Një tjetër botim nën logon e shtëpisë botuese ADA

 

Titulli: E dua zgjuar ëndrrën time

Poezi

Autore: Behare Daja Kasa

Redaktor: Ismet Mehmeti

 

Botimi i parë: 2022

Formati: 14x20cm

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, dhjetor 2022

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kasa (Daja), Behare

E dua zgjuar ëndrrën time : poezi /

Behare Kasa (Daja) ;  red. Ismet Mehmeti.

– Ada : Tiranë, 2022

124 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-91-9

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

Spontaniteti krijues i një poeteshe në rritje…

 

Përcjellje mbi vëllimin poetik

E DUA ZGJUAR ËNDRRËN TIME

të poetes Behare Daja Kasa

nga Ismet Mehmeti

 

Kur merr në dorë një libër me poezi të një poeti të ri, apo qoftë edhe të njohur, gjëja e parë që të vjen në mendje ështe orgjinaliteti i tij; sa ndryshon ai nga të tjerët, a mund të quhet “prurje”, apo është, thjesht, “vargjeshkrues”.

Për hir të së vërtetës, sot ka shumë të tillë dhe pak poetë. Kjo ka arsyet e veta, që shpjegohen lehtë, po të kemi parasysh një popull që del nga një diktaturë e egër, në një tranzicion të tejzgjatur dhe gjëja e vetme(e shtrejtë) që ka fituar, është të folurit, komunikimi i  çliruar nga frika. Por kjo liri e fituar rrezikon ekstremin tjetër, atë të vargëzimit, ose, e thënë ndryshe, të letrarizimit të gjithçkaje të shkruar..

Është  e vërtetë se: “Bukuria dhe vlera e poezisë qëndron në castin e krijimit, sepse kur ajo komentohet, përkthehet apo ripunohet, bëhet banale”, do të  shkruante dikur poeti i madh Pablo Neruda, por këtu duhet bërë dallimi mes spontanitetit krijues dhe vargëzimit…

Pata fatin të më besohej detyra e redaktorit të njërit nga librat me poezi të poetes relativisht te re, Behare Daja Kasa. E quajta “relativisht e re”, jo nga mosha, as nga “prodhimtaria” krijuese,  por nga niveli i rritjes, sepse pas dy librave të saj të parë, “Buzëqeshje” dhe “Prelud”, ku vërehen qartazi përpjekjet e saj për një qasje të kualifikuar, më vjen në dorë libri i tretë, me një titull që të grish e që flet vete: “E dua zgjuar ëndrrën time”, me poezi që të bëjnë për vete. Kur ti e lexon faqe pas faqeje, poezi pas poezie, mesazh pas mesazhi, kupton që autorja automatikisht futet në brazdën e atyre të “paktëve”, që procesin e krijimit e përtypin dhe e bëjnë elastik, duke i dhënë formën më të mirë të mundshme.

“E dua zgjuar ëndrrën time,

…pa fasho të bardha  në buzë,

Me dritë në sy e dua,

Me rreze shpirti ta përkund”…

Poezitë “Ftesë”, “Juridiksion, “Malli im”, “Trille gruaje” e plot të tjera, flasin për një vëzhguese dhe krijuese të hollë, që kap të vecantën dhe e përpunon mirë atë në laboratorin e saj, duke ruajtur spontanitetin e stilin e saj krijues. Kjo duket qartë në respektimin që ajo i bën “çastit” të krijimit dhe këtë një lexues profesionist i poezisë e kupton lehtësisht…
Por poetja ka edhe një faktor tjetër, që i vjen në ndihmë: Arsimimi. Ajo ka kryer studimet e larta për Gjuhë-letërsi, ka mësuar mirë, siç reflektohet në tërë krijimtarinë e saj, teorinë dhe rregullat e të shkruarit,

Poetja jonë e njeh mirë teknikën e të shkruarit, sepse mënyra e strukturimit poetik që ajo i bën  vargut, përdorimi i llojeve të ndryshme të vargjeve që nga vargu i thyer modern, vargjet me rimë, figuracioni poetik( sidomos metafora), e gjer te përdorimi i saktë i pikësimit i japin poezisë vlera emocionale, shprehëse e shpesh dhe një  ndjenjë erotike të ëmbël…

Ajo është  një vëzhguese symprehtë e së veçantës, të asaj që duket dhe asaj që ndjehet dhe me mjeshtëri artistike e tërheq në laboratorin e saj, pa e vrarë për hir të rregullave strikte që të imponon teoria e letërsisë, duke ia ruajtur trungun  dhe krasitur degët e thara  të fabulës, sepse këtu qëndron mjeshtëria e saj krijuese dhe e klasifikon atë tek “të paktët” .
“E dua zgjuar ëndrren time”, tregon që në  titull tendencën që ka poetja, kërkesat e saj, jo vetëm në fushën e krijimtarisë, por në tërësinë e vet si grua, si nënë, bashkëshorte apo si bijë  e malluar..

Atë e lumturon dashuria, e gëzojne lulet, e prekin dhimbjet  e bluan malli, e joshin tundimet…sepse ajo jeton çastin, parashikon të nesërmen, por nuk e harron të shkuarën, madje herë-herë harrohet në të dhe bëhet vajzë e vogël, që mbledh “luleqershiza” dhe rend drejt ëndrrës së saj si një fëmijë i vogël…

Libri ka njëqind poezi.  Ky ishte një numër me të cilin ramë dakord që në fillim në raportin krijues-redaktor. Edhe në këtë pikë, më duhet të saktësoj diçka: Beharja( edhe emri duket mjaft poetik), ia lehtëson mjaft punën një redaktori, sepse e pajisur me kulturën përkatëse që i ka dhënë arsimimi i duhur, nuk i ka lënë shumë hapësira boshe, apo degë të thara, pemës së saj poetike, por këto i ka zgjidhur vetë, duke i dhënë në dorë redaktorit një pemë të lulëzuar, së cilës nuk ke çfarë t’i heqësh apo t’i shtosh.

 

Ravenna, Itali

  1. 12. 2022