të bukura krejt të vërteta…

 

Marjana Misha

Gusht 2017