Fundjava me shumë botime tek “ADA”

“Poezia e autores Dava Nikolli” –shkruan Vjollca Shurdha, ndër të tjera në parathënien e këtij libri, “bëhet paradigmike e një shoqërie në të cilën pothuajse të gjithë shprehin veten edhe në gjërat që nuk i njohin por pothuajse askush nuk dëshiron të gjejë kohën dhe dëshirën për të dëgjuar të tjerët. Asgjë nuk duhet të përkthehet në një shfaqje të thjeshtë, pa një përmbajtje bazore dhe një të fortë kuptim etik, përndryshe rreziku i hapjes së dyerve vulgaritetit, të çështjeve jo etike, të një demagogjie anti-vlerash, bëhet i vërtetë”.

-Titulli: EKZEMË E KOHËS MODERNE
-Autore: Dava Nikolli
-Redaktore & korrektore: Vjollca Shurdha
-Kopertina: Helena Mehuka
-NB/.Redaktimi e korrektimi i këtij libri është bërë në bazë të liçencës poetike.

ISBN: 978-9928-269-76-8
Përgatiti për botim: Roland Lushi
© Të gjitha të drejtat janë të autores

Tirazhi: Kopje
Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
E-mail: rlushi@yahoo.it
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, shkurt 2019

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

TË GJITHË LIBRAT E BOTUAR NË SHTËPINË BOTUESE “ADA”
MUND TË GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TIRANË

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Nikolli, Dava
Ekzemë e kohës moderne : poezi-poemë-satirë / Dava Nikolli ; red. Vjollca Shurdha. Tiranë : Ada, 2019
228 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-76-8
1.Letërsia shqipe 2.Poezia satirike
821.18 -17

Parathënie

Vëllimi “Ekzemë e kohës moderne” i autores Dava Nikolli i kushtohet në mënyrë të veçantë kritikalitetit jo vetëm nacional por në hapësirë globale nën influencën politike. Pa terminologjira të komplikuara, krijimet kanë një fuqi të menjëhershme, ushtrojnë efekt reflektiv, bindës në aspektet e ndryshme duke përfshirë probleme e difekte! Një vëllim paksa i veçantë i radhës! Shkruar me teknikë e kostruktuar nga një diskors introspektiv që poetja bën me vetveten, merr formën e një dialogu. Duke vënë shpesh veten në vetë të parë i jep prevalencë kohës verbale, të tashmes dhe të pafundmes, ku komunikon me mendimet në të tjerë në një rregull të dytë logjik.
“Në momentin kur trungu kombëtar, /kërkonte ilaç për shërim,/u shfaq një e mallkuar ekzemë./Teksa populli veri-jug dëshironte demokracinë,/ekzema, e para përqafoi vendin, mori dhenë./Ekzema moderne solli veç të këqia!/Dhe e pagëzuan me emrin politikë./Ç’specie të pështira mblodhi rreth vetes!/Atyre…që ekzema i ka zaptuar në shpirt.”
Reagimi i poetes i referohet temës shumë të debatuar, asaj të sistemeve zgjedhore Personalizimi i politikës; rrjedhimisht pasojë logjike e dobësimit si një subjekt kolektiv. Pas vitit 1991 janë shumëfishuar fenomenet që konfirmojnë tendencën, edhe pse në forma të ndryshme: Gjithashtu dhe spektakolizimi në disa raste-ka gjeneruar komprosime shqetësuese të natyrës demokratike të sistemit ndaj poetja shprehet kështu:
“Shqyen prej njëzet e shtatë vitesh, /cilindo njeri që e kundërshton./Në embrion abortoi demokracinë./Së bashku me këlyshët Kombin rrethon,/duke eliminuar nga rrënjët Arbërinë!/Ekzema, infektoi çdo pore të Atdheut. /Politikanët, gazetarët dhe historianë./Kafshoi dhe historinë e Skënderbeut,/me mendjekrisurit, antikombëtarët mjeranë”.
Krijimet shquhen si për espresionin tipik të gjuhës së folur ashtu dhe për teknikën parametrike letrare. Arti nuk njeh…e kurrsesi duhet të njohë ngjyra të tjera përveç atyre të shpirtit. Poeti, shkrimtari, piktori, skulptori o çfarëdo qoftë, në momentin që ekuilibri i tyre artistik tenton të mënjanohet në ngjyrë partie atëhere nuk kemi të bëjmë me art por me OPORTUNIZEM. Mjerisht në kohën që jetojmë nuk ndodh kështu dhe këtë fenomen autorja na e paraqit në poezinë MEDIAT SHQIPTARE ku ndër të tjera shkruan: “Janë kthyer në media aq cinike,/sa kanë njëzet e ca vite që udhëtojnë,/nëpër fytyrat e tyre hipokrite./Ndërkohë me gënjeshtra njëra-tjetrën arnojnë!/Mediat shqiptare përditë prodhojnë,/njëfarësoj publiku si veten, të pa vlerë. /Cinikë, mercenarë, demagogë, grumbullojnë/si ato dhe publiku i tyre që i ndjek, janë e njëjta antivlerë!”
Pra me pak fjalë është shndërruar nga një institucion kushtrimi në një organ pak i prirur për të reflektuar në mënyrë kritike në jetën politike dhe jo. Interpretimet e së kaluarës dhe të tashmes variojnë varësisht nga njëri-tjetri dhe disa kontradikta që kurrë nuk ishin një problem, sot vështirë të dëgjohet për rivendosjen e ndonjë forme. Këtë e lexojmë qartë në poezinë PARLAMENTI SHQIPTAR!
Parlamenti shqiptar, /ka më tepër se një shekull që vuan./Ka mbledhur rreth vetes mercenarë,/shndërruar është në mulli, ku asnjë kokërr më s’bluan!/Parlamenti shqiptar…i mbushur dhe në ditët e sotme me njëthundrakë./Një armatë e madhe plot me të marrë,/nuk janë më askund, as brënda as jashtë!
Kryesisht duke përsëritur të kundërtën e saktë, domethënë se parimi proporcional është gjenetik i rrënjosur, vëllimi është demonstrim i prekshëm i asaj që është thënë, madje edhe duke prekur në çështjet më kontroverse. Shqetësimi i poetes është i ligjshëm sepse nga ana tjetër, dukuritë negative nuk kanë në vetvete vetëm një gjëndje të sëmurë por jashtëzakonisht të dëmshme në të gjitha fushat e zhvillimit shoqëror të një vendi e mbarëvajtjen e tij në të mirë të popullit. Poezitë paraqiten si një himn!. Himn për të vërtetën, për jetën. Poetja dëshiron nëpërmjet penës të japë një përcaktim një ndjenjë; një të vetëm emër -ATDHE- paçka se nga trajtimi e përzierja kontradiktore e realitetit, merr ngjyra të ndryshme…
EH, ATDHE!
“Eh, Atdheu im i dashur! /Ku të kanë zhytur maskarenjtë e kohës./Barkmëdhenjtë që janë pak pa plasur,/të vodhën ç’pate, në sy të gjithë botës!/Sa vuajte prej tradhëtisë o Atdhe!/Ti që linde prej perëndisë./Sot të shesin sipas qefit këta politikanë të pafe./Ty, që shpëtove nga kthetrat e rastësisë!”
“Politikanët tanë pa kulturë -shkruan Han Fei – nuk mund do të dallojnë një qeveri të strukturuar nga një gjendje anarkie.” Ndaj autorja i kushton në brendësi të vëllimit (përpos krijimeve plot indinjim e ndjenjë atdhedashurie ) një poemth rreth temës me titull “Ekzemë e këtij shekulli“ ku shpreh qartë që; për të vendosur rendin nuk duhet pritur nga të tjerë një konses, por duhet vepruar duke përdorur të gjitha mjetet e duhura e të nevojshme për të parandaluar të keqen!
“Euforia e marrëzisë shtazarake, kudo /nën tingujt e buzuqeve greke jehonte./Lavdi i thurnin gjithçkaje që ishte pseudo, /rebelizëm, veç rebelizëm vendi shijonte.
Kështu e nisi udhën e jona demokraci! /Më shumë plagë, më shumë dhimbje e vajtim./Ka vite, që populli pret ilaçin për shërimin e tij, /për të shëruar këtë ekzemë të mallkuar. /Që u përhap kështu, e mjerisht që s’ka shërim! /Vitet ikin duke sulmuar njëri-tjetrin-/Pushtetarët, plane kohore përditë projektojnë. /Vitet e masakrave 1991-1997/të, vetëm i tjerrin…/për at’ kohë askënd s’dënuan, as do të dënojnë./Përkundrazi, vetëm për tragjedi të tjera synojnë!”
Me ndihmën e një mendimi rrënjësor autorja pasqyron në realitet dhe kohë mbi problemet aktuale si dhe çka është medituar pothuajse gjithmonë në fshehtësi të të gjitha kohërave duke ekzaminuar edhe paradoksin e çuditshëm të dekompozimit e rikompozimit të makroteorisë. Poetja Dava Nikolli prezantohet në këtë libër jo vetëm me një logjikë kulturore përkatëse…por edhe me sigurinë e saj e bindjet e palëkundshme që përcakton çdo aspekt. Edhe pse me shpirtin plagë ka kryer studimin rigoroz të temave si nga ana historike ashtu dhe kohore. Gjejmë një trajtim të ndryshimeve institucionale, karakteristikat e personelit politik ndër kohë, roli i masmedias, kulturat qytetare, të marrëdhënieve dhe integrimit evropian etj. Duke i realizuar në krijime artistike në mënyrë të përkryer. Duke integruar të dhënat statistikore-kuantitative shkruan për plagën globale me lutje e me ashpërsi për emigrimin e shqiptarëve të shpërndarë kudo nëpër botë si zogjtë e korbit!
“Dita lind e plaket para mbrëmjes./Ikin ditët një nga një, ikin muajt e vitet. /Refugjati ha bukën e helmuar,/pi helmin e të s’përditëshmes me gotë./Tret ëndrrat e shpirtin për një jetë më të mirë,/bashkë më trungun, thahen lulet nëpër botë./Buka e mërgimtarit ,prapë e hidhur dhe e fortë!”
Në këtë vëllim autorja merret me marrjen në pyetje të çdo problematike dhe paraqet bazën e nevojshme në mënyrë që reflektimi të mund të qëndrojë e të japë rezultate.
“Unë prapë po të pyes:/Prej kujt i pate o Atdhe këto dhurata…/që zogjve të tu, vendin e vet ua mohojnë?!
Ua dogjën djepin prej Lisit Gjigand,/madje edhe gurin e tyre shekullor… /e paturpësisht, edhe sot historinë ua arnojnë”
Duke shfletuar e lexuar krijim pas krijimi, na krijohet bindja që shkrimi nuk është vetëm një formë e shprehjes, por edhe e pjesëmarrjes. Nga struktura e tekstit në fjalët që përdoren, kemi të bëjmë me një vepër tejet cilësore. Në të vërtetë, në një epokë në të cilën komunikimi është shumë i shpejtë, por fjalët po humbasin gjithnjë e më shumë domethënie dhe forcë, poezia mbetet një nga armët e pakta që të mos dorëzohet me varfërimin dhe banalitetin e gjuhës dhe përtacisë mentale.
“Koha, në xhepat e ndërgjegjes s’harrohet, /ndërgjegjëson ata, që i përputhen kohës. /U dhuron shanse atyre që duan dije e horizont, /dembelave u vë këmbën, i bën gazi i botës!”
Poezia e autores Dava Nikolli bëhet paradigmike e një shoqërie në të cilën pothuajse të gjithë shprehin veten edhe në gjërat që nuk i njohin por pothuajse askush nuk dëshiron të gjejë kohën dhe dëshirën për të dëgjuar të tjerët. Asgjë nuk duhet të përkthehet në një shfaqje të thjeshtë, pa një përmbajtje bazore dhe një të fortë kuptim etik, përndryshe rreziku i hapjes së dyerve vulgaritetit, të çështjeve jo etike, të një demagogjie anti-vlerash, bëhet i vërtetë. Si rezultat i punës së thellë studiuese autorja në këtë vëllim vë themelet e nevojshme, në mënyrë që reflektimi të mund të qëndrojë edhe në një terren të ngurtë. Një zgjedhje e pazakontë për një poet/e (ku zakonisht metaforizohen e konfigurohen duke “luajtur” me yjet, hënën e diellin) por shumë e ndjeshme! Faktikisht mesazhi i përcjellë në krijimet në brendësi ka një të veçantë domethënie; dhimbje për vuajtjet por jo kundërvënie karshi asnjë ngjyre partiake. Është atdhedashuri e shprehur nëpërmjet fjalës si kushtrim artistik dhe jo si thirrje apolitike . Dëshiron me shpirt reagim të mirëfilltë për përmirësimin e gjendjes aktuale pasojë e rrjedhojë e së kaluarës. Fryt i një qasjeje globale krijimet mbushin një boshllëk tjetër kushtrues në analizën shkencore të politikës duke e ”diagnostikuar” atë në disa aspekte -“Ekzemë e kohës moderne”
Vjollca Shurdha
Përkthyese –Shkrimtare –Poete
Itali